8 Shtator 2023, 20:26
Nga I.A
Kyriakos Mitsotakis
GREQI- Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis është zotuar të premten se Qeveria e tij do të bëjë “gjithçka që mund të bëjë njeriu” për t’i ndihmuar rajonet e goditura nga përmbytjet, teksa e ka parë nga afër shkatërrimin në Karditsa.
Një stuhi e fuqishme e ka goditur qendrën e Greqisë këtë javë, e përcjellë me shi të rrëmbyeshëm. Greqia është përballur me këtë situatë teksa ka qenë duke tentuar të rimëkëmbet nga sezoni i zjarreve të verës.
Meteorologët kanë thënë se sasia e reshjeve këto ditë ka qenë e pashembullt – mbi 700 litra për metër katrorë në më pak se 24 orë. Shkalla e shkatërrimit besohet se ende nuk është duke u parë saktë.
“E kuptoj zemërimin”, ka thënë Mitsokatis, duke iu referuar kritikave që Qeveria ka dështuar që t’i parashikojë vërshimet dhe të përgjigjet më shpejt.
Ai ka thënë se prioritet është shpëtimi i të gjithë atyre që janë në rrezik, sidomos atyre që jetojnë në fshatra, të cilat janë përmbytur nga uji që disa ditë. Pronarët e shtëpive dhe bizneseve të shkatërruara duhet të marrin ndihmë sa më shpejt që është e mundshme, ka thënë mes tjerash kryeministri grek.
“Ne do t’i gjejmë paratë, qofshin të shtetit apo fonde evropiane”.
Të enjten, zëvendëspresidentja e Parlamentit Evropian, Katarina Barley ka bërë thirrje për ofrim të ndihmës për vendet e prekura nga stuhia e fundit.
Marrë nga REL
kyriakos mitsotakis
Bota
8 Shtator 2023, 20:14
I.A
Nancy Pelosi
SHBA- Ish-kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së Nancy Pelosi thotë se do të kërkoj&...
Bota
8 Shtator 2023, 20:03
I.A
Mark Dickie
SHBA- Speleologu amerikan i bllokuar 1000 metra thellë në një shpellë në Turqinë jugore ka regjistruar ...
Bota
8 Shtator 2023, 19:41
I.A
Erdogan-Putin
RUSI-Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan dhe homologu i tij rus Vladimir Putin janë zotuar për një bashkëpunim më t...
Bota
8 Shtator 2023, 19:34
I.A
Shira
SPANJË- Policia dhe punonjësit e shpëtimit kanë gjetur trupat e dy burrave që ishin zhdukur&n...
Bota
8 Shtator 2023, 19:24
I.A
Irani
IRAN- Xhaxhai i Mahsa Amini, gruas 22-vjeçare, vdekja e së cilës në paraburgimin e policisë morale të Irani...
Bota
8 Shtator 2023, 19:14
I.A
KOSOVË- Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Erden Atiç, ka njoftuar të premten se ka shtyrë afatin për lirimin e objektit ko...
Bota
8 Shtator 2023, 19:04
I.A
Jens Stoltenberg
KOSOVË- Askush nga institucionet e Kosovës nuk ka sqaruar ende nëse NATO-ja dhe misioni i saj paqeruajtës në Koso...
Bota
8 Shtator 2023, 18:50
I.A
Elon Musk
SHBA- Kur Rusia pushtoi territorin ukrainas më 24 shkurt 2022, njeriu më i pasur në botë njoftoi se satelit&eu...
Bota
8 Shtator 2023, 18:40
I.A
Volodymyr Zelensky
UKRAINË- Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky pranoi sot se epërsia ajrore e Rusisë po ndalon një kundë...
Bota
8 Shtator 2023, 18:23
I.A
Tanket
UKRAINË- Dhjetë tanket e para Leopard 1, të premtuara nga Danimarka, Gjermania dhe Holanda në shkurt, kanë mb&eum...