Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Ky rast konsiderohej si shembull ekstrem i përpjekjeve të qeverive evropiane për të penguar OJQ-të të ndihmojnë emigrantët në Detin Mesdhe. "Rasti anijes "Iuventa" shënoi fillimin e një fushate shpifjeje publike kundër shpëtimit civil në det, që synonte legjitimimin e goditjeve ndaj përpjekjeve të shpëtimit," tha ekuipazhi i anijes.
ITALI- Një gjykatë italiane i hodhi poshtë akuzat dhe pushoi një çështje kundër anëtarëve të ekuipazhit të anijeve të shpëtimit të emigrantëve, që akuzoheshin për shpëtimin e emigrantëve dhe ndihmë për trafikantët për migrimin e paligjshëm. Procesi në fjalë u zvarrit në Itali për gati shtatë vjet. Gjykata e Trapanit në Siçili tha se nuk kishte arsye për ta vazhduar çështjen kundër 10 të pandehurve nga tri anije shpëtimi.
"Këto akuza të pabaza kanë tentuar të njollosin punën e ekipeve humanitare të kërkimit dhe të shpëtimit për vite me radhë," tha Presidenti Ndërkombëtar i Mjekëve pa Kufi Hristos Hristu.
Mjekët pa Kufij kishin vënë në dispozicion anijen "Vos Prudence", anija "luventa" operohej nga OJQ-ja gjermane Jugend Rettet, kurse "Vos Hestia" nga Save the Children. "Akuzat kishin për qëllim largimin e anijeve nga deti dhe që të kundërshtonin përpjekjet e tyre për të shpëtuar jetë dhe për të dhënë dëshmi. Tani këto akuza u hodhën poshtë." - tha Hristu.
"Rasti anijes "Iuventa" shënoi fillimin e një fushate shpifjeje publike kundër shpëtimit civil në det, që synonte legjitimimin e goditjeve ndaj përpjekjeve të shpëtimit," tha ekuipazhi i anijes.
Një nga të pandehurit, Sascha Girke, u tha gazetarëve se për shkak të "hetimit të ngadaltë për motive politike" OJQ-ja ishte penguar për vite me radhë që të shpëtonte emigrantë, gjë që ka pasur si rezultat vdekjen e parandalueshme të "mijëra vetëve".
Portet italiane janë të parat ku ndalin mijëra vetë që përpiqen të kalojnë Mesdheun dhe organizatat bamirëse të shpëtimit shpesh kanë qenë në shënjestër të partive politike që zotohen të frenojnë ardhjen e emigrantëve./DW
pamje nga shperthimet IRAK- Të paktën tre persona u plagosën pasi pesë shpërthime tronditën një bazë ushtarake q&eu...
foto ilustruese GREQI- Një rast i dhunës në familje është regjistruar në një fshat të Heraklion të K...
foto ilustruese IZRAEL- Irani dhe Izraeli kanë shkëmbyer sulme dhe kërcënime ndaj njëri-tjetrit në javët e fundit, duke ...
ejup maqedonci PRISHTINË- Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka folur për situatën e sigurisë në vend, për provokime...
maxwell azarello SHBA- Ka ndërruar jetë personi që i vuri flakën vetes jashtë gjykatës së Nju Jorkut ku po zhvillohej gj...
GAZË- Izraeli tha dje se ka shtuar përpjekjet për të ofruar ndihmë humanitare për Rripin e Gazës. Të enjten,...
foto ilustruese EKUADOR- Presidenti ekuadorian Daniel Noboa ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në vend, pë...
christopher hill SERBI- Një prokurori për krimet në fushën e teknologjisë në Serbi, ka filluar hetimet lidhur me kërc&eu...
james obrien SERBI- Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O'Brien, do ta vizitojë Beogradin kë...
foto ilustruese ISFAHAN- Sipas imazheve satelitore nga hapësira duket se nuk ka dëme të mëdha në bazën ajrore që dyshohe...