Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
EULEX thotë se që nga data 16 nëntor, përveç patrullave vëzhguese mobile të shtuara dukshëm, zyrtarët e Njësisë Policore të Specializuar dhe Njësisë Policore të Specializuar Rezervë të EULEX-it janë duke patrulluar në këmbë në të gjitha komunat veriore, gjegjësisht në Mitrovicën Veriore, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok.
KOSOVË- Incidentet e së martës në veri të vendit kanë shtyrë EULEX-in që të shtojnë patrullat vëzhguese për të ruajtur qetësinë dhe sigurinë.
Në një përgjigje për Gazetën Express, EULEX thotë se në rast të rritjes së ndonjë tensioni në terren, mund të shtojnë edhe më shumë prezencën.
“Në varësi të zhvillimeve në terren, nuk mund të përjashtohet një rritje e mëtejshme në Njësinë Policore të Specializuar të EULEX-it. Ne tashmë i kemi rritur në mënyrë të konsiderueshme patrullat vëzhguese mobile të Njësisë Policore të Specializuar (NJPS) të EULEX-it në koordinim me Policinë e Kosovës dhe KFOR-in, dhe po përpiqemi ta qetësojmë popullatën lokale përmes pranisë sonë të shtuar në pjesën veriore të Kosovës. Është e rëndësishme që të gjithë njerëzit nga të gjitha komunitetet të jenë të sigurt dhe të ndjehen të sigurt”.
EULEX thotë se që nga data 16 nëntor, përveç patrullave vëzhguese mobile të shtuara dukshëm, zyrtarët e Njësisë Policore të Specializuar dhe Njësisë Policore të Specializuar Rezervë të EULEX-it janë duke patrulluar në këmbë në të gjitha komunat veriore, gjegjësisht në Mitrovicën Veriore, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok.
“Përveç NJPS-së, Këshilltarët e Lartë Policorë të EULEX-it në veri janë të bashkëvendosur në Drejtorinë Rajonale Veriu të Policisë së Kosovës dhe ofrojnë këshilla dhe mbështetje për Policinë e Kosovës në nivel të rajonit dhe stacioneve për një numër çështjesh që kanë të bëjnë me ofrimin e shërbimeve policore”, thuhet në përgjigje.
Herën e fundit kur pati frikë për eskalim të situatës në veri për çështjen e targave, EULEX ka përforcuar njësitë e saj rezervë me 23 xhandarë nga karabinierët italianë, me qëllim që t’i ofrojë ndihmë autoriteteve në Kosovë, nëse është e nevojshme.
Ky institucion tha se këto përforcime vazhdojnë të jenë në veri edhe për zhvillimet aktuale.
“Njësia Policore e Specializuar e EULEX-it (NJPS) përbëhet nga 105 policë polakë të stacionuar në Mitrovicë. Në nëntor, një Njësi Policore e Specializuar Rezervë e përbërë nga 24 xhandarë nga Karabinierët italianë dhe pesë xhandarë nga Lituania u zbarkua përkohësisht në Kosovë për ta përforcuar kapacitetin e Njësisë Policore të Specializuar ekzistuese të EULEX-it”.
Gjithashtu, EULEX tha se Njësia Policore e Specializuar (NJPS) e EULEX-it dhe Njësia Policore e Specializuar Rezervë (NJPSR) janë duke kryer patrullime vëzhguese mobile 24/7, duke punuar me ndërrime dhe aktualisht janë duke e monitoruar situatën e sigurisë në pjesën veriore të Kosovës, përfshirë Mitrovicën e Veriut, si dhe janë duke i ndjekur zhvillimet e fundit, në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Kosovës.
“NJPS-ja Rezervë do të vazhdojë të jetë e pranishme në terren për momentin”.
Ambasadori amerikan, Jeff Hovenier, sot doli me një deklaratë ku tha se janë të shqetësuar se nuk ka kushte për të mbajtur zgjedhjet në veri të vendit.
EULEX thotë se vlerësimi i situatës së sigurisë në lidhje me zgjedhjet lokale është në përgjegjësinë e institucioneve të Kosovës dhe se ato janë duke u vlerësuar nga institucionet e Kosovës.
Qeveria e Kosovës sot tha se janë në pritje të vlerësimit të situatës në veri nga organet e sigurisë për të vendosur për ndërmarrjen e hapave të mëtejmë.
Ndërsa, nga Presidenca thanë se janë në kontakt të vazhdueshëm ndërinstitucional dhe nëse vjen një kërkesë për shtyrjen e zgjedhjeve, sipas praktikave të Komisionit të Venedikut, Presidentja Osmani do t`i ftojë subjektet politike për konsultime dhe më pas do ta marrë vendimin./Express/
Studiuesit SHBA- ADN-ja më e lashtë e renditur ndonjëherë zbulon se si dukej Arktiku dy milionë vjet më parë kur ishte m...
Foto ilustruese UKRAINË- Një prift i akuzuar për rrjedhje të informacionit për pozicionet e trupave ukrainase në Rusi &e...
Shtepia e Bardhe SHBA- SHBA duket se është distancuar nga një seri sulmesh të dukshme me dronë brenda Rusisë që mendohet...
Foto ilustruese SHBA- Një profet i vetëshpallur në SHBA kishte më shumë se 20 gra, disa prej tyre më të reja se 18 vje&c...
Foto ilustruese SHBA- Akti i Sigurisë Publike të Maceve të Mëdha, një projekt-ligj për të kufizuar pron&...
Putin RUSI- Presidenti rus Vladimir Putin pretendoi se Rusia nuk e filloi "luftën" në Ukrainë, por përkundrazi pretendoi se ajo filloi ...
Udhetaret SHBA- Çfarë do bënit nëse fluturimi juaj anulohet dhe nuk keni se si të shkoni në destinacion? Epo mesa duket 13 ...
Foto ilustruese BRAZIL- Një anije braziliane që mbante më shumë se 4.6 ton kokainë u ndalua nga marina franceze më 30 në...
OKB UKRAINË- Të paktën 441 civilë u vranë nga forcat ruse gjatë javëve të para pasi Presidenti Vladimir Putin&...
Alkool BRITANI E MADHE- Nëse një shishe verë zhduket shumë shpejt pasi e hapni, fajin mund ta kenë gjenet tuaja. Sasia e verë...