LIVE UPDATES
Bota

Çështja “McGonigal”/ VOA: Rama shmangu interpelancën, ia delegoi Spiropalit! Rregullorja nuk e parashikon një vendim të tillë, kryeministri s’dha informacione…

Takimet mes tyre janë zhvilluar gjithnjë në prani të Nezës dhe Dorian Duçkës, për të cilin Rama ka pranuar se ka punuar pranë tij për një farë kohe, pa pagesë. Ndërsa për Nezën ka deklaruar se e ka njohur gjatë takimeve me ish-zyrtarin e FBI-së.

2 Shkurt 2023, 19:17 Nga k.m.
Çështja “McGonigal”/ VOA: Rama shmangu
Foto ilustruese

Prej afro 10 ditësh, që kur u publikua akt-akuza ndaj ish zyrtarit të lartë të FBI-së Charles McGonigal, dhe ndër të tjera, dhe lidhjet e tij me Shqipërinë, opozita e ka kthyer këtë çështje në kalin e vet të betejës politike kundër kryeministrit. Sipas akt-akuzës, ish zyrtari i FBI-së rezulton të ketë marrë në vitin 2017 një shumë prej 225 mijë dollarësh nga shqiptaro-amerikani Agron Neza. Po në vjeshtën e atij viti, ai realizoi disa vizita në Shqipëri, gjatë së cilave zhvilloi dhe takime me kryeministrin Rama. Së bashku ata u takuan më pas dhe në New York.

Takimet mes tyre janë zhvilluar gjithnjë në prani të Nezës dhe Dorian Duçkës, për të cilin Rama ka pranuar se ka punuar pranë tij për një farë kohe, pa pagesë. Ndërsa për Nezën ka deklaruar se e ka njohur gjatë takimeve me ish-zyrtarin e FBI-së.

Kryeministri nuk ka dhënë asnjë shpjegim se përse takimet me ish zyrtarin e FBI-së janë zhvilluar në prani të personave privatë, sikundër nuk ka shpjeguar se përse fillimisht Duçka e më pas Neza, ishin angazhuar për t’i dhënë informacion ish zyrtarit të FBI-së për një çështje lobimi në Shtetet e Bashkuara, në favor të një partie shqiptare, aq më tepër që të paktën në një rast, sipas akt-akuzës, Neza “e ka marrë informacionin nga zyra e Kryeministrit të Shqipërisë”.

Edhe sot nuk u dha ndonjë arsye se përse në interpelancën që opozita kishte kërkuar me të, për lidhjet me ish zyrtarin e FBI-së, ai zgjodhi të mos ishte në sallë duke ia deleguar këtë ministres për Marrëdhëniet me parlamentin Elisa Spiropali.

Një veprim që shkaktoi reagime të ashpra të opozitës, sipas së cilës, rregullorja e parlamentit nuk e parashikon një gjë të tillë, aq më tepër që bëhej fjalë për një çështje drejtërdrejtë të lidhur me kryeministrin e jo me të tjerë.

“Unë nuk po bëj interpelancë për një çështje apo veprimtari të Këshillit të Ministrave, por për një veprimtari private të kryeministrit, të kryer në mënyrë private, në restorante, bare e parkingje restorantesh. Problemi është, pse për një veprimtari kriminale të kryer personalisht nga Edi Rama, tenton të keqpërdorë një zonjë, në rastin konkret është ministre, dhe fshihet pas fustanit të saj”, u shpreh deputeti demokrat Gazmend Bardhi.

Por sipas zonjës Spiropali, opozita ka ngritur “një shtjellë të tërë gënjeshtrash, mashtrimesh e trillimesh. Nuk mund të vini këtu e të hidhni akuza penale, akuza që nuk ekzistojnë në asnjë dosje, as për kryeministrin e vendit, as për asnjë shtetas tjetër të Republikës së Shqipërisë. Përgjigjen e keni marrë e do ta merrni. Pyetja ime është e doni apo jo përgjigjen? Atëherë pranoni që ju akuzat i keni për konsum politik dhe nuk keni asnjë seriozitet për trajtimin e kësaj çështjeje”.

Ndaj ish zyrtarit të FBI-së Mc Gonigal, ka dy çështje të ndara. Në rastin kur përmendet Shqipëria, ai akuzohet se nuk ka raportuar kontaktet dhe lidhjet me zyrtarë shqiptarë apo dhe të shteteve të tjera dhe se ka marrë para nga ish-punonjësi i shërbimeve inteligjente shqiptare Neza.

Por opozita pretendon se paratë e marra nga Neza janë sipas saj, të ofruara nga kryeministri me qëllim që të godiste opozitën, për rastin e lobimit të saj përmes kompanisë amerikane të Nick Muzinit, e cila në nëntor të vitit 2017 deklaroi të kishte marrë 500 mijë dollarë për të punuar në favor të Partisë Demokratike.

Ndërsa në parlament tensioni në sallë ishte i lartë, kryeministri Edi Rama, shpërndau një postim në Twitter, duke u shprehur se “me shpifje ekstreme synohet manipulimi i opinionit me një çështje të hetuar nga drejtësia amerikane që ka shkuar në gjykatë e që s’ka asnjë lloj lidhje me ne këtu”. Kryeministri po ashtu hodhi poshtë pretendimet e opozitës se ka qenë ai që ka korruptuar ish zyrtarin e FBI-së duke ju referuar “drejtësisë amerikane “e cila siç nënvizoi ai, “s’ka asnjë akuzë apo pretendim të tillë”.

Kjo çështje duket se do të vijojë të mbetet temë e nxehtë. Një grup deputetësh të opozitës kanë kërkuar mocion me debat më kryeministrin, ndërsa sot u firmos prej tyre dhe kërkesa për ngritjen e një komisioni të posaçëm hetimor./VOA

edi rama charles mcgonigal

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj