LIVE UPDATES
Bota

OBSH: Dënojmë sulmet izraelite në objektet e tona në Gaza

Kjo agjenci e Kombeve të Bashkuara i ka akuzuar forcat izraelite për sulm në një ndërtesë ku është strehuar stafi i saj dhe familjet e tyre në qytetin Deir al-Balah, dhe për keqtrajtim të atyre që kanë qenë në ato hapësira.

22 Korrik 2025, 13:43 Nga M.B
OBSH: Dënojmë sulmet izraelite në objektet e tona në Gaza
Foto ilustruese

LINDJE E MESME- Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka thënë se ofensiva tokësore e Izraelit në qendër të Gazës, i ka penguar përpjekjet e saj për të vazhduar punën, meqë i janë goditur objektet. Kjo agjenci e Kombeve të Bashkuara i ka akuzuar forcat izraelite për sulm në një ndërtesë ku është strehuar stafi i saj dhe familjet e tyre në qytetin Deir al-Balah, dhe për keqtrajtim të atyre që kanë qenë në ato hapësira.

Ushtria izraelite nuk i ka komentuar ende këto pretendime. Mijëra palestinezë janë detyruar të shpërngulen si pasojë e operacionit të parë të madh të ushtrisë izraelite në Deir al-Balah prej nisjes së luftës së nxitur nga Hamasi – organizatë e shpallur terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe fuqi tjera – 21 muaj më parë.

OKB-ja ka thënë se është duke pranuar informacione për persona të kequshqyer që janë duke shkuar nëpër klinika dhe spitale në gjendje shumë të rënduar. Të dielën, ushtria izraelite ka urdhëruar evakuim të menjëhershëm të gjashtë blloqeve në jug të Deir al-Balahut, me paralajmërimin se do të operojë “me forcë të madhe për t’i shkatërruar kapacitetet e armikut dhe infrastrukturën terroriste”.

Vlerësohet se 50.000-80.000 njerëz që kanë jetuar në zonat e prekura, janë urdhëruar që të shkojnë në jug të Gazës. Zyra e OKB-së për çështje humanitare ka thënë se stafi i OKB-së do të vazhdojë të qëndrojë në Deir al-Balah, pavarësisht urdhrit për evakuim. Sipas kësaj organizate, rreth 87 për qind e Gazës tani është e përfshirë nga urdhrat izraelite për evakuime, duke i detyruar 2.1 milionë njerëz që të ngjeshen në një territor prej 46 kilometrash katrorë ku mungojnë edhe gjërat më elementare.

Burimet izraelite kanë thënë se prezenca e mundshme e pengjeve izraelite të mbajtura nga Hamasi është arsyeja pse Deir al-Balah nuk është shënjestruar deri më tani nga ndonjë ofensivë tokësore. Të paktën 20 deri në 50 pengje që janë ende në mbajtje, besohet se janë gjallë. Familjet e pengjeve janë shprehur të shqetësuara, duke thënë se ofensiva mund t’i rrezikojë ata.

Izraeli e ka nisur fushatën ushtarake në Gazë në përgjigje të sulmit të kryer nga Hamasi në jug të Izraelit më 7 tetor 2023, si pasojë e të cilit janë vrarë 1.200 njerëz dhe janë marrë peng rreth 240 të tjerë. Sipas autoriteteve shëndetësore palestineze, mbi 59.000 palestinezë janë vrarë në Gazë prej atëherë./ REL

obsh

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë