LIVE UPDATES
Bota

Sulmet izraelite në Gazë, humbin jetën 22 persona

Sulmet goditën një ndërtesë banimi në Rafah, duke vrarë tetë persona, dhe një çerdhe të shndërruar në strehimore për personat e zhvendosur në qytetin Zuvaida – në Gazën qendrore – ku u vranë pesë persona të tjerë.

9 Shkurt 2024, 14:59 Nga N.F

Sulmet izraelite në Gazë, humbin jetën 22 persona

GAZA- Të paktën 22 persona janë vrarë, përfshirë gra dhe fëmijë, në katër sulme ajrore izraelite më 9 shkurt në pjesën qendrore të Rripit të Gazës dhe në qytezën jugore, Rafah, që gjendet në kufi me Egjiptin, thanë dëshmitarët dhe zyrtarët spitalorë.

Sulmet goditën një ndërtesë banimi në Rafah, duke vrarë tetë persona, dhe një çerdhe të shndërruar në strehimore për personat e zhvendosur në qytetin Zuvaida – në Gazën qendrore – ku u vranë pesë persona të tjerë. Ndërkaq, në një sulm në Deir al-Bala u vranë nëntë njerëz.

Mbi gjysma e popullsisë prej 2.3 milionë banorësh e Gazës kanë ikur për në Rafah, duke respektuar urdhrat për evakuim të lëshuar nga Izraeli, para zgjerimit të ofensivës së tij tokësore. Urdhrat për evakuim tani mbulojnë dy të tretën e territorit të enklavës së vogël, e cila është rrethuar.

Edhe në zonat ku strehohen banorët, sikurse është Rafah, Izraeli vazhdimisht ka kryer sulme ajrore, pasi ka argumentuar se po sulmon caqet e Hamasit, grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian. Izraeli mban përgjegjës grupin radikal palestinez për numrin e lartë të viktimave civile, duke thënë se Hamasi operon brenda zonave civile. Të enjten, presidenti amerikan, Joe Biden, tha se Izraeli po kryen një luftë “të tepruar”.

Trupat tokësore izraelite ende janë të përqendruara në qytetin e Han Junisit, që gjendet në veri të Rafahut, por kryeministri Benjamin Netanyahu, vazhdimisht ka paralajmëruar gjatë kësaj jave se Rafahu do të jetë synimi i radhës, duke krijuar panik në mesin e qindra mijëra personave të zhvendosur. Paralajmërimet e Netanyahut kanë alarmuar po ashtu Egjiptin, i cili ka thënë se çdo operacion tokësore në zonën e Rafahut, apo ndonjë zhvendosje e madhe përtej kufirit, do të minonte traktatin 40-vjeçar të paqes që ka me Izraelin.

Lufta mes Izraelit dhe Hamasit u nxit pasi grupi radikal palestinez kreu sulm në jug të Izraelit më 7 tetor, duke vrarë afër 1.200 persona, shumica civilë, dhe duke rrëmbyer afër 250 të tjerë. Në Gazë, si pasojë e ofensivës izraelite, janë vrarë mbi 27.000 palestinezë, janë zhvendosur shumë të tjerë dhe çereku i popullsisë është në prag të urisë.

Marrë nga REL

gaza sulme viktim

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj