SPAK pushton Bashkinë e Tiranës, 8 flet-arreste për “3 Drejtorët” e Veliajt, Qato dhe Molla në burg
Arrestimet në Bashkinë e Tiranës, SPAK njoftim zyrtar: Akuzohen për korrupsion dhe shkelje në tendera 28 Mars, 17:51 ...
Arrestimet në Bashkinë e Tiranës, SPAK njoftim zyrtar: Akuzohen për korrupsion dhe shkelje në tendera 28 Mars, 17:51 ...
"Mos të fshihet roli i Olsi Ramës në trafikun e drogës", Bardhi- Dumanit: Provoni që në Shqipëri hetohet kush...
Akuzohet për korrupsion dhe shpërdorim detyre, jepet sot masa e sigurisë për kryebashkiakun Jorgo Goro 26 Mars, 07:37 ...
Miratohet në Këshillin e Sigurimit rezoluta për armëpushim të menjëhershëm në Gazë, SHBA abstenon ...
Ai theksoi se Greqia do të vazhdojë të mbrojë të drejtat dhe interesat e saj në përputhje me Konventën e Kombeve të Bashkuara për të Drejtën e Detit (UNCLOS).
GREQI- Ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias ka përforcuar qëndrimin e kryeministrit, Kyriakos Mitsotakis për çështjen e detit me Shqipërinë. Në një aktivitet për politikën ndërkombëtare, ai theksoi se Greqia do të vazhdojë të mbrojë të drejtat dhe interesat e saj në përputhje me Konventën e Kombeve të Bashkuara për të Drejtën e Detit (UNCLOS).
“Greqia ka shprehur vazhdimisht synimin dhe gatishmërinë e saj për të negociuar marrëveshje të ngjashme me vendet e tjera fqinje në bazë të së drejtës ndërkombëtare. Për këtë qëllim, ne kemi rënë dakord me Shqipërinë që t’i referohet përcaktimit të zonave detare të dy shteteve në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë, në përputhje të plotë me dispozitat e UNCLOS”, ka thene Dendias.
Ai theksoi se “vendi ynë ushtroi të drejtën e tij për të shtrirë ujërat e tij territoriale në 12 milje detare në zonën e detit Jon. Dhe rezervon të drejtën për ta ushtruar atë në pjesë të tjera të territorit të saj. Fatkeqësisht, Turqia është i vetmi vend në rajon që refuzon me kokëfortësi të pranojë atë që është e dukshme dhe të zbatojë UNCLOS”.
Ai u shpreh se shkelja nga Turqia e rregullave të së Drejtës Ndërkombëtare të Detit përbën një burim tensioni dhe destabiliteti.
“Kërcënimi për të përdorur forcën nëse Greqia ushtron të drejtën e saj për të zgjeruar ujërat e saj territoriale në 12 milje detare; promovimi i teorisë së “Atdheut Blu”; dhe memorandumi i paligjshëm turko-libian, janë elementë të sjelljes së paligjshme të Turqisë”.
Çështja e hapur mes Shqipërisë dhe Greqisë për kufizimin e zonave detare, mbetet një nga çështjet më të diskutuara jo vetëm në Shqipëri, por edhe më gjerë. Në Parlamentin grek, më 20 janar 2021 u miratua projektligji për zgjerimin e ujërave territorialë të vendit nga 6 në 12 milje në Detin Jon. Ky vendim u shoqërua me debate dhe reagime të shumta në Shqipëri për faktin se sa mund të ndikojë vendimi i Greqisë në zonën ekskluzive ekonomike dhe efekti i ishujve grekë në përcaktimin e zonave detare mes dy vendeve.
Burimi:Ekathimerini
Ukrainë-Rusi UKRAINË- Ukraina akuzoi ushtrinë ruse për sulmimin e infrastrukturës civile në përgjigje të nj&eu...
elizabeth ii ANGLI- Ndërsa Britania e Madhe – dhe bota – pajtohen me vdekjen e Mbretëreshës Elizabeth II , shum&...
Permbytjet PAKISTAN- Pakistani ka pranuar ndihmë ndërkombëtare, pas përballjes me vërshimet më të rënda ndonjë...
Zaporizhzhia RUSI- Presidentët e Rusisë dhe Francës zhvilluan një bisedë telefonike të dielën ku diskutuan mbi sigu...
Curtis Warren ANGLI- Një baron famëkeq i drogës me lidhje me Mançesterin do të dalë në nëntor dhe do të shfa...
Foto ilustruese TUNIZI- Të paktën 11 persona mendohet se kanë vdekur në një mbytje të anijes në brigjet e Tunizis&e...
Mbretëresha Elizabeth II AUSTRALI- Një letër sekrete e shkruar nga Mbretëresha Elizabeth është e mbyllur brenda një kasa...
Foto ilustruese SHBA- Sekretarja e Thesarit, Janet Yellen, tha të dielën se ekziston mundësia e rritjes së çmimit të gazit ...
Ukraine UKRAINË- Trupat ukrainase vazhduan të avancojnë me sukses të dielën në kundërofensivën e tyre në pjes&...
Kyriakos Mitsotakis GREQI- Kryeministri i Greqisë Kyriakos Mitsotakis ka mbajtur konferencën tradicionale para mediave greke me ra...