LIVE UPDATES
Bota

Escobar zbardh detyrat që iu lanë Kosovës dhe Serbisë

I dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, i bëri thirrje sërish Kosovës të tërheq njësitë e posaçme të policisë si dhe kryetarët e komunave nga zyrat e tyre në veriun e banuar me shumice serbe, ndërsa Beogradit të ushtrojë ndikimin e tij për largimin e protestuesve dhe për të siguruar pjesëmarrjen e serbëve në zgjedhjet e reja në zonë, pa kushte. 

7 Qershor 2023, 21:28 Nga a.l
Escobar zbardh detyrat që iu lanë Kosovës dhe Serbisë
Gabriel Escobar

I dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, i bëri thirrje sërish Kosovës të tërheq njësitë e posaçme të policisë si dhe kryetarët e komunave nga zyrat e tyre në veriun e banuar me shumice serbe, ndërsa Beogradit të ushtrojë ndikimin e tij për largimin e protestuesve dhe për të siguruar pjesëmarrjen e serbëve në zgjedhjet e reja në zonë, pa kushte. 

Ai i bëri këto komente në një takim me gazetarë në Beograd ku qëndroi bashkë me të dërguarin e Bashkimit Evropian për bisedimet Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak në kuadër të përpjekjeve për të ulur tensionet në veri të Kosovës. Tensionet pasuan vendimin e qeverisë në Prishtinë për të dërguar në zyrat komunale në veri kryetarët shqiptarë që dolën nga zgjedhjet e 23 prillit, të cilat u bojkotuan nga partitë serbe.

“Kryetarët nuk duhet t’i shfrytëzojnë ndërtesat komunale, policia e Kosovës duhet të tërhiqet nga zona përreth tyre dhe protestuesit duhet të largohen. Për më tepër, nëse ka zgjedhje të reja dhe ne shpresojmë që do të ketë, duam që serbët të marrin pjesë në to pa kushte. Presidenti serb Aleksandar Vuçiç tha se do ta përdor ndikimin e tij për t’i bindur serbët të marrin pjesë në zgjedhje”, – tha ai.

Të dy diplomatët shkuan në Beograd pas vizitës në Prishtinë, në të cilën nuk qenë në gjendje të njoftonin ndonjë përparim për uljen e tensioneve në veri. Në një takim me gazetarët të martën në Prishtinë, zoti Escobar kritikoi ashpër qeverinë e kryeministrit Albin Kurti, me të cilën, siç u shpreh ai “Shtetet e Bashkuara kanë disa sfida”. Ai tha të mërkurën se shpreson që qeveria e Kosovës ta kuptoj se qëllimi është një rezultat i qëndrueshëm dhe me përfitime për të dyja palët.

“Më duhet të theksoj se nuk bëhet fjalë vetëm për Bashkimin Evropian, por edhe Mbretërinë e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Si miq të Kosovës ne po i nxisim ata për bashkëpunim, bashkërendim dhe rreshtim me përpjekjet tona për qëndrueshmëri në rajon. Ky partneritet është i hapur për Kosovën kurdo që e dëshiron, por në të njëjtën kohë nëse nuk e duan, do të thotë se po ndërmarrin veprime të njëanshme dhe po tërhiqen nga komuniteti transatlantik”.

Zoti Escobar mohoi të ketë caktuar ndonjë afat lidhur me kërkesat për uljen e tensioneve në veri, por sërish tha se të premten ai dhe zoti Lajçak do t’u raportojnë shefave të tyre për vizitën në të dyja vendet. I dërguari amerikan tha se palët duhet të punojnë për zbatimin e marrëveshjes së arritur ne Bruksel dhe në Ohër për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre, përfshirë edhe themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

“Thjeshtë po them një fakt, Asociacioni është një detyrim ligjor për qeverinë e Kosovës, është në marrëveshjen e Brukselit, është në përfundimet e Këshillit të Evropës, është në marrëveshjen e Ohrit. Prandaj nuk është një marrëveshje ndërmjet Kurtit dhe Serbisë, është një marrëveshje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Kështu që nëse në një pikë Kosova dëshiron të ecë përpara me integrimin evropian, do të duhet ta themelojë Asociacionin. Pra do të ndodhë por çështja është se a do të ndodhë me këtë qeveri apo me një të ardhshme”, tha zoti Escobar.

I pyetur për ndikimin e mundshëm rus në zhvillimet aktuale në veri të Kosovës, zoti Escobar tha se Rusia përfiton nga përçarjet brenda Evropës dhe nuk është e interesuar të shohë zgjerimin e Bashkimit Evropian.

“Ajo që po ndodh në Kosovë tani është një problem i kahershëm, i pazgjidhur mes grupeve të ndryshme. Kjo ishte para krizës aktuale në Ukrainë. Kriza në Ukrainë e bën më të rëndësishme mundësinë për ta zgjidhur atë. Por nuk po nxitet tërësisht nga Rusia”, tha zoti Escobar.

Ndërsa vazhdon agresioni rus në Ukrainë, Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara duan zgjidhjen e mosmarrëveshjeve Kosovë-Serbi, nga frika e paqëndrueshmërisë së mëtejshme në Evropë. /VOA

gabriel escobar

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj