LIVE UPDATES
Bota

Elon Musk mund të ndjekë hapat e Trump/ DW: Çfarë ndodh, nëse SHBA ia mbyll Ukrainës Starlink-un?

Pas incidentit në Shtëpinë e Bardhë, SHBA pezulloi ndihmën ushtarake për Ukrainën. Tani druhen, se Elon Musk mund ta ndërpresë një ditë edhe aksesin në shërbimin satelitor Starlink, që i duhet Ukrainës për dronët.

11 Mars 2025, 10:22 Nga r.ll
Elon Musk mund të ndjekë hapat e Trump/ DW: Çfarë ndodh,
antene e starlink

UKRAINË- Pas incidentit në Shtëpinë e Bardhë SHBA pezulloi fillimisht ndihmat ushtarake për Ukrainën. Së fundi u rrit shqetësimi, nëse Elon Musk mund ta ndërpresë edhe aksesin në shërbimin satelitor Starlink, ndonëse ai vet thotë, se nuk është shprehur për një gjë të tillë.

Rusia në mënyrë sistematike që nga fillimi i pushtimit ka shkatërruar infrastrukturën ukrainase, përfshirë edhe furnizimin me rrymë dhe internetin. Shpëtimi erdhi nga hapësira: Menjëherë pas sulmeve të para ruse zëvendëskryeministri i atëhershëm ukrainas, Mykhailo Fedorov i pati kërkuar në mars 2022 biznesmenit nga Teksasi Elon Musk përmes twitter (sot X) të hapte satelitët e tij Starlink për Ukrainën. Dhe Musk iu përgjigj spontanisht gjithashtu në twitter: "Starlink-u është aktiv, të tjera sisteme marrëse janë në rrugë e sipër".

Që atëherë shërbimi i internetit satelitor, i ofruar nga kompania e Musk Space X, ka qenë një mbështetje kryesore e luftës mbrojtëse të Ukrainës. Kryesisht dronët ukrainas, por edhe aplikacionet e bazuara në internet për komunikim, për identifikimin dhe kapjen e objektivave përdorin Starlink.

Megjithatë besimi i Ukrainës te miliarderi Musk u trondit thellë që në shtator 2022. Gjatë sulmit të parë ukrainas me dronë kundër flotës ruse të Detit të Zi në Krime, kontakti i radios me të gjithë dronët u ndërpre papritmas, ata ranë dhe kundërsulmi dështoi. Një vit më vonë doli, se Elon Musk kishte urdhëruar personalisht inxhinierët e Starlink, që të fiknin sistemin.

Shqetësimi për humbjen e kontrollit

Sigurimi i Starlink për Ukrainën u krye përmes shërbimit privat të blogging X pa asnjë debat publik dhe pa asnjë kontroll nga parlamentet.

Që nga rizgjedhja e Trumpit i besuari i tij Musk ka pasur kompetenca shumë të gjera, dhe në të njëjtën kohë nuk i është nënshtruar asnjë kontrolli të drejtpërdrejtë parlamentar. Ajo që ai bën me Starlink, është vendimi i tij privat.

Nuk mund të përjashtohet, që ai ta shesë në një moment projektin Starlink tek ofertuesi më i shtrenjtë. Sistemi i rëndësishëm strategjik i komunikimit satelitor mund të binte në duar të gabuara, nëse për shembull shtetet totalitare apo rivalët strategjikë do të mund të hynin në këtë rrjet global.

Sa e mundur është mbyllja e Starlink-ut?

Para skandalit në Shtëpinë e Bardhë miliarderi i teknologjisë Musk i kishte quajtur njoftimet e shtypit për një mbyllje të mundshme të Starlink-ut gënjeshtra. Ukraina dhe aleatët e saj po kërkojnë alternativa që mund të përdoren ushtarakisht. Por deri tani edhe sistemet e komunikimit satelitor të ofruara nga Suedia dhe Gjermania nuk mund të mbushin boshllëkun, që do të krijonte një mbyllje e Starlink.

Megjithatë edhe arsyet ekonomike mund të luajnë një rol për biznesmenin Musk. Sepse Musk ka investuar shumë në rrjetin Starlink dhe nuk dëshiron të trembë të interesuarit e ardhshëm. Aktualisht vetëm rreth 4 milionë njerëz përdorin Starlink-un. Deri tani ai është i disponueshëm në Amerikën Veriore dhe Jugore, në Evropë, në pjesë të Afrikës Subsahariane dhe Jugore, në disa vende aziatike dhe në Australi dhe Zelandën e Re. Pra, jo detyrimisht zona me strukturë të dobët, që kanë vërtet nevojë për internetin satelitor. Kjo ndoshta edhe për faktin se interneti satelitor Starlink është shumë i shtrenjtë, vetëm aparati marrës kushton rreth 400 euro. Dhe tarifa mujore e përdorimit është 40-80 dollarë, në varësi të rajonit.

Ndër klientët kryesorë të Starlink-ut si Polonia, Italia, Indonezia dhe Groenlanda po shtohen dyshimet për besueshmërinë e sistemit, i cili varet vetëm nga arbitrariteti i pronarit të tij.

Prandaj ka mundësi, që vënia në dispozicion e Starlink-ut të kufizohet gradualisht ("Downscaling"), fillimisht për zona më pak kritike për luftën, si përdorimi civil në Ukrainë, pastaj për pjesë të komunikimeve ushtarake dhe në fund për përdorimin në vijën e frontit, derisa qeveria ukrainase t'i dorëzohet presionit.

Si funksionon Starlink në Ukrainë?

Starlink krijon akses në internet, duke transportuar të dhënat përmes dritës, si një kabllo me fibër optike. Por ky transferim bëhet nëpërmjet satelitëve. Për këtë qëllim Elon Musk po ndërton prej vitesh një rrjet satelitor, ku satelitët e veçantë i përcjellin njëri-tjetrit të dhënat përkatëse.

Koncerni hapësinor i Musk, SpaceX, ka lëshuar që nga viti 2019 gjithsej 7.770 satelitë starlink në orbitën e ulët të tokës (gjendja më 31 janari 2025). Qëllimi është zgjerimi i rrjetit deri në 42.000 satelitë.

Që të përdoren të dhënat satelitore, nevojitet edhe një pajisje marrëse në tokë, e cila vepron si një ruter dhe lidh pajisjet me satelitin më të afërt. Marrësi e drejton automatikisht pjatën marrëse, që i ngjan një pjate satelitore televizive, te një satelit i disponueshëm dhe kështu vendoset lidhja me internetin.

Cilat janë përfitimet nga Starlink?

Interneti satelitor është relativisht i lehtë për t'u përdorur. Të dhënat rrjedhin pandërprerë dhe jashtëzakonisht shpejt. Sepse satelitët Starlink rrotullohen në një lartësi prej 328 deri në 614 kilometra rreth tokës, që është dukshëm më e ulët se satelitët e konkurrentëve.

Për krahasim: Satelitët e kryesuesit të deritanishëm të tregut satelitor Hughesnet rrotullohen rreth tokës në një lartësi prej 35.000 kilometrash. Prandaj transmetimi i të dhënave zgjat rreth dhjetë herë më shumë sesa me Starlink.

Konkurrencë në orbitë

Megjithatë edhe Elon Musk po "mbush” orbitën tonë me satelitët e tij privatë. Më shumë se 13.000 satelitë u rrotulluan gjithsej rreth tokës deri në nëntor 2024. Prej tyre rreth 8.600 i përkasin SHBA.

Rrjeti Starlink do të përfshijë në të ardhmen 42.000 satelitë - së shpejti orbita do të jetë shumë plot. Kjo rrezikon satelitët e tjerë dhe pengon edhe vëzhgimet astronomike nga toka. Që tani satelitët Starlink bëhen përgjegjës për shumicën e gati-përplasjeve me satelitë të tjerë. Dhe sapo një satelit ndryshon automatikisht trajektoren e tij për të shmangur një përplasje të mundshme, kjo mund të shkaktojë një reaksion zinxhir fatal.

Një problem tjetër është jetëgjatësia relativisht e shkurtër e satelitëve Starlink, të cilët pas rreth pesë vjetësh pushojnë së punuari. Edhe pse ata në pjesën më të madhe digjen, kur rihyjnë në atmosferën e tokës, satelitë të rinj duhet të lëshohen vazhdimisht në hapësirë, për të mos lejuar krijimin e boshllëqeve në rrjet./DW

elon musk starlink

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj