Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Erdogan ka kërkuar, por deri më tani ka dështuar, që të paraqesë veten si një ndërmjetës në luftën mes Izraelit dhe Hamasit në Gazë, që nisi më 7 tetor, pasi grupi radikal palestinez sulmoi jugun e Izraelit.
TURQI- Udhëheqësi politik i Hamasit, grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian, Ismail Haniyeh, është takuar me presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, më 20 prill, përderisa tensionet në Lindjen e Mesme janë të larta.
Erdogan ka kërkuar, por deri më tani ka dështuar, që të paraqesë veten si një ndërmjetës në luftën mes Izraelit dhe Hamasit në Gazë, që nisi më 7 tetor, pasi grupi radikal palestinez sulmoi jugun e Izraelit. Po ashtu, tensionet janë të larta në Lindjen e Mesme, pasi është raportuar për sulme mes Iranit dhe Izraelit.
Megjithatë, Erdogan ka qenë diskret sa i përket takimit të tij me kreun e Hamasit.
“Do ta mbaj agjendën mes meje dhe Haniyehit”, tha Erdogan për gazetarët para takimit.
Hamasi tha se lufta në Gazë është në agjendë të bisedimeve. Takimi Erdogan-Haniyeh, sipas mediave turke, është zhvilluar në pallatin Dolmabahçe.
Me Katarin që ka thënë se do të rivlerësojë rolin e tij si ndërmjetës mes Hamasit dhe Izraelit, Erdogan dërgoi të enjten në Doha ministrin e tij të Jashtëm, Hakan Fidan. Kjo lëvizje është sinjal se Turqia e dëshiron këtë rol.
Erdogan, gjatë paralajmërimit për vizitën e kreut të Hamasit, tha se edhe “nëse unë do të mbetem personi i fundit, do të vazhdoj të ndihmoj popullin palestinez dhe do të jem zëri i tyre”.
Hamasi, që është shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja dhe BE-ja, ka një zyrë në Turqi që nga viti 2011, kur Turqia ndihmoi në arritjen e një marrëveshjeje për lirimin e një ushtari izraelit.
Marrë nga REL
Gaze GAZA- Një sulm ajror izraelit ndaj një shtëpie në qytetin më jugor të Gazës, Rafah, shkaktoi vdekjen e të pakt...
Kim Jong Un KOREA E VERIUT- Koreja e Veriut ka publikuar një këngë të re për të lavdëruar liderin Kim Jong Un duke ...
Dolce Hanoi Golden Lake VIETNAM- Dolce Hanoi Golden Lake është hoteli i parë në botë i veshur me ar dhe ndodhet në Viet...
Irak IRAK- Një person është vrarë dhe tetë të tjerë janë plagosur gjatë një shpërthimi në nj&eu...
Hekuran Murati KOSOVË- Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve e Kosovës bëri të ditur se Agjencia ndërkombëtare Fi...
vjosa osmani, albin kurti, glauk konjufca KOSOVË- Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit në Kosovë ka publikuar të dhënat e...
pamje nga vullkani ANTARKTIDË- Vullkani më i lartë në botë nxjerr pluhur ari me vlerë të konsiderueshme çdo ...
Mark Zuckerberg SHBA- Themeluesi i Facebook, Mark Zuckerberg nuk është i panjohur në bërjen lëmsh të rrjetit, gjithsesi ...
Avionet luftarake kineze TAJVAN- Më 20 prill, në një periudhë prej tre orësh, përreth ishullit të Tajvanit u detektuan d...
konferenca SERBI- Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O'Brien, tha se Kosova ka premtuar se do të...