Tronditet Elbasani/ Një person qëllon drejt një lokali, plagosen tre persona. Autori largohet menjëherë nga vendngjarja (EMRAT)
Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal 20 Korrik, 21:14 ...
Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal 20 Korrik, 21:14 ...
Dita e 51-të e protestës/ Nis organizimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej”: Rama jepe dorëheqjen! 20 ...
"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time 20 Korr...
Berisha: Ja tre zyrtarët që kanë qenë në Aruba, SPAK fsheh emrat e tyre sepse është seksion i Partisë So...
Erdogan i bëri këto komente pasi forcat izraelite e qëlluan me armë për vdekje një grua amerikano-turke, e cila mori pjesë në një protestë kundër zgjerimit të vendbanimeve hebraike në Bregun e uzurpuar Perëndimor të premten.
TURQI- Presidenti i Turqisë, Rexhep Tayyip Erdogan, tha të shtunën se vendet islamike duhet ta themelojnë një aleancë kundër asaj që ai e cilësoi si “kërcënim në rritje” nga Izraeli për “të okupuar territore”.
Erdogan i bëri këto komente pasi forcat izraelite e qëlluan me armë për vdekje një grua amerikano-turke, e cila mori pjesë në një protestë kundër zgjerimit të vendbanimeve hebraike në Bregun e uzurpuar Perëndimor të premten.
“Hapi i vetëm që do ta ndalë arrogancën izraelite, banditizmin izraelit dhe terrorizmin shtetëror të Izraelit, është një aleancë e shteteve islamike”, tha Erdogani në një ngjarje të shoqatave të shkollave në Stamboll.
Ai tha se hapat që Turqia i ka marrë rishtazi për t’i përmirësuar marrëdhëniet me Egjiptin dhe Sirinë kanë për qëllim “krijimin e një linje solidariteti kundër kërcënimit në rritje të zgjerimit territorial” i cili i kërcënon edhe Libanin dhe Sirinë.
Ministri i Jashtëm izraelit, Israel Katz, tha se deklarata e Erdoganit është “gënjeshtër e rrezikshme dhe nxitëse”.
Ai e akuzoi liderin turk se ka vite që punon me Iranin për t’i minuar regjimet e moderuara arabe në këtë rajon.
Erdogani e priti këtë javë në Ankara presidentin e Egjiptit, Abdel Fattah al-Sisi, me të cilin bisedoi për luftën në Gazë dhe për mënyrat se si t’i ndreqin marrëdhëniet e prishura për kohë të gjatë. Kjo ishte vizita e parë e një presidenti egjiptian në Turqi në 12 vjetët e fundit.
Në korrik, Erdogani tha se Turqia do t’i dërgojë ftesë presidentit të Sirisë, Bashar al-Assad “në çfarëdo kohe” për bisedime të mundshme për t’i ndrequr marrëdhëniet mes dy vendeve. Marrëdhëniet mes tyre u prishën më 2011, pas shpërthimit të luftës civile në Siri.
Ndërkohë, ushtria izraelite tha të premten se është duke i shqyrtuar raportimet se një shtetase e huaj “u vra si pasojë e të shtënave në zonë”.
“Hollësitë e incidentit dhe rrethanat se si u qëllua ajo, janë duke u shqyrtuar”, tha ajo./REL
TURQI- Një përleshje mes bandave në Turqi ka detyruar qindra pushues britanikë të largohen nga një rrip popullor. Gjithashtu nga...
fotot ilustruese RUMANI- Një dron rus e ka shkelur hapësirën ajrore të Rumanisë gjatë sulmeve të mbrëmshme në ...
foto ilustruese SHAB- Nëna e Colt Grey, 14-vjeçari që vrau katër persona në shkollën e mesme Apalachee në SHAB, tha se...
fotot ilustruese UKRAINA- Disa njerëz janë vrarë dhe plagosur si pasojë e sulmeve ruse në pjesë të ndryshme të Ukra...
fotot ilustruese LONDËR- Sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken, do të vizitojë Londrën javën e ardhshme për të di...
foo ilustruese GJERMANI- Të ashtuquajturat dëbime në një vend tjetër europian, sipas Marrëveshjes së Dublinit, rral...
Donald Trump SHBA- Ish-presidenti Donald Trump dhe kandidati republikan për Shtëpinë e Bardhë, në zgjedhjet e 5 nëntorit, t...
fotot ilustruese KOSOVË- Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, shprehet se Serbia është në panik, pasi sipas ...
foto ilustruese IZRAEL- Tre njerëz janë vrarë me armë zjarri të dielën në pikëkalimin kufitar mes Bregut Perën...
papa francesku AZI- Papa Françesku, i cili shpeshherë ka sugjeruar se po ngadalësohet, krejt e kundërta po ndodh me të pas akti...