LIVE UPDATES
Bota

DW: Dëbimet nga Gjermania dështojnë për shkak të shteteve të Bashkimi Evropian

Nga 22.019 dëbime që nuk janë arritur të kryhen dot në gjysmën e parë të këtij viti, 7.900 nuk u kryen për shkak të vendit anëtar të BE ku duhej të kthehej personi.

8 Shtator 2024, 13:28 Nga DOSJA
DW: Dëbimet nga Gjermania dështojnë për shkak të
foo ilustruese

GJERMANI- Të ashtuquajturat dëbime në një vend tjetër europian, sipas Marrëveshjes së Dublinit, rrallë nuk kryhen për shkak të personave të prekur. Nga 22.019 dëbime që nuk janë arritur të kryhen dot në gjysmën e parë të këtij viti, 7.900 nuk u kryen për shkak të vendit anëtar të BE ku duhej të kthehej personi.

Këto të dhëna dalin nga një përgjigje e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Gjermanisë dhënë pyetësorit parlamentar të deputetes së partisë E Majta, Carla Bünger, bën të ditur shërbimi evangjelist, epd. Në 3.044 raste dëbimet kanë dështuar për shkak të zyrave për të huajt. Në vend të tretë renditen personat e prekur, në 235 raste dëbimet nuk janë kryer, sepse personat në fjalë “janë fshehur”. Në po kaq raste gati, 2236 jepen si arsye për mosrealizimin e dëbimit “çështje organizative”.

Si shkaqe të tjera për mosdëbimin renditen edhe procedura gjyqësore në vazhdim, fakti që personi nuk është gjetur në lokacion, mungesa e lidhjeve të fluturimit, azili kishtar apo pamundësia për të udhëtuar. Në 98 raste dëbimi nuk është kryer për shkaqe rebelimi.

Çfarë parashikon Marrëveshja e Dublinit

Pas atentatit me motivim islamist në Solingen me tre viktima, dëbimet në bazë të rregullores së Dublinit janë vënë në fokus të politikës. Autori i dyshuar për atentatin do duhej të ishte kthyer në Bullgari. Ministrja e Brendshme gjermane, Nancy Faeser ka bërë të ditur, se do të krijojë një “task-forcë” mes federatës dhe landeve për dëbimet. Qeveria e koalicionit me një sërë ndryshimesh ligjore ka zgjeruar mundësitë e dëbimit. Por zbatimi i tyre mund të bëhet vetëm nga komunat dhe landet.

Sipas Marrëveshjes së Dublinit, për një person që kërkon azil përgjegjës është shteti europian, në të cilin ky person ka shkelur tokën europiane. Nëse ai udhëton në një vend tjetër, ai mund të kthehet aty, në vendin e parë. Për këtë pas miratimit të vendit përkatës ka një afat të dëbimit prej gjashtë muajsh. Nëse ky afat skadon, automatikisht për personin është përgjegjës shteti tjetër.

Nga përgjigja e Ministrisë së Punëve të Brendshme në Berlin del se në debatin aktual për dëbimet bëhet fjalë për shumë më pak njerëz se sa flitet. Në fund të qershorit kanë qenë të regjistruar 24,872 vetë për të cilët është përgjegjes në bazë të Dublinit një shtet tjetër, por vetëm, 6.840 syresh ishin zyrtarisht “të detyruar për largim”. Nuk shpjegohet pse tek rastet e tjera, nuk ka ekzistuar zyrtarisht detyrimi. Në gjysmën e parë të vitit 2024 janë kthyer në një shtet tjetër të BE 3043 vetë.

Kritika për planet për heqjen e mbështetjes sociale

Deputetja e majtë, Bünger i ka kritikuar planet për heqjen e mbështetjes sociale për personat, kërkesa e të cilëve për azil do duhet të trajtohet nga një vend tjetër i BE. “Debati për migracionin ka dalë plotësisht nga kontrolli”, tha ajo dhe akuzoi qeverinë se do t’i lerë “të uritur” refugjatët që t’i detyrojë të largohen nga Gjermania. Sipas saj, “Dublini nuk funksionon”, dhe kjo “nuk është asgjë e re”.

Vitin e kaluar, Gjermania iu drejtua me kërkesë për kthim në vendin e BE sipas marrëveshjes së Dublinit Kroacisë, Greqisë, Italisë dhe Bullgarisë./DW

gjermani bashkimi evropian

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen