LIVE UPDATES
Bota

Raporti/ Kina hap stacione policore jashtë vendit në shkelje të sovranitetit

Në vitin 2020 zyra e Prokurorisë së qytetit Lishui në Kinë publikoi një video që tregonte se shoqatat lokale kineze në Spanjë kishin gjetur një person të dyshuar për krimin e ndotjes së mjedisit në vendlindje.

12 Tetor 2022, 21:01 Nga I.A
Raporti/ Kina hap stacione policore jashtë vendit në shkelje të
Foto Ilustruese

KINË- Një raport i fundit, paralajmëron se në shumë qytetete të botës, Kina ka hapur dhjetra qendra të shërbimit policor, disa prej të cilave shantazhojnë të dyshuar për krime që të kthehen në atdhe dhe të përballen me akuzat, në shkelje të ligjeve të ekstradimit. Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës në Londër, Henry Ridgwell, disa kanë frikë se ky rrjet stacionesh policore mund të ndjekë gjithashtu disidentët politikë.

Në vitin 2020 zyra e Prokurorisë së qytetit Lishui në Kinë publikoi një video që tregonte se shoqatat lokale kineze në Spanjë kishin gjetur një person të dyshuar për krimin e ndotjes së mjedisit në vendlindje.

Në të ashtuquajturën “qendër e shërbimit policor jashtë vendit” në Madrid, ai është u mor në pyetje në distancë, nga policia kineze. Në krah të kësaj të fundit, shfaqet ulur një anëtar i familjes së të dyshuarit. Videoja e prokurorisë thotë se i dyshuari ishte 'bindur' të kthehej në Kinë për t'u përballur me akuzat.

Është një taktike e re shqetësuese, thotë Laura Harth, bashkëautore e raportit nga Grupi për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut, “Safeguard Defenders”.

"Në thelb do të thotë të kërcënosh, të ngacmosh anëtarët dhe të afërm në atdhe të të ashtuquajturit të arratisur — pra të personit jashtë shtetit — që “vullnetarisht” të kthehet në Kinë”, thotë Laura Harth nga organizata “Safeguard Defenders”.

Spanja ka konfirmuar hetimin e rastit. Autoritetet kineze mburren se midis prillit të vitit 2021 dhe korrikut të vitit 2022 ata 'bindën' mbi 230 mijë shtetas kinezë, kryesisht që jetojnë në Azinë Juglindore, për t'u kthyer në shtëpi dhe për t'u përballur me procedimet penale.

Sipas të dhënave nga dokumentet zyrtare, Kina ka hapur të paktën 54 qendra të shërbimit policor në pesë kontinente. Tre gjenden në Britani - duke përfshirë një adresë në veri të Londrës. Bizneset që operojnë në zonë mohuan çdo lidhje me qeverinë kineze. Ata refuzuan një intervistë me Zërin e Amerikës.

Shumica e anëtarëve të komunitetit lokal kinez i thanë Zërit të Amerikës se nuk ishin në dijeni të qendrave të policisë jashtë vendit dhe se nuk donin të intervistoheshin në kamera.

"Regjimi kinez po bëhet gjithnjë e më i pacipë, institucionet po bëhen përherë e më të pacipa në përdorimin e këtyre mjeteve të paligjshme anembanë globit dhe këtë as nuk po e fshehin dot mirë. Po aq shqetësues është fakti se qeveritë demokratike me sa duket nuk janë shumë të vetëdijshme madje as të shqetësuara rreth kësaj që ndodh në tokën e tyre, në shkelje të sovranitetit të tyre territorial”, shpjegon Laura Harth nga organizata “Safeguard Defenders”.

Qeveria britanike i tha Zërit të Amerikës se “çdo vend i huaj që vepron në tokën e Mbretërisë së Bashkuar duhet t'i bindet ligjit të Mbretërisë së Bashkuar”, por nuk konfirmoi nëse po e hetonte rastin.

Fin Lau e njeh mirë pushtetin e Partisë Komuniste Kineze. Si udhëheqës i protestave në Hong Kong në vitin 2019 kundër Pekinit, ai u kërkua nga policia dhe iku në Britani.

Më pas, në vitin 2020, ai u sulmua nga tre burra të maskuar, për të cilët ai është i bindur se po punonin për qeverinë kineze, në një rrugë afër shtëpisë së tij në Londër.

"Nuk ndihem shumë i sigurt në Londër, veçanërisht pas sulmit fizik që më rrezikoi jetën këtu. Për vite të tëra shumë disidentë kinezë dhe të Hong Kongut janë ndjekur, ose vënë nën presion nga Partia Komuniste Kineze me mjete të ndryshme”, thotë Finn Lau, aktivist i të drejtave të Hong Kongut.

Në një komunikim elektronik me Zërin e Amerikës, ambasada e Kinës në Londër tha se raporti i organizatës “Safeguard Defenders”, është i mbushur me “spekulime dhe gënjeshtra” duke shtuar se Kina respekton plotësisht sovranitetin gjyqësor.

Autorët e raportit thonë se në rastin më të mirë, këto qendra të shërbimit policor ndihmojnë diasporën kineze dhe turistët me probleme të përditshme. Por në rastin më të keq, mund të jenë pjesë e një rrjeti kompleks global të mbikëqyrjes dhe kontrollit, duke lejuar Partinë Komuniste të ketë pushtet më të gjerë se në kufijtë e Kinës.

Marrë nga VOA

safeguard defenders

Sondazh

Poll

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës