20 Prill 2024, 09:59
Nga r.ll
foto ilustruese
RUSI- Ministria ruse e Mbrojtjes tha se sistemet e mbrojtjes ajrore kanë rrëzuar gjatë natës 50 dronë ukrainas që fluturuan në qiellin e tetë rajoneve ruse.
Mbi rajonin e Belgorodit, sipas ministrisë, u rrëzuan 26 dronë, dhjetë të tjerë u shkatërruan në rajonin e Brijanskut, tetë në Kursk, dy në Tula dhe nga një dron u rrëzua në rajonet Smolensk, Riazan, Kaluga dhe Moskë.
Në një fshat në Belgorod, dy persona u vranë në zjarrin që shpërtheu nga rënia e fragmenteve të dronëve, shkroi në Telegram guvernatori i Belgorodit, Vyacheslav Gladkov.
Ukraina, që përballet me pushtimin e paprovokuar të nisur nga Moska më 2022, nuk ka komentuar për këto pretendime ruse, të cilat nuk kanë mundur të konfirmohen në mënyrë të pavarur.
Ndërkaq, Kievi tha se trupat ruse kanë lëshuar shtatë raketa nga rajoni i Belgorodit dhe Detit të Zi në drejtim të caqeve brenda Ukrainës.
Sipas njoftimit të 20 prillit të bërë nga Forcat Ajrore ukrainase, dy raketa Kinzhal u shkatërruan nga sistemet ukrainase të mbrojtjes ajrore. Ushtria ukrainase shtoi se ka rrëzuar edhe tre dronë vëzhgues rusë.
Në javët e fundit, Rusia ka intensifikuar në mënyrë dramatike sulmet me dronë dhe raketa ndaj infrastrukturës së energjisë ruse, duke shkaktuar dëme të mëdha në infrastrukturë dhe numër të madh të viktimave civile, teksa forcat ukrainase po përballen me mungesë të municioneve dhe të sistemeve të mbrojtjes ajrore./REL
lufta rusi-ukraine
Bota
20 Prill 2024, 09:19
r.ll
ebrahim raisi
IRAN- Presidenti iranian Ebrahim Raisi nuk përmendi sulmin e së premtes të Izraelit ndaj Iranit, ndërsa lavd&eu...
Bota
20 Prill 2024, 09:12
r.ll
miroslav lajcka
BOSNJE- I dërguari i BE-së për Ballkanin Perëndimor, Miroslav Lajçak, përgjegjës për bisedimet Ko...
Bota
20 Prill 2024, 08:59
r.ll
foto ilustruese
SHBA- Sipas drejtorit të CIA-s, William Burns, pa ndihma të tjera nga SHBA-ja Ukraina mund ta humbasë luftën ...
Bota
20 Prill 2024, 08:52
r.ll
foto ilustruese
BRUKSEL- Komisioni Europian mendon se studentët dhe të rinjtë e sapodiplomuar të Europës vuajtën më s&eu...
Bota
20 Prill 2024, 08:47
r.ll
foto ilustruese
ITALI- Një gjykatë italiane i hodhi poshtë akuzat dhe pushoi një çështje kundër anëtarëve t&...
Bota
20 Prill 2024, 08:39
r.ll
pamje nga shperthimet
IRAK- Të paktën tre persona u plagosën pasi pesë shpërthime tronditën një bazë ushtarake q&eu...
Bota
20 Prill 2024, 08:34
r.ll
foto ilustruese
GREQI- Një rast i dhunës në familje është regjistruar në një fshat të Heraklion të K...
Bota
20 Prill 2024, 08:26
r.ll
foto ilustruese
IZRAEL- Irani dhe Izraeli kanë shkëmbyer sulme dhe kërcënime ndaj njëri-tjetrit në javët e fundit, duke ...
Bota
20 Prill 2024, 08:16
r.ll
ejup maqedonci
PRISHTINË- Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka folur për situatën e sigurisë në vend, për provokime...
Bota
20 Prill 2024, 07:32
r.ll
maxwell azarello
SHBA- Ka ndërruar jetë personi që i vuri flakën vetes jashtë gjykatës së Nju Jorkut ku po zhvillohej gj...