LIVE UPDATES
Bota

Erdogan sinjalizon: Turqia s'është gati të ratifikojë anëtarësimin e Suedisë në NATO

Turqia ka shtyrë dhënien e miratimit përfundimtar për anëtarësimin e Suedisë në aleancën ushtarake, duke e akuzuar vendin se është shumë i butë ndaj demonstratave anti-islamike dhe grupeve që Ankaraja i konsideron si kërcënime të sigurisë. Këto përfshijnë grupe militante kurde që kanë zhvilluar një kryengritje vdekjeprurëse në Turqi që disa dekada.

3 Korrik 2023, 22:13 Nga k.m.
Erdogan sinjalizon: Turqia s'është gati të ratifikojë
Recep Tayyip Erdogan

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, sinjalizoi më 3 korrik se vendi i tij nuk është gati ta ratifikojë anëtarësimin e Suedisë në NATO, duke thënë se Stokholmi duhet të punojë më shumë në “detyrat e shtëpisë” që ka. Duke folur pas një takimi të kabinetit qeverisës, Erdogan përsëriti edhe kritikat e tij ndaj djegies së një kopjeje të librit të shenjtë të myslimanëve, Kuranit, në Suedi javën e kaluar, duke e përshkruar veprimin si një krim urrejtjeje kundër myslimanëve.

“Ne e kemi bërë të qartë se lufta kundër organizatave terroriste dhe islamofobisë janë vijat tona të kuqe”, tha Erdogan.

“Të gjithë duhet ta pranojnë se miqësia e Turqisë nuk mund të fitohet duke mbështetur terrorizmin ose duke u lënë hapësirë terroristëve”.

Turqia ka shtyrë dhënien e miratimit përfundimtar për anëtarësimin e Suedisë në aleancën ushtarake, duke e akuzuar vendin se është shumë i butë ndaj demonstratave anti-islamike dhe grupeve që Ankaraja i konsideron si kërcënime të sigurisë. Këto përfshijnë grupe militante kurde që kanë zhvilluar një kryengritje vdekjeprurëse në Turqi që disa dekada.

Partia e Punëtorëve të Kurdistanit, ose PKK, ka zhvilluar një kryengritje 38-vjeçare kundër Turqisë, që ka lënë dhjetëra mijëra të vdekur. Ajo është cilësuar si organizatë terroriste nga SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian. NATO-ja dëshiron ta sjellë Suedinë në gjirin e saj kur liderët e NATO-s të takohen në Lituani më 11 dhe 12 korrik, por Erdogan tha se Stokholmi ka ende disa detyrime për t’i përmbushur. Për t’u anëtarësuar një vend në NATO duhet të miratohet kërkesa unanimisht nga të gjitha anëtaret ekzistuese të aleancës. Turqia dhe Hungaria janë të vetmet vende që nuk e kanë ratifikuar ende kërkesën e Suedisë.

“Në vend që të humbim kohë me taktika shpërqendruese, ne besojmë se mbajtja e premtimeve do të jetë një metodë më racionale dhe më e dobishme”,-tha Erdogan.

“Ne i këshillojmë ata që ta analizojnë veten dhe t’i bëjnë më mirë detyrat e shtëpisë”.

Ai i referohej një memorandumi që Suedia dhe Finlanda nënshkruan me Turqinë vitin e kaluar, sipas të cilit dy vendet ranë dakord të trajtonin shqetësimet e Ankarasë. Lufta kundër islamofobisë nuk ishte e përfshirë në memorandum. Javën e kaluar, policia suedeze lejoi një protestë jashtë një xhamie në qendër të Stokholmit duke u thirrur në lirinë e fjalës, pasi një gjykatë kishte anuluar një ndalim për një djegie të ngjashme të Kuranit më parë. “Sulmi i poshtër ndaj librit tonë të shenjtë, Kuranit të Shenjtë, në Stokholm, kryeqytetin e Suedisë, na zemëroi të gjithëve”, tha Erdogan.

“Kjo shpërfillje e çoroditur për ndjenjat e 2 miliardë myslimanëve nuk mund të jetë në përputhje me vlerat më themelore njerëzore, e lëre më lirinë e mendimit”.

Suedia dhe Finlanda braktisën pozicionet e tyre tradicionale të mospërfshirjes ushtarak për të kërkuar mbrojtje nën ombrellën e sigurisë së NATO-s, nga frika se mund të shënjestroheshin nga Moska pasi Rusia pushtoi Ukrainën vitin e kaluar. Finlanda iu bashkua aleancës në fillim të këtij viti pasi parlamenti i Turqisë e ratifikoi ofertën e vendit nordik.

Suedia ndryshoi legjislacionin e saj kundër terrorizmit pas aplikimit për anëtarësim në NATO, por Turqia argumenton se mbështetësit e grupeve militante mund të organizojnë lirshëm demonstrata, të rekrutojnë dhe të prokurojnë burime financiare në Suedi. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, javën e kaluar thirri një takim të zyrtarëve të lartë nga Turqia, Suedia dhe Finlanda për 6 korrik, në përpjekje për t’i kapërcyer kundërshtimet turke ndaj anëtarësimit të Suedisë në aleancën ushtarake./REL

recep tayyip erdogan

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj