11 Shtator 2022, 22:37
Nga I.A
Permbytjet
PAKISTAN- Pakistani ka pranuar ndihmë ndërkombëtare, pas përballjes me vërshimet më të rënda ndonjëherë. Dy aeroplanë ushtarakë amerikanë – secili i ngarkuar me rreth 35 tonë ndihma – kanë arritur të dielën në provincën Sind, një prej zonave më të prekura nga vërshimet.
Pakistani ka regjistruar rënie ekstreme të shiut në mesin e muajit qershor. Gati 1.400 njerëz kanë vdekur, mbi 13.000 janë plagosur, dhe miliona të tjerë kanë mbetur pa strehë mbi kokë. Ujërat kanë shkatërrruar rrugët dhe infrastrukturën për komunikime. Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, ka vizituar më 10 shtator disa zona të prekura nga vërshimet, dhe ka bërë thirrje për më shumë mbështetje për këtë vend.
“Sot është Pakistani, nesër mund të jetë shteti ku po jetoni. Kjo është krizë globale… kërkon përgjigje globale”, ka thënë Guterres në një konferencë për media.
Pakistani ka vlerësuar se dëmet kapin vlerën e 30 miliardë dollarëve. Si Qeveria, ashtu edhe Guterres, kanë thënë se ndryshimet klimatike janë fajtore për vërshimet. Organizata Botërore e Shëndetësisë ka paralajmëruar më 7 shtator për rrezikun e përhapjes së sëmundjeve.
Valët e të nxehtit dhe stuhitë janë bërë më intensive dhe më të shpeshta në vitet e fundit, për shkak të ndryshimeve klimatike të nxitura nga njeriu. Bota tashmë është ngrohur për 1.1 gradë Celsius prej nisjes së epokës industriale, dhe temperaturat do të vazhdojnë të rriten, në rast se qeveritë në botë nuk marrin hapa për të ndalur emetimet e karbonit dhe gazrave tjerë.
Marrë nga REL
permbytjet ne pakistan
Bota
11 Shtator 2022, 22:26
I.A
Zaporizhzhia
RUSI- Presidentët e Rusisë dhe Francës zhvilluan një bisedë telefonike të dielën ku diskutuan mbi sigu...
Bota
11 Shtator 2022, 21:43
I.A
Curtis Warren
ANGLI- Një baron famëkeq i drogës me lidhje me Mançesterin do të dalë në nëntor dhe do të shfa...
Bota
11 Shtator 2022, 21:35
Foto ilustruese
TUNIZI- Të paktën 11 persona mendohet se kanë vdekur në një mbytje të anijes në brigjet e Tunizis&e...
Bota
11 Shtator 2022, 21:22
I.A
Mbretëresha Elizabeth II
AUSTRALI- Një letër sekrete e shkruar nga Mbretëresha Elizabeth është e mbyllur brenda një kasa...
Bota
11 Shtator 2022, 21:13
I.A
Foto ilustruese
SHBA- Sekretarja e Thesarit, Janet Yellen, tha të dielën se ekziston mundësia e rritjes së çmimit të gazit ...
Bota
11 Shtator 2022, 21:12
I.A
Ukraine
UKRAINË- Trupat ukrainase vazhduan të avancojnë me sukses të dielën në kundërofensivën e tyre në pjes&...
Bota
11 Shtator 2022, 19:53
I.A
Kyriakos Mitsotakis
GREQI- Kryeministri i Greqisë Kyriakos Mitsotakis ka mbajtur konferencën tradicionale para mediave greke me ra...
Bota
11 Shtator 2022, 19:39
I.A
Joe Biden
SHBA- Dy muaj përpara zgjedhjeve të nëntorit, Presidenti Joe Biden dhe demokratët po përdorin një strategji pë...
Bota
11 Shtator 2022, 19:18
Nënë Tereza
Këtë fundjavë në Uashington u nderua jeta dhe vepra e Nënë Terezës me aktivitete përkujtimore...
Bota
11 Shtator 2022, 19:11
Opozita e bashkuar në Ankara
Asnjë president tjetër në vitet e fundit nuk i ka zënë kaq shpesh kryetitujt e mediave gjermane ...