LIVE UPDATES
Bota

Elon Musk nuk i dha qasje Kievit në rrjetin Starlink: Doja të shmangia përshkallëzimin e luftës

Ai ka thënë se Kievi i ka dërguar kërkesë urgjente për aktivizim të Starlinkut në Sevastopol, rajon ku gjendet një port i madh i marinës ruse.

8 Shtator 2023, 22:46 Nga I.A
Elon Musk nuk i dha qasje Kievit në rrjetin Starlink: Doja të shmangia
Elon Musk

SHBA- Miliarderi Elon Musk ka thënë se ka refuzuar t’i japë qasje Kievit në rrjetin e komunikimeve Starlink në rajonin e Krimesë, për ta shmangur pjesëmarrjen në një “akt të madhe lufte”. Ai ka thënë se Kievi i ka dërguar kërkesë urgjente për aktivizim të Starlinkut në Sevastopol, rajon ku gjendet një port i madh i marinës ruse.

Musk i ka bërë këto komente pasi në një libër të publikuar së fundi – biografinë e Muskut të shkruar nga Walter Isaaacson - janë përmendur dyshimet se Musk e ka çaktivizuar Starlinkun për ta shmangur një sulm me dronë në anijet ruse.

Mykhailo Podolyak, këshilltar i Presidencës ukrainase beson se një veprim i tillë ua ka hapur rrugën sulmeve ruse dhe e ka akuzuar sipërmarrësin amerikan për “kryerje të së keqes”.

Sipas tij, prej atëherë anijet ruse kanë kryer sulme vdekjeprurëse ndaj civilëve.

“Duke mos lejuar që dronët ukrainas t’i shkatërrojnë disa pjesë të ushtrisë ruse, përmes ndërhyrjes me Starlink, Elon Musk ka lejuar që kjo flotë të lëshojë raketa Kalibr në qytetet ukrainase”.

Në librin e publikuar në fundi përmenden dyshimet se Musk e ka bllokuar qasjen e Ukrainës në Starlink sepse është frikësuar se sulmi në flotën ruse në Krime, mund të provokojë përgjigje bërthamore nga Kremlini.

Terminalet e Starlinkut lidhen me satelitë të pajisjeve të kompanisë SpaceX – po ashtu në pronësi të Muskut – në orbitë dhe kanë qenë thelbësore për të ruajtur qasjen e Ukrainës në internet, meqë lufta ia ka shkatërruar një pjesë të infrastrukturës.

SpaceX ka dërguar mijëra pllaka satelitore Starlink në Ukrainë, pak pas nisjes së luftës, në shkurt të vitit të kaluar.

Në librin e ri, Musk ka thënë se SpaceX nuk ka çaktivizuar asgjë, sepse asgjë nuk ka qenë e aktivizuar mbi ato rajone në rend të parë.

“Ka qenë një kërkesë urgjente nga autoritetet qeveritare për të aktivizuar Starlinkun deri në Sevastopol. Nëse do ta pranoja kërkesën, atëherë SpaceX do të përfshihej në një akt të madhe dhune dhe në përshkallëzim të konfliktit”.

Ish-kryeministri rus, Dmitry Medvedev, ka thënë se “nëse ajo që e ka shkruar Isaacson në libër është e vërtetë, duket se Musk është mendja e vetme adekuate në Amerikën Veriore”.

Rusia e ka aneksuar Gadishullin ukrainas të Krimesë më 2014 dhe shtatë vjet më vonë e ka nisur luftën në pjesën tjetër të Ukrainës.

Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt 2022. Presidenti rus, Vladimir Putin e quan luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën. Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra. Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre.

Marrë nga REL

elon musk starlink lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj