LIVE UPDATES
Bota

TRAGJEDIA e emigrantëve në brigjet greke, familjarët e të zhdukurve: I lutemi Zotit! Po presim një mrekulli

Autoritetet pakistaneze kanë arrestuar të paktën 14 persona nën dyshime për trafikim të qenieve njerëzore.

22 Qershor 2023, 17:10 Nga a.l
TRAGJEDIA e emigrantëve në brigjet greke, familjarët e të
Greqi

GREQI- Aksidenti i javës së kaluar i një anije të mbushur me emigrantë në Detin Mesdhe, në ujërat pranë Greqisë, ka tronditur Pakistanin, prej nga vinin pjesa më e madhe, pothuajse 300 pasagjerë, të anijes. Deri tani, autoritetet greke kanë gjetur trupat e pajetë të 81 pasagjerëve, ndërsa 104 persona kanë mbijetuar.

Autoritetet pakistaneze kanë arrestuar të paktën 14 persona nën dyshime për trafikim të qenieve njerëzore. Shefja e zyrës së Zërit të Amerikës në Pakistan, Sarah Zaman bisedoi me disa prindër, që të dëshpëruar po presin të mësojnë mbi fatin e fëmijëve të tyre të zhdukur.

Ali Janazaib dhe kushëriri i tij Ali Hussain janë në mesin e qindra pakistanezëve të zhdukur, pasi një varkë peshkimi që po transportonte rreth 750 emigrantë, u përmbys në Detin Mesdhe pranë Greqisë më 14 qershor.

“I thashë djalit mos shko, por ai më tha se të gjithë po ikin dhe u dorëzova, e lashë të shkonte”, thotë Aurangzaib, babai i Ali Jahanzaibit.

Së bashku me kushëririn e tij, Ali Hussain ata paguan nga 8 mijë dollarë secili, për të udhëtuar me avion nga Pakistani në Libi dhe më pas me anije drejt Italisë. Babai i Hussainit, Hafeez-ul-Rehman, e mësoi lajmin për aksidentin në rrjete sociale.

“Morëm në telefon agjentin. Ai ishte në gjumë. E pyetëm se çfarë po ndodh? Na tha se nuk dinte dhe se do të pyeste. Rreth mesnatës e konfirmoi se ishte anija me të cilën po udhëtonin at”, thotë ai.

Fqinjët dhe familjarët mundohen ta ngushëllojnë, ndërsa Rehmani pret ndonjë lajm për djalin dhe nipin e tij.

“I lutemi Zotit dhe presim informacione. Po presim një mrekulli”, thotë Rehmani.

Rreth 30 minuta larg shtëpisë së tij, ndodh një mrekulli. Azmat Kkhan është një nga të mbijetuarit.

“Ai ishte në pjesën e poshtme të anijes. Kur ajo nisi të mbushej me ujë, ndoshta ishte e shkruar që ai të jetonte, ai gjeti një të çarë dhe arriti të dalë në sipërfaqe”, thotë Muhammat Rizwan, familjar i Azmat Khanit.

Pakistani është në mesin e tre vendeve me numrin më të madh të migrantëve që mundohen të hyjnë në Evropë përmes një rruge të njohur të Mesdheut qendror, ku ndodhi aksidenti.

Kushtet e rënda ekonomike dhe të frymëzuar nga ata që arrijnë në Evropë dhe ndihmojnë familjet e tyre, çdo vit, mijëra njerëz marrin këtë udhëtim, që shpesh është vdekjeprurëse. Në një nga zyrat rajonale të Agjencisë Federale të Hetimeve, familjarët e pasagjerëve po presin për orë të tëra në vapë, për të dhënë mostrat e AND-së.

Këto të dhëna do të ndahen me autoritetet greke, për të ndihmuar në identifikimin e trupave të viktimave. Pas këtij incidenti, autoritetet pakistaneze po përballen me trysni për ndalimin e trafikimit të qenieve njerëzore.

“Kemi dërguar ekipet tona në shtëpitë e çdo viktime. Disa kanë refuzuar të takohen me ne. Të tjerët thonë se nuk dinë asgjë, se djali është marrë vetë me këtë punë dhe se nuk duan të gjurmojnë. Disa refuzojnë të ndërmarrin veprime ligjore. Pra, po hasim në shumë probleme”, thotë Muhammad Ajmal nga Agjencia Federale e Hetimeve.

Në anije ishin edhe dy djemtë e Mariam Bibit. Ajo thotë se do që e gjitha kjo të marrë fund.

“Kemi shpresë, por nuk kemi asnjë informacion. Ndonjëherë qajmë, ndonjëherë heshtim”, thotë zonja Bibi./VOA

mbytet varka ne greqi

Sondazh

Poll

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen