“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet
21 ...
Bota
Brnabiç: Jam gati të jap dorëheqje, Vuçiç e di këtë gjë por e refuzon
Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç ka theksuar se është e gatshme të japë dorëheqje nga posti i kryeministres në çdo moment, por shtoi se presidenti i Serbisë për momentin e refuzon, shkruajnë mediat serbe.
7 Qershor 2023, 20:25Nga a.l
Ana Brnabiç
SERBI- Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç ka theksuar se është e gatshme të japë dorëheqje nga posti i kryeministres në çdo moment, por shtoi se presidenti i Serbisë për momentin e refuzon, shkruajnë mediat serbe.
“Duke pasur parasysh shkrimet e mediave manjate, sa për të qenë të qartë, unë jam gati të jap dorëheqjen në çdo moment si kryeministër dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, e di këtë dhe për momentin refuzon”, tha Brnabiç.
Obzirom na pisanja tajkunskih medija, samo da bude jasno - u svakom trenutku sam spremna da, kao PV, podnesem ostavku i to @predsednikrs zna i, za sada, odbija. Možda se predomisli. Želite izbore - nikakav problem, uvek smo za izbore. Ja svakako ostajem odana Srbiji i @avucic.
Kryeministrja Brnabiç më herët tha se ka punuar me presidentin serb Aleksandër Vuçiç dhe ministrin e financave Sinisha Mali për të parë se çfarë masash shtesë ekonomike dhe politike mund të ndërmerren dhe se qytetarët do të jenë të kënaqur me masat e reja.