LIVE UPDATES
Bota

Emigracioni në vendet e BE-së/ Marrëveshjet me shtetet e treta në fokus! Gjermania nis dëbimet në Afganistan, Austria në Siri

Vendet e BE-së duan ta përshpejtojnë politikën më të ashpër të azilit, si Gjermania. Disa propozime diskutohen në takimin e ministrave të Brendshëm të BE të martën.

22 Korrik 2025, 14:04 Nga M.B
Emigracioni në vendet e BE-së/ Marrëveshjet me shtetet e treta
Foto ilustruese

EUROPA- Ministri i Brendshëm gjerman, Alexander Dobrindt, CSU do të duhet të martën (22.07.) të shpjegojë kontrollet kufitare të Gjermanisë në takimin për herë të parë si ministër me homologët e tij nga vendet e BE-së. Por para së gjithash Dobrindt dëshiron të demonstrojë në Kopenhagen "se Gjermania nuk është më në rolin e frenuesit kur bëhet fjalë për çështjet e migracionit në Evropë,  por në rolin e drejtuesit".

Ministri i Brendshëm gjerman e kishte deklaruar këtë tashmë në fund të javës së kaluar në samitin e migracionit të thirrur nga vetë ai në Zugspitze, në Gjermani. aty mori pjesë edhe komisionieri i BE për çështjet e Brendshme, Magnus Brunner. "Evropa më në fund po bëhet më e ashpër në politikën e azilit. Kjo është ajo që është vendimtare: Ne mund t'i zgjidhim këto sfida vetëm së bashku - jo secili për veten e tij, jo secili individualisht", tha Brunner në samit.

Gjermania nis dëbimet në Afganistan, Austria në Siri

Sot në Kopenhagen diskutohet për këtë ashpërsim të ri. Sidomos për "temën e dëbimeve dhe kthimeve, ku së fundmi kemi krijuar mundësi të reja", tha Brunner, që vetë vjen nga Austria. Së fundmiAustria ka shtuar dëbimet në Siri, kurse Gjermania në Afganistan.

"Këto janë të gjitha hapa jashtëzakonisht të rëndësishëm për ne nëse mund t'i kthejmë gjithnjë e më shumë kriminelët në vendet e tyre të origjinës", theksoi ai.

Për këtë qëllim në mars Komisioni i BE-së paraqiti një rregullore të re për kthimin. Ajo përfshin, ndër të tjera, procedura më të rrepta dëbimi dhe të njësuara në të gjithë BE-në, si edhe të ashtuquajtura "qendra kthimi", ku do të koordinohet dëbimi i azilkërkuesve të refuzuar - duke përfshirë edhe qendra jashtë BE-së nën mbikëqyrjen e autoriteteve kombëtare, së bashku me agjencitë e BE-së si Frontex. Për këtë qëllim, Frontex, Agjencia e Mbrojtjes së Kufijve brenda BE do të marrë trefish më shumë fonde në të ardhmen, sipas Komisionerit të Punëve të Brendshme Brunner. Sipas propozimit të buxhetit të paraqitur nga Presidentja e Komisionit Ursula von der Leyen javën e kaluar, 34 miliardë euro do të ndahen për menaxhimin e migracionit, forcimin e kufijve të jashtëm të BE-së dhe sigurinë e brendshme.

Vetëm çdo i katërti azilkërkues i refuzuar largohet nga BE

Por edhe më tej shtrohet pyetja: Ku do të dëbohen këta njerëz? Sipas Agjencisë së Azilit të BE-së, kohët e fundit ka pasur rreth 2,700 kërkesa për azil në ditë. Pothuajse gjysma refuzohen menjëherë, por aktualisht vetëm rreth një në katër prej atyre që duhet të largohen, largohen në të vërtetë nga Bashkimi Evropian.

Danimarka, e cila aktualisht mban Presidencën e Këshillit të BE-së prej kohësh është konsideruar si një mbështetëse e vijës së ashpër në politikën e migracionit. Kaare Dybvad, Ministrja Daneze e Migracionit, dëshiron t'i përshpejtojë gjërat: "Ne duhet të bëjmë më shumë sesa thjesht t'i bindim vendet e treta të marrin mbrapsht shtetasit e tyre. Ne duhet të punojmë urgjentisht për zgjidhje të mëtejshme dhe të reja."

Marrëveshjet me shtetet e treta në fokus

Një sugjerim që është veçanërisht i rëndësishëm edhe për Ministrin e Brendshëm gjerman është eliminimi i të ashtuquajturit elementi familjar ose lidhjet me një vend. Deri më tani, azilkërkuesit mund të deportohen vetëm në atë vend jashtë BE-së ku kanë  familjen ose kanë qëndruar për një periudhë të gjatë. "Ne nuk duam ta mbajmë më më elementinn familjat lidhjet me një vend në mënyrë që ligji evropian të mos na pengojë të arrijmë marrëveshje me vendet e treta", tha Dobrindt. Mbrojtja nga BE-ja nuk do të thotë domosdoshmërisht mbrojtje brenda BE-së.

Kjo do të funksiononte kështu: Një azilkërkues i refuzuar nuk mund të deportohet në Afganistan për arsye të caktuara - pse jo, për shembull, në Pakistan? Që kjo të ndodhë, vendi do të duhet të jetë në listën e vendeve të treta të sigurta. Komisioni i BE-së tashmë e ka paraqitur një listë të tillë dhe synon ta diskutojë më tej atë me Parlamentin dhe, për shembull, me ministrat e Brendshëm, sipas Brunner. "Këto janë të gjitha masa shumë të rëndësishme dhe ne duhet të veprojmë më shpejt", shpjegon Komisioneri i BE-së. Bëhet fjalë për t'i bërë ato efektive dhe për të demonstruar besueshmërinë e politikës evropiane të azilit.

Bisedime të vështira për marrëveshje migracioni

Sa i vështirë është ky proces në praktikë, Komisioneri i BE-së Brunner sapo e ka përjetuar. Një numër veçanërisht i madh emigrantësh nisen nga Libia drejt Evropës e mbërrijnë sidomos në ishujt grekë. Bisedimet fillestare të Brunner në Libi rreth një marrëveshjeje për migracionin e ndërprenë papritur: Në vendin e shkatërruar nga trazirat dhe lufta për pushtet, delegacioni i BE-së u shpall "i padëshirueshëm".

Sfida e radhës për Evropën që tregoi, se pavarësisht të gjitha përpjekjeve për ta zhvendosur jashtë BE "problemin e migracionit”, BE varet gjithnjë e më shumë nga vullneti i palës tjetër./ DW

emigracion

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj