LIVE UPDATES
Bota

Më të prekurit nga Brexit, BE synon të përmirësojë lëvizjen e studentëve mes Britanisë dhe 27 vendeve anëtare

BE synon të përmirësojë lëvizjen mes 27 vendeve anëtare të tij dhe Mbretërisë së Bashkuar, veçanërisht për njerëzit e moshës mes 18 dhe 30 vjeç. Por Mbretëria e Bashkuar ka reaguar ftohtë ndaj këtij propozimi.

20 Prill 2024, 08:52 Nga r.ll
Më të prekurit nga Brexit, BE synon të përmirësojë
foto ilustruese

BRUKSEL- Komisioni Europian mendon se studentët dhe të rinjtë e sapodiplomuar të Europës vuajtën më së shumti pasojat e kufizimeve të lëvizjes së lirë pas Brexitit. Prandaj BE po përpiqet të përmirësojë lëvizjen mes 27 vendeve anëtare të tij dhe Britanisë së Madhe, veçanërisht për njerëzit e moshës mes 18 dhe 30 vjeç. Por nëse një propozim i tillë do të mirëpritet nga Londra, kjo mbetet ende për t'u parë.

Institucioni ekzekutiv i BE-së, Komisioni Europian, ka nisur të krijojë një bllok të gjerë bisedimesh me Mbretërinë e Bashkuar me qëllimin lejimin e të rinjve nga vendet e Bashkimit Europian që duan të studiojnë dhe jetojnë në Britani për një periudhë 4-vjeçare. E njëjta gjë do të vlente edhe për rininë britanike.

Në rast miratimi ky propozim do ta rikthente shkallën e lëvizshmërisë në atë të periudhës para-Brexit, kur shtetasit e vendeve anëtare të BE-së – asokohe 28 të tilla, përfshirë edhe Britaninë e Madhe – lejoheshin të punonin dhe shkolloheshin pa pa pasur nevojën e një vize. Plani i ri i KE-së e përfshin pajisjen me vizë, por jo me tarifa "të kripura”. Edhe pse Komisioni Europian pret një përgjigje zyrtare nga Britania, duket se reagimet fillestare të kësaj të fundit kanë qenë të ftohta.

Cili është propozimi i Komisionit?

Marrëveshja e propozuar do t'u lejonte qytetarëve të BE-së dhe Mbretërisë së Bashkuar, të moshës nga 18 deri në 30 vjeç, që të qëndrojnë deri në 4 vjet në shtetin e përzgjedhur prej tyre për shkollim dhe punësim.

Shtetasit e BE-së që zgjedhin të studiojnë në Britani, do të paguajnë të njëjtat tarifa universitare si shtetasit britanikë, çka nënkupton më pak se gjysmën e tarifave aktuale që ata po paguajnë si shtetas jo-britanikë. Para se Brexit të hynte në fuqi, tarifat ishin në të njëjtat nivele, pavarësisht kombësisë së studentit.

"Kjo situatë ka ndikuar në veçanti mundësitë e të rinjve që duan të krijojnë eksperienca jetësorë në anën tjetër të Kanalit dhe të përfitojnë nga shkëmbimet kulturore, arsimore, kërkimore dhe trajnuese” – argumentoi Komisioni Europian, duke iu referuar realitetin të krijuar pas Brexit.

Në të njëjtin argumentim, Komisioni tha se mbetet i hapur që Britania e Madhe t'i bashkohet skemës europiane të shkëmbimit studentor, "Erasmus”. Londra doli nga "Erasmus” në kohën kur vendin e qeveriste Boris Johnson, i cili asokohe pretendoi se ishte një skemë jashtëzakonisht e kushtueshme.

Cila është lëvizja e radhës?

Rekomandimet e Komisionit Europian do të diskutohen mes vendeve anëtare, të cilat duhet ta miratojnë këtë plan para hapjes së negociatave zyrtare me Mbretërinë e Bashkuar.

Sidoqoftë, reagimet fillestare të Britanisë ndaj këtij rekomandimit, nuk duken shumë të ngrohta. Britania e ka në fuqi skemën për lëvizjen e studentëve me 13 shtete me të cilat bashkëpunon. Gjithsesi Komisioni pretendon se propozimi i tij është më ambicioz.

"Ne duam t'i mbështesim njerëzit e kualifikuar dhe të talentuar të Britanisë dhe për këtë arsye kemi një skemë funksionale dhe një sërë marrëveshjesh individuale me shtete të caktuara të Bashkimit Europian, që u shërbejnë shumë mirë interesave tona. Mbase më shumë se një marrëveshje e gjerë me Komisionin” – tha një zëdhënës i kryeministrit britanik./DW

be brexit

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj