LIVE UPDATES
Bota

Evropa i drejtohet Afrikës në përpjekje për të zëvendësuar gazin natyror rus

Megjithatë, Gordon Birrell, një nga udhëheqësit e projektit, ku është përfshirë edhe “British Petroleum”, thotë se kjo po bëhet në kohën e duhur, pasi Evropa kërkon të zvogëlojë varësinë e saj nga gazi natyror rus.

12 Tetor 2022, 22:23 Nga I.A
Evropa i drejtohet Afrikës në përpjekje për të
Evropa

BRUKSEL- Mes luftës në Ukrainë udhëheqësit evropianë po i drejtohen Afrikës për më shumë gaz natyror ndërsa përpiqen të zëvendësojnë sasinë e importuara nga Rusia. Ndërsa rezervat e gazit natyror të Afrikës janë të mëdha dhe vendet e Afrikës së Veriut si Algjeria kanë tubacione të lidhura me Evropën, mungesa e infrastrukturës dhe sfidat e sigurisë kanë penguar prej kohësh prodhuesit në pjesë të tjera të kontinentit të rrisin eksportet.

Nigeria ka rezervat më të mëdha të gazit natyror në kontinent, por mbulon vetëm 14% të importeve të gazit natyror të lëngshëm të Bashkimit Evropian, sasi që eksportohet me anije. Algjeria dhe Egjipti përbënin 60% të prodhimit të gazit natyror të Afrikës në vitin 2020 dhe nuk eksportojnë mjaftueshëm për të zëvendësuar furnizimet ruse të karburantit që nevojitet për fabrikat, e ngrohje. Një projekt i ri i gazit natyror të lëngshëm në brigjet perëndimore të Afrikës mund të jetë vetëm 80% i përfunduar, por tashmë e ardhmja e një furnizuesi të ri energjie ka nxitur vizita nga udhëheqësit e Polonisë dhe Gjermanisë.

Fusha pranë brigjeve të Senegalit dhe Mauritanisë besohet se përmban gaz pesë herë më shumë sesa ajo që përdori Gjermania gjatë gjithë vitit 2019. Gjermania është një vend që varet shumë nga gazi. Por, prodhimi nuk pritet të fillojë deri në fundin e vitit të ardhshëm.

Megjithatë, Gordon Birrell, një nga udhëheqësit e projektit, ku është përfshirë edhe “British Petroleum”, thotë se kjo po bëhet në kohën e duhur, pasi Evropa kërkon të zvogëlojë varësinë e saj nga gazi natyror rus.

“Ngjarjet aktuale botërore po dëshmojnë rolin jetik që (gazi i lëngshëm) mund të luajë në mbështetjen e sigurisë energjetike të vendeve e rajoneve të ndryshme”, tha ai në një takim mbi industrinë e energjisë në Afrikën Perëndimore muajin e kaluar.

Vende të tjera si Mozambiku kanë zbuluar rezerva të mëdha gazi, por projektet po vonohen si pasojë e dhunës nga militantët islamikë. Evropa po përpiqet të sigurojë burime alternative pasi Moska ka zvogëluar dërgesat e gazit natyror në vendet e BE-së, duke shkaktuar rritjen e çmimeve të energjisë dhe frikën se një krizë mund të jetë e pashmangshme. Udhëheqësit evropianë janë dyndur në vende si Norvegjia, Katari, Azerbajxhani dhe veçanërisht në Afrikën e Veriut, ku Algjeria ka tashmë një tubacion që shkon në Itali dhe një tjetër në Spanjë.

Italia nënshkroi marrëveshje për gazin në vlerë prej 4 miliardë dollarësh me Algjerinë në korrik, një muaj pasi Egjipti arriti marrëveshje me Bashkimin Evropian dhe Izraelin, për të rritur shitjet e gazit të lëngshëm. Angola gjithashtu ka nënshkruar marrëveshje gazi me Italinë. Udhëheqësit afrikanë si presidenti senegalez Macky Sall duan që vendet e tyre të fitojnë para në këto projekte, ndonëse ata nuk duan t'i eksportojnë gjithë sasinë, pasi rreth 600 milionë afrikanë nuk furnizohen me energji elektrike.

Egjipti, një shtet që gjendet në një situatë ku ka nevojë për para në dorë po kërkon gjithashtu të eksportojë më shumë gaz natyror në Evropë. Kryeministri Mostafa Madbouly thotë se Egjipti shpreson të marrë 450 milionë dollarë shtesë në muaj në valutë të huaj duke bërë që 15% e gazit që përdoret për nevoja të brendshme të eksportohet, njoftoi media shtetërore. Në jug, Mozambiku pritej të shndërrohej në eksportuesin më të madh të gazit të lëngshëm pas zbulimit të sasive të konsiderueshme përgjatë bregdetit të Oqeanit Indian në vitin 2010. “TotalEnergies” e Francës investoi 20 miliardë dollarë dhe filloi punën për nxjerrjen e gazit. Por dhuna ekstremiste islamike e detyroi vitin e kaluar “TotalEnergies” të ndalojë projektin për një kohë të pacaktuar.

Marrë nga VOA

mostafa madbouly gordon birrell

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj