Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Kina pretendon se Tajvani është pjesë e saj dhe ka thënë se asnjëherë nuk do të përjashtojë mundësinë që përmes forcës të marrë nën kontroll ishullin.
TAJVAN- Më 20 prill, në një periudhë prej tre orësh, përreth ishullit të Tajvanit u detektuan dhjetëra avionë luftarakë kinezë, tha Ministria e Mbrojtjes e Tajvanit. Avionët u detektuan vetëm një muaj para se ishulli vetëqeverisës, më 20 maj, të zhvillojë ceremoninë e inaugurimit të presidentit të zgjedhur, Lai Ching-te.
Kina pretendon se Tajvani është pjesë e saj dhe ka thënë se asnjëherë nuk do të përjashtojë mundësinë që përmes forcës të marrë nën kontroll ishullin. Tensionet mes dy palëve në Ngushticën e Tajvanit janë rritur që nga janari kur zëvendëspresidenti i atëhershëm Lai, që nga Pekini cilësohet si “separatist i rrezikshëm”, u zgjodh presidenti i ri i ishullit.
Ekspertët po ashtu kanë thënë se stërvitjet ushtarake midis Shteteve të Bashkuara dhe Filipineve, që nisin të hënën, afër Detit Jugor Kinez – që Kina pretendon se është pjesë e saj – mund të nxisin Pekinin që të shfaqë forcën përreth Tajvanit. Ministria e Mbrojtjes në Tajpei tha se të shtunën detektoi 21 avionë luftarakë kinezë përreth Tajvanit, përfshirë avionë luftarakë të llojit J-16, avionë transportues me rreze të mesme veprimi Y-8 dhe dronë.
“Shtatëmbëdhjetë avionë [nga 21 gjithsej] kaluan vijën e mesme, hynë në pjesën tonë veriore, qendrore dhe jugperëndimore [të zonës të mbrojtjes ajrore të identifikuar], së bashku me anijet që shërbejnë për patrullime luftarake”, tha Ministria e Mbrojtjes përmes një postimi në X, që më herët njihej si Twitter. Tajvani tha se forcat e tij po monitorojnë të gjitha aktivitetet përreth ishullit të ushtrisë kineze.
Pekini, që nuk e njeh ekzistencën e vijës së mesme që gjendet në Ngushticën e Tajvanit, pothuajse në baza ditore dërgon avionë luftarakë dhe luftanije përreth Tajvanit. Ekspertët kanë thënë se me këto veprime Kina ngacmon Tajvanin, por nuk dëshiron që të përshkallëzojë veprimet deri në luftë. Por, sipas tyre, me këto veprime Pekini synon që të rraskapitë Forcat e Armatosura tajvaneze. Shtatorin e vitit të kaluar, u shënua rekord i avionëve luftarakë që Kina dërgoi në Tajvan, plot 103.
Para se të mbaheshin zgjedhjet presidenciale në Tajvan, Kina kishte paralajmëruar se nëse do të zgjidhej Lai në krye të ishullit vetëqeverisës, ai do të ishte shkaku i “luftës dhe rënies” së Tajvanit./REL
konferenca SERBI- Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O'Brien, tha se Kosova ka premtuar se do të...
Ibrahim Moussawi IRAN- Dhuna në Lindjen e Mesme nuk do të ndalet derisa të përfundojë lufta në Gaza. Kështu ka deklaruar...
Foto ilustruese IRAN- Ministri i Jashtëm i Iranit tha mbrëmjen e djeshme se Teherani po hetonte sulmin e fundit në Iran, duke minimizuar god...
foto ilustruese RUSI- Ministria ruse e Mbrojtjes tha se sistemet e mbrojtjes ajrore kanë rrëzuar gjatë natës 50 dronë ukrainas q&e...
ebrahim raisi IRAN- Presidenti iranian Ebrahim Raisi nuk përmendi sulmin e së premtes të Izraelit ndaj Iranit, ndërsa lavd&eu...
miroslav lajcka BOSNJE- I dërguari i BE-së për Ballkanin Perëndimor, Miroslav Lajçak, përgjegjës për bisedimet Ko...
foto ilustruese SHBA- Sipas drejtorit të CIA-s, William Burns, pa ndihma të tjera nga SHBA-ja Ukraina mund ta humbasë luftën ...
foto ilustruese BRUKSEL- Komisioni Europian mendon se studentët dhe të rinjtë e sapodiplomuar të Europës vuajtën më s&eu...
foto ilustruese ITALI- Një gjykatë italiane i hodhi poshtë akuzat dhe pushoi një çështje kundër anëtarëve t&...
pamje nga shperthimet IRAK- Të paktën tre persona u plagosën pasi pesë shpërthime tronditën një bazë ushtarake q&eu...