LIVE UPDATES
Bota

Për herë të parë, Opozita kërkon një kandidat kundër Erdoganit

Për herë të parë opozita e bashkuar turke kërkon të ketë një kandidat të përbashkët kundër Erdoganit, në zgjedhjet e vitit të ardhshëm. Por cili do të sfidojë presidentin Erdogan?

11 Shtator 2022, 19:11 Nga DOSJA
Për herë të parë, Opozita kërkon një kandidat
Opozita e bashkuar në Ankara

Asnjë president tjetër në vitet e fundit nuk i ka zënë kaq shpesh kryetitujt e mediave gjermane si presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan. Kjo edhe për shkak të retorikës së tij të kontestuar në politikën e jashtme. Erdogani, i cili qeveris në Turqi prej 20 vitesh, në fillim si kryeministër, nga viti 2018 si president e shndërroi sistemin parlamentar turk në sistem presidencial. Më parë presidenca kishte vetëm funksion simbolik, sot flitet për "Pallatin" si qendra e pushtetit. Politika e Erdoganit ka lënë gjurmë të thella në Turqi dhe do të vazhdojë ta bëjë këtë edhe në të ardhmen.

Megjithatë zgjedhjet e 18 qershorit 2023 Erdogani nuk ka për ta pasur të lehtë, megjithëse së fundmi imazhi i dëmtuar i Turqisë është përmirësuar për shkak të rolit ndërmjetësues të suksesshëm në luftën e Ukrainës. Për imazhin e brendshëm të Erdoganit këtë nuk mund ta thuash. Sipas një sondazhi të institutit të opinionit, Yöneylem 58,7% e turqve "nuk do ta votonin në asnjë rast Erdoganin". Vetëm 30% e votuesve do "ta votonin për çdo rast."

Pas përpjekjesh disa vjeçare, opozita ia doli së fundmi të bashkohet. Tani në politikën turke qarkullon një nocion „Altılı Masa“, që do të thotë "tryeza 6-she", që përbëhet nga 6 parti politike, bashkëpunimi i të cilave para pak vitesh as që nuk mendohej. Në këtë tryezë janë ulur partia opozitare socialdemokrate-kemaliste, partia popullore republikane, CHP, partia nacionaliste İyi-, partia islamike, Saadet, partia demokratike, DP me traditë por pa ndonjë rol të rëndësishëm, si edhe dy parti të tjera të krijuara nga ish-bashkëudhëtarë të Erdoganit. Ajo e ish-kryeministrit dhe ministrit të Jashtëm, Ahmet Davutogu, partia Gelecek dhe partia e ish-ministrit të Financave, Ali Babacan, DEVA. 

Objektivi kryesor i tryezës 6-she është fitorja në zgjedhje dhe kthimi në sistemin parlamentar. Në sondazhin e Yöneylem, 65% e të anketuarve janë shprehur për një sistem parlamentar. Po ashtu 63% e qytetarëve turq janë të mendimit se Turqia "po keqqeveriset". Partitë opozitare duket se janë në akord me opinionin publik dhe të bashkuara duan të dalin në betejë elektorale vitin e ardhshëm kundër AKP-së. Por këtu mungon partia HDP. Një nga partitë më të mëdha opozitare, partia demokratike e popujve e përcaktuar nga kurdët nuk i bashkohet tryezës së opozitës. HDP pritet ta mbështesë kandidatin opozitar zyrtarisht, si në të shkuarën. Teorikisht është e mundur që të të dalin disa kandidatë kundër Erdoganit, po pritet që opozita të dalë me një kandidat të përbashkët. Por cili do të sfidonte Erdoganin?

Kemal Kılıçdaroğlu

Kandidat mund të jetë, Kılıçdaroğlu një ish-funksionar dhe nga viti 2010 kreu i CHP. Ai u bë i njohur, kur u shfaq në televizion me një stivë dokumentesh për provuar korrupsionin në vend. Popullariteti i tij u rrit dhe ai zëvendësoi më pas Denzi Baykal. Si kreu i partisë më të madhe opozitare ai është krye të kandidatëve të mundshëm për të dalë kundër Erodganit. Edhe me paraqitjen e tij publike ai le të kuptohet, se do ishte gati për këtë përgjegjësi. Por ka mjaft kritikë që thonë, se ai nuk është kandidati i duhur. Shumë vëzhgues thonë, se ai nuk është aq impresionues, sa të dalë si kundërpeshë për Erdoganin.

Ekrem İmamoğlu

Edhe fituesi i Stambollit Ekrem İmamoğlu përflitet si kandidat. Në sytë e shumë vëzhguesve, kreu i bashkisë së Stambollit përfaqëson demokracinë funksionuese në Turqi megjithë vështirësitë. İmamoğlu rifitoi zgjedhjet edhe pas ankimimit të AKP-së në vitin 2019 që ia doli të merrej vendimi për përsëritje të tyre. Në raundin e ri,  İmamoğlu e shtoi madje distancën e fitores kundër AKP. Ai konsiderohet si një politikan që është i preferuar tek të gjitha shtresat e shoqërisë turke, dhe përkrahësve të ideologjive të ndryshme, por edhe İmamoğlu është i kontestuar. Në opinionin turk ai është kritikuar shumë, që ai ka qenë në pushime në kohën e krizave të vazhdueshme dhe katastrofave në vitet e fundit në vend. 

Mansur Yavaş

Yavaş me orientim nacionalit, si İmamoğlu në zgjedhjet komunale në vitin 2019 u zgjodh kryetar bashkie për Ankaranë. Ai ka qenë prej vitesh anëtar i partisë nacionaliste, MHP, që aktualisht bën koalicion me qeverinë dhe shërben si faktor për mazhorancën e AKP-së. Për shkak se Yavaş konsiderohet një politikan nacionalist-turk për votuesit kurdë ai nuk do të ishte kandidati ideal. Por nuk përjashtohet që edhe kurdët të votojnë në mënyrë strategjike. Votat e kurdëve luajnë një rol të rëndësishëm në Turqi. Përveç kësaj në këshillin bashkiak të Ankarasë, AKP ka shumicën, ashtu si edhe në Stamboll.

Kryetarja e partisë İyi dhe gruaja e vetme në tryezën 6-she, Meral Akşener, theksoi së fundmi, se do të përcaktohet ai kandidat që është "i aftë të fitojë" Ajo ka sinjalizuar mbështetjen e partisë së saj kandidatin Yavaş. Pavarësisht, se kush zgjidhet në fund si kandidat i opozitës - këtë herë ai ka një shans më të madh kundër Erdoganit, për sa kohë që del i vetëm kundër presidentit.

Marrë nga DW

turqi zgjedhje ne turqi

Sondazh

Poll

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit