Opozita kërkon Ramën në Kuvend/ Zvërneci bëhet temë dite në seancën plenare, Berisha: Rama u vuri protestuesve topat e ujit. Balla: Projekti do bëhet
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
FOTO/ Ja kush është polici që u vra në krye të detyrës në Maliq 4 Qershor, 09:06 Vrasja e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
Në një intervistë për N1, Escobar tha se me KFOR dhe Eulex në Kosovë nuk ka gjasa për për agravim të situatës.
SERBI- I dërguari i posaçëm amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar i pyetur nëse ka realisht potencial për konflikt, u përgjigj – “Shpresoj që jo”. Në një intervistë për N1, Escobar tha se me KFOR dhe Eulex në Kosovë nuk ka gjasa për për agravim të situatës.
"Shpresoj që njerëzit të kuptojnë se askush nuk duhet të vdesë apo të lëndohet për shkak të targave. Por, pavarësisht se për çfarë shpresojmë, ne jemi duke punuar në të njëjtën kohë për sigurinë dhe stabilitetin e Kosovës, si dhe të pjesës tjetër të rajonit. Kfor është prezent, EULEX-i është i pranishëm, ne kemi bashkëpunim shumë të ngushtë me të dyja qeveritë dhe po përpiqemi t'i zgjidhim të gjitha çështjet e kontestuara, para se të krijohet një situatë që mund të përshkallëzohet në konflikt. Dhe shpresoj se kjo nuk do të ndodhë", tha Escobar.
Në periudhën paraprake qytetarët e veriut të Kosovës kanë qenë dëshmitarë të pranisë së shtuar të forcave speciale të Policisë së Kosovës, të cilat shpeshherë i ndalojnë qytetarët. I pyetur nëse e kishte diskutuar me kryeministrin e Kosovës, Escobar deklaroi se kishte, “por shkurt”.
"Forca policore duhet të jetë prezente dhe të kujdeset për paqen dhe sigurinë e qytetarëve. Ne i inkurajojmë ata që të gjejnë mënyra dhe të ndërtojnë besimin e nevojshëm mes forcave policore dhe popullit. Jo vetëm në veri, por në mbarë Kosovën. Në të njëjtën kohë, ky është një këshill që ia kemi dhënë jo vetëm qeverisë së Kosovës, por edhe të gjitha qeverive në rajon”, ka theksuar Eskobar.
I pyetur nëse mendon se është e zakonshme që çdo ditë të kalojnë hummers luftarakë të blinduar nëpër qytet, ai tha se nuk dëshiron të komentojë për këtë, sepse ne kemi një marrëdhënie shumë të ngushtë me forcat e sigurisë së Kosovës.
“Ne kemi Kfor, Eulex, programe për trajnimin e policëve dhe gjyqtarëve... Të njëjtën gjë ka edhe Bashkimi Evropian. Ne po mundohemi që të gjitha forcat policore në zonë t'i bëjmë shumë më profesionale. Ka boshllëqe në të gjitha këto, por është e rëndësishme që ne të vazhdojmë të bëjmë progres. Dhe ndërkohë që po bëjmë progres dhe po zbatojmë reformat, do t'ju përgatisë edhe për mbylljen e kapitullit, kur të bëheni zyrtarisht kandidatë për hyrje në Bashkimin Evropian. Kështu që unë do të thoja se ka vend për profesionalizimin e forcave policore në të gjithë rajonin”, vlerëson zyrtari amerikan.
Petar Petkoviç SERBI- Drejtori i të ashtuquajturës ‘Zyre për Kosovën’ në qeverinë e Serbisë, Petar Pe...
Volodymyr Zelenskyy dhe Olaf Scholz BERLIN- Lufta në Ukrainë, e nisur para gjashtë muajve, ka ndryshuar shumë edhe qëndrimin ...
Dokumentet SHBA- Departamenti i Drejtësisë publikoi të premten një variant të redaktuar të një dokumenti ku detajohen t&...
eshtrat e dinosaurit PORTUGALI- Mbetjet e atij që mund të jetë dinosauri më i madh i zbuluar ndonjëherë në Evropë, ...
Termocentralit bërthamor Zaporizhzhia UKRAINË- Një inxhinier që punon nën pushtimin rus që nga 4 marsi në termocen...
Refugjatet GREQI- Ndërsa 83 refugjatë, kryesisht refugjatë politikë kurdë nga Iraku dhe Irani, po përpiqeshin të arrinin...
Donald Trump SHBA- Ish-presidenti Donald Trump i është përgjigjur deklaratës së pavulosur të publikuar së fundmi p&...
avionë luftarakë UKRAINË- Rusia, pas sulmeve të kryera në Krime, ka vendosur të tërheqë avionët e saj luf...
Nagorno-Karabakut AZERBAJXHAN- Presidenti i Azerbajxhanit Ilham Aliyev deklaroi të premten se forcat e armatosura të vendit të tij kanë...
Zaporizhia UKRAINË- Autoritetet ukrainase filluan të premten shpërndarjen e tabletave të jodit për banorët pranë central...