3 Janar 2026, 09:03
Nga E. D
pamje nga sulmet
VENEZUELË- Presidentin Nicolas Maduro ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme, pas sulmeve ajrore dhe shpërthime në orët e para të së shtunës në kryeqytetin venezuelian, Karakas. Sipas raportimeve, një nga objektet që është goditur është Kalaja Tiuna në anën jugore të qytetit, kompleksi kryesor ushtarak i Venezuelës, ku ndodhen ndër të tjera Ministria e Mbrojtjes dhe Akademia Ushtarake.
Bombardimet rezultuan gjithashtu në ndërprerjen e energjisë elektrike në zonë. Shpërthimi i parë u regjistrua afërsisht në orën 1:50 të mëngjesit sipas kohës lokale. Deklarata e Venezuelës vjen në një moment të tensionuar mes dy vendeve, ndërsa janë goditur bazat ushtarake të Venezuelës.
Në deklaratë thuhet: “Venezuela refuzon, dënon dhe i bën thirrje komunitetit ndërkombëtar për të ndëshkuar agresionin ushtarak jashtëzakonisht serioz të kryer nga Qeveria aktuale e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj territorit venezuelian.”
Administrata e presidentit Trump ka deklaruar se është e informuar për shpërthimet mbi Caracas, pasi Presidenti Trump i ka urdhëruar sulmet. Ky zhvillim vjen pas javësh presioni nga administrata amerikane ndaj presidentit venezuelian, Nicolás Maduro, të cilin presidenti amerikan e akuzon për përhapjen e trafikut të drogës dhe kriminalitetit drejt Shteteve të Bashkuara.
Ndërkohë qeveria e Venezuelës thotë se veprimet e fundit nga Uashingtoni të cilat përfshijnë konfiskimin e cisternave të naftës të sanksionuara janë pjesë e një përpjekjeje për të detyruar largimin e Presidentit Maduro nga pushteti dhe për të kontrolluar rezervat e naftës së Venezuelës./Dosja.al
shba venezuele donald trump nicolas maduro
Bota
3 Janar 2026, 08:51
E. D
foto ilustruese
SHBA- Administrata e presidentit Donald Trump është e informuar për raportimet mbi shpërthime dhe fluturime mbi kryeqyt...
Bota
3 Janar 2026, 08:46
E. D
pamje nga aksidenti
BRAZIL- Të paktën 11 persona humbën jetën në një aksident tragjik që ndodhi në pjesën jugo...
Bota
3 Janar 2026, 08:16
E. D
foto ilustruese
VENEZUELË- Sirena sulmesh ajrore dhe shpërthime u dëgjuan në orët e para të së shtunës në kry...
Bota
3 Janar 2026, 07:59
E. D
Sanae Takaichi
SHBA- Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka ftuar të premten kryeministren japonez Sanae Takaichi të vizitojë Uashingto...
Bota
3 Janar 2026, 07:57
foto ilustruese
OpenAI dhe Anthropic, kundër zhvilluesve të aplikacioneve: sindroma e Kronosit në teknologji. A do t’i gllabëroj...
Bota
3 Janar 2026, 07:49
E. D
foto ilustruese
Pakënaqësia sociale po kthehet në protestë të hapur kundër udhëheqjes në Iran. Gjatë...
Bota
3 Janar 2026, 07:43
E. D
CSU
GJERMANI- Në një dokument të Unionit Kristiansocial Gjerman, CSU para një takimi të grupit të landit në Seeon,...
Bota
2 Janar 2026, 22:57
Zohran Mamdani
SHBA- Ministria e Jashtme e Izraelit ka akuzuar kryetarin e Nju Jorkut, Zohran Mamdani, se ka hedhur “benzinë antisemitike mbi zj...
Bota
2 Janar 2026, 22:47
E. D
Donald Tusk
POLONI- Kryeministri i Polonisë, Donald Tusk ka shpallur vitin 2026 një vit të përshpejtimit polak, duke premtuar...
Bota
2 Janar 2026, 22:37
foto ilustuese
BULLGARI- Anëtarja e BE-së, Bullgaria, shënoi hyrjen e saj në zonën euro të enjten me një shfaqje monedha...