11 Shtator 2022, 19:39
Nga I.A
Joe Biden
SHBA- Dy muaj përpara zgjedhjeve të nëntorit, Presidenti Joe Biden dhe demokratët po përdorin një strategji për të cilën shpresojnë se do t’i ndihmojë të ruajnë epërsinë e tyre në Kongres, duke vënë në pah arritjet legjislative, ndërkohë që kritikojnë ashpër besnikët e ish-presidentit Donald Trump.
Gjatë vizitave në shtete të ndryshme, Presidenti Joe Biden po thekson arritjet legjislative, si miratimi i ligjit për nxitjen e prodhimit të mikroprocesorëve, uljen e çmimeve të karburantit dhe shtimin e vendeve të punës.
“Që kur mora detyrën, ekonomia jonë ka krijuar afro 10 milionë vende të reja pune”.
Në të njëjtën kohë, zoti Biden veçoi besnikët e ish-presidentit Donald Trump, të quajtur shpesh si “republikanët MAGA”, shkurtim i sloganit të fushatës së zotit Trump "Make America Great Again".
“Grupi ekstrem i republikanëve MAGA ka zgjedhur të hedhë hapa pas, plot zemërim, dhunë, urrejtje dhe ndarje.”
Për të fituar zgjedhjet e nëntorit, zoti Biden dhe demokratët shpresojnë të tërheqin të pavarurit dhe republikanët e moderuar përmes një strategjie me dy drejtime, që demokratët besojnë se do t'i ndihmojë ata të ruajnë shumicën e tyre të vogël në Kongres. Por ekziston rreziku që të ndodh e kundërta.
“Ai më shpalli luftë mua dhe gjysmës së Amerikës. Në thelb, ai tha se ata që nuk kanë votuar për mua janë armiq të shtetit, janë kryengritës dhe fashistë”, shprehet Edward Young, mbështetës i zotit Trump.
Demokratët gjithashtu mund të përfitojnë duke u përqendruar tek vendimi i Gjykatës së Lartë që anuloi të drejtën kushtetuese 50-vjeçare për abortin.
“Republikanët kanë zgjuar një forcë të fuqishme në këtë vend: gratë”, tha Presidenti Biden.
Në politikën amerikane, partia e presidentit në pushtet zakonisht humbet në zgjedhjet e mesmandatit.
Në anën tjetër, republikanët janë të motivuar nga kontrolli i FBI-së në rezidencën e zotit Trump për të konfiskuar dokumente të klasifikuara. Një veprim që republikanët e cilësojnë si “gjueti shtrigash”.
Zëri i Amerikës bisedoi përmes rrjetit Sype me zotin William Howell, profesor në Universitetin e Çikagos.
“Partia Republikane po përpiqet të nxisë zemërimin e bazës së tyre. Në pamje të parë duket se demokratët do të pësojnë humbje, por mbetet për t’u parë”.
Demokratët kanë një shumicë të vogël. Senati është i ndarë 50-50. Dhoma e Përfaqësuesve ka 219 demokratë, 211 republikanë dhe pesë vende bosh. Në nëntor do të votohet për 435 vendet që ka Dhoma e Përfaqësuesve dhe 35 nga 100 vendet e Senatit. Po ashtu, 36 nga 50 shtetet amerikane do të zgjedhin guvernatorët.
Marrë nga VOA
joe biden donald trump
Bota
11 Shtator 2022, 19:18
Nënë Tereza
Këtë fundjavë në Uashington u nderua jeta dhe vepra e Nënë Terezës me aktivitete përkujtimore...
Bota
11 Shtator 2022, 19:11
Opozita e bashkuar në Ankara
Asnjë president tjetër në vitet e fundit nuk i ka zënë kaq shpesh kryetitujt e mediave gjermane ...
Bota
11 Shtator 2022, 19:06
Foto Ilustruese
KOSOVË- Psikologë, sociologë dhe prindër në Kosovë shprehen të shqetësuar për gjendjen psikolo...
Bota
11 Shtator 2022, 18:32
I.A
Foto ilustruese
ANGLI- Pretendimet e presidentit rus, Vladimir Putin se vetëm një pjesë e grurit të eksportuar nga Ukraina ësht&eu...
Bota
11 Shtator 2022, 18:19
I.A
Kate, Princ William, Princ Harry dhe Meghan
ANGLI- Mëritë mes Princit William dhe Princ Harry mund të përfundojnë me ndihm&eu...
Bota
11 Shtator 2022, 18:06
I.A
Foto Ilustruese
GREQI- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi mbrëmjen e djeshme ku babë e bir janë ndarë nga...
Bota
11 Shtator 2022, 17:58
I.A
Guri i Fatit
ANGLI- "Guri i Fatit" historik është gati të "udhëtojë" nga Kalaja e Edinburgut në Lond...
Bota
11 Shtator 2022, 17:41
I.A
Foto ilustruese
GREQI- Anijet e rojes bregdetare greke hapën zjarr ndaj një anijeje mallrash që lundronte në ujërat ndërkomb&...
Bota
11 Shtator 2022, 17:30
Foto Ilustruese
Në qytetin e Pejës, rreth 80 kilometra larg Prishtinës, të dielën u përurua monumenti përkujtimor &ldquo...
Bota
11 Shtator 2022, 17:29
Foto Ilustruese
Ndikimi ekonomik i pandemisë së koronavirusit i detyroi shumë biznese në Nju Jork që të mbyllen. Ndër ta...