LIVE UPDATES
Bota

Evazion fiskal dhe armëmbajtje pa leje/ Djali i Joe Biden pranon fajësinë, VOA: Debate mbi hetimet politike

Presidenti amerikan shpreh mbështetje për djalin… ndërsa Hunter Biden arrin një marrëveshje me prokurorët federalë për të pranuar fajësinë në lidhje me evazionin fiskal dhe për një akuzë për mbajtjen e një arme.

22 Qershor 2023, 17:18 Nga a.l
Evazion fiskal dhe armëmbajtje pa leje/ Djali i Joe Biden pranon
Hunter Biden

Djali i presidentit amerikan Joe Biden, Hunter Biden, pranoi fajësinë për dy akuza penale këtë javë. Ndërsa republikanët thanë se marrëveshja për pranimin e fajësisë nuk do të ndalonte hetimin e tyre ndaj presidentit dhe familjes së tij, demokratët thanë se këto shqetësime nuk krahasohen me akuzat me të cilat përballet ish-presidenti Donald Trump. Korrespondentja e Kongresit të Zërit të Amerikës, Katherine Gypson, sjell më shumë hollësi.

Presidenti amerikan shpreh mbështetje për djalin… ndërsa Hunter Biden arrin një marrëveshje me prokurorët federalë për të pranuar fajësinë në lidhje me evazionin fiskal dhe për një akuzë për mbajtjen e një arme.

Republikanët në Kongres, si kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Kevin McCarthy, kritikuan vendimin e Departamentit të Drejtësisë për këtë marrëveshje.

“Nëse je kundërshtari kryesor politik i presidentit, Departamenti i Drejtësisë përpiqet të të fusë në burg. Nëse je djali i presidentit, merr një marrëveshje favorizuese”.

Demokratët, ndërkohë, thanë se ky ishte shembulli i funksionimit të duhur të sistemit të drejtësisë në Shtetet e Bashkuara.

“Këto gjëra janë serioze, por nuk kanë të bëjnë fare me korrupsionin presidencial”, tha ligjvënësi demokrat Jamie Raskin.

Një historian thotë se ky është një moment i paprecedentë në historinë presidenciale.

“Është pak e pazakontë të shohësh një Departament Drejtësie të një presidenti në detyrë, të akuzojë dhe të sigurojë një dënim për pranimin e fajësisë nga vetë djali i presidentit”, thotë Matt Dallek në Universitetin ‘George Washington’.

Por republikanët thanë se marrëveshja nuk ndryshon hetimin e tyre më të gjerë mbi marrëdhëniet financiare të familjes Biden.

“Po vazhdojmë një hetim ndaj Joe Bidenit. Djali i presidentit është padyshim një person me interes në hetim. Ne besojmë se kemi nxjerrë tashmë prova dërrmuese që sugjerojnë pastrim parash, mashtrim, shantazh, dhe punën si një agjent i huaj i paregjistruar”, tha ligjvënësi republikan James Comer.

Shqetësimet për standardet e dyfishta në sistemin e drejtësisë amerikane janë tashmë një temë në fushatën presidenciale të vitit 2024.

“Duhet të ketë një standard drejtësie në këtë vend. Le ta zbatojmë atë për të gjithë dhe të sigurohemi që të gjithë i dimë rregullat. Nuk mund të kesh një grup të shoqërisë të armatosur me fuqinë e shtetit kundër grupeve të tjera që nuk ju pëlqejnë”, tha kandidati presidencial republikan Ron DeSantis.

Ligjvënësit republikanë argumentuan të mërkurën se hetimet e Departamentit të Drejtësisë ndaj Trumpit ishin të motivuara politikisht. Ndoshta në vend të sulmeve të pafundme ndaj Presidentit Trump, mbase do të ishte më mirë të dinim se si filloi i gjithë hetimi i pabazë për bashkëpunimin me Rusisë”, tha ligjvënësi republikan Jim Jordan.

Demokratët thonë se akuzat se Departamenti i Drejtësisë po përdoret kundër Trumpit është një taktikë për të larguar vëmendjen nga akuzat e rënda për spiunazh dhe korrupsion me të cilat përballet ish-presidenti.

“Ata duken të paaftë për të ngarkuar me ndonjë përgjegjësi Donald Trumpin për problemet që janë vetëm e vetëm të Trumpit”, tha ligjvënësi demokrat Jerry Nadler.

Historiani Matt Dallek i tha Zërit të Amerikës se akuzat kanë për qëllim të motivojnë mbështetësit e Trumpit.

“Trumpi ka qenë shumë i efektshëm në përdorimin e armiqve të tij, të kritikëve të tij, apo edhe të sistemit ligjor për të krijuar një lloj mendësie ‘ne kundër tyre’. Dhe republikanët e përforcojnë këtë ide”.

Ligjvënëset republikane Majorie Taylor Greene dhe Lauren Boebert pritet të paraqesin rezoluta për shkarkimin e presidentit Biden këtë javë – por nuk pritet të sigurojnë votat e mjaftueshme për ta çuar procesin përpara./VOA

hunter biden

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj