Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Presidenti i bëri këto deklarata disa orë pas një grup personash me maska, i pajisur me armë dhe eksplozivë sulmoi një stacion televiziv shtetëror në qytetin port të Guajakilit, gjatë një transmetimi të drejpërdrejtë.
EKUADOR- Presidenti i Ekuadorit, Daniel Noboa tha të martën se vendi është mbërthyer nga një “konflikt i brendshëm i armatosur” ndërsa dhuna në vendin e Amerikës së Jugut sa vjen e shtohet. Presidenti i bëri këto deklarata disa orë pas një grup personash me maska, i pajisur me armë dhe eksplozivë sulmoi një stacion televiziv shtetëror në qytetin port të Guajakilit, gjatë një transmetimi të drejpërdrejtë. Ata qëlluan me armë në studio.
Më vonë, policia mori nën kontroll stacionin televiziv dhe arrestoi 13 persona të armatosur të cilët u akuzuan për terrorizëm. Asnjë person nuk u lëndua. Kriza në Ekuador nisi gjatë fundjaves me arratisjen nga burgu të Adolfo Macias, kreu i bandës së trafikut të drogës, Los Choneros. I njohur me pseudonimin “Fito”, personi më i kërkuar në Ekuador, u zhduk nga burgu i Guayas, ku po vuante një dënim 34 vjeçar. Disa oficerë policie janë rrëmbyer ndërsa në gjithë vendin kanë shpërthyer bomba të shumta.
Të martën, autoritetet thanë se një bos tjetër i trafikut të drogës, Fabricio Colon Pico i grupit Los Lobos, ishte arratisur nga paraburgimi i policisë nga qyteti i Riobambas. Ai është akuzuar për përfshirje në një skemë për vrasjen e prokurorit të përgjithshëm të vendit. Të hënën, Presidenti Noboa shpalli gjendjen e jashtëzakonshme për 60 ditë.
Ai gjithashtu shpalli më shumë se 20 banda të trafikut të drogës si organizata terroriste, të cilat do të jenë objektiv i ushtrisë së vendit. Prej vitesh, Ekaudori është përfshirë nga dhuna. Dikur një vend paqësor, tani ai është kthyer në një vend tranzit për kontrabandën e kokainës mes Amerikës së Jugut dhe të Veriut.
Peruja ka shpallur gjendjen e emergjencës përgjatë kufirit me Ekuadorin, ndërsa Brazili, Kili dhe Kolumbia kanë shprehur mbështetje për autoritetet ekuadoriane. Kina mbylli ambasadën e saj në kryeqytetin e Ekuadorit, Kito, si edhe konsullatat në të gjithë vendin.
Marrë nga VOA
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, i tha presidentit të Autoritetit Palestinez, Mahmoud Abbas, se Uashingtoni mbështet “hapa konkret&...
Foto ilustruese IZRAEL-Anas Al-Kassem ka detajuar vendimet e pamundura që duhet të marrin mjekët e fundit të mbetur, pasi stafi, pajis...
Foto ilustruese KOSOVË-Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj 27 personave për shkak se ishin marrë me kontraband...
Lloyd Austin SHBA- Pentagoni ka ofruar detaje të reja trajtimit të fshehtë në spital të Sekretarit të Mbrojtjes Lloyd Austin...
SHBA- Dera e një avioni Boeing pësoi shkëputje menjëherë pas ngeitjes në SHBA dhe lidhur me këtë ngjarje shefi i ...
Foto ilustruese SHBA- Forcat detare të Shteteve të Bashkuara dhe të Britanisë së Madhe i kanë rrëzuar 21 dronë dhe ...
Vuçiç dhe Kharchenko SERBI- Ambasadori rus, Aleksandar Bocan Kharchenko ka shoqëruar gjatë një vizitë në Sht&...
GJERMANI- Kancelari gjerman Olaf Scholz dëshiron që partnerët e Bashkimit Evropian të ofrojnë më shumë armë për U...
Donald Trump SHBA- Gjykatësit e Gjykatës së Apelit të Shteteve të Bashkuara kanë shprehur dyshimet e tyre se ish-presidenti a...
Austri- Rënia e në kabine teleferiku në Austri ka sjell si pasojë plagosjen e 4 personave, anëtarë të një familje...