LIVE UPDATES
Bota

Raporti i KE për Shqipërinë, VOA: Nuk është bërë përparim në lirinë e shprehjes

Sa i takon luftës kundër korrupsionit Shqipëria rezulton të ketë “njëfarë shkalle përgatitjeje”. Ndërsa vlerësohet se ka patur rezultate, raporti nënvizon se “mbetet i nevojshëm një vullnet më i madh politik” dhe se “pavarësisht disa përparimeve, korrupsioni mbetet një fushë me shqetësim serioz”.

12 Tetor 2022, 19:44 Nga A.B
Raporti i KE për Shqipërinë, VOA: Nuk është
Oliver Varhelyi

Komisionioneri europian për Zgjerimin Oliver Varhelyi tha sot në Bruksel se Shqipëria ka vijuar të bëjë një përparim të mirë dhe të arrijë rezultate të prekshme në reformat që lidhen me rrugën drejt Bashkimit europian. Këto komente ai i bëri gjatë prezantimit të Paketës së zgjerimit. Dokumenti për Shqipërinë ofron një panoramë të plotë të situatës, me arritjet konkrete dhe pikat e dobëta të vendit. Ai konsideron se korrupsioni mbetet një shqetësim serioz, ndërsa paralajmëron se nismat për për amnistinë fiskale dhe të ashtuquajturat “pasaporta të arta” rrezikojnë të bien ndesh me normat e Bashkimit europian

Paketa e zgjerimit për vitin 2022 u miratua fillimisht nga Kolegji i Komisionit europian. Dokumenti i përvitshëm ofron një panoramë të detajuar të situatës së vendeve që kanë nisur tanimë bisedimet, ato që janë kandidate dhe vendet që synojnë të ndjekin po këtë rrugë.

Pak muaj më parë Shqipëria së bashku me Maqedoninë e Veriut morën dritën jeshile për nisjen zyrtare të bisedimeve, një akt që siç u shpreh Komisioneri për zgjerimin Oliver Varhelyi përfaqëson një gur kilometrik të rëndësishëm në rrugëtimin e tyre drejt BE-së.

Në një distancë të shkurtër kohore nga ky vendim, raporti i sotëm për Shqipërinë, pritej t’i përmbahej toneve vlerësuese në prezantimin e tij. "Shqipëria ka vijuar të bëjë një përparim të mirë dhe të arrijë rezultate të prekshme në reformat që lidhen me Bashkimin europian. Kjo është veçanërisht e vërtetë sa i takon reformës gjithëpërfshirëse të sistemit të drejtësisë dhe përparimin e procesit të vettingut që ka ecur në mënyrë të qëndrueshme”, u shpreh Komisioneri Varhelyi.

Raporti megjithatë vëren se “procedurat e gjata, dhe një numër i madh i çështjeve të prapambetura vazhdojnë të ndikojnë negativisht në efikasitetin e sistemit gjyqësor”, apo se kanë vazhduar “të ngrihen shqetësime rreth përpjekjeve të supozuara për të ndërhyrë dhe ushtruar presion mbi sistemin gjyqësor”.

Komisioneri Varhelyi veçoi gjithashtu në përmbledhjen e shkurtër për Shqipërinë se “vendi ka dëshmuar një shkallë të lartë angazhimi për forcimin e shtetit të së drejtës, në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”.

Sa i takon luftës kundër korrupsionit Shqipëria rezulton të ketë “njëfarë shkalle përgatitjeje”. Ndërsa vlerësohet se ka patur rezultate, raporti nënvizon se “mbetet i nevojshëm një vullnet më i madh politik” dhe se “pavarësisht disa përparimeve, korrupsioni mbetet një fushë me shqetësim serioz”.

Në të njëjtin nivel konsiderohet të jetë dhe lufta kundër krimit të organizuar ku vihet re “njëfarë përparimi në përmbushjen e rekomandimeve të vitit të kaluar”. Sipas raportit “përpjekjet gjithashtu duhet të vazhdojnë për të siguruar rritje të ndjekjeve penale dhe dënimeve përfundimtare, veçanërisht në nivelet e larta”.

Ndaj Shqipërisë, raporti i komisionit bën parlajmërime të qarta ndaj dy nismave të qeverisë. Lidhur me dhënien e shtetësisë të huajve të pasur që duan të investojnë në vend, ose “pasaportat e arta” Brukseli shprehet se “vendi duhet të heqë dorë nga zhvillimi i një skeme të nënshtetësisë së investitorëve (pasaporta të arta) pasi do të paraqiste rreziqe, sa i përket sigurisë, pastrimit të parave, evazionit fiskal, financimit të terrorizmit, korrupsionit dhe infiltrimit të krimit të organizuar dhe do të ishte i papajtueshëm me normat e BE-së”.

Po ashtu, Shqipëria paralajmërohet dhe sa i përket nismës tjetër të qeverisë për aministinë fiskale. Sipas raportit, miratimi i saj kundër këshillave të BE-së dhe Moneyval-it mund të rrezikojë përparimin në luftën kundër financimit të terrorizmit dhe kundër pastrimit të parave.

Fusha ku Shqipëria vlerësohet se “nuk ka bërë përparim”, është ajo e lirisë së shprehjes, ku theksohet se “ndërthurja e interesave të biznesit dhe politikës vazhdoi të pengonte pavarësinë e medias dhe cilësinë e gazetarisë”. Sipas raportit, “çdo ndryshim në Ligjin për Media duhet të jetë në përputhje me opinionin e Komisionit të Venecias dhe duhet të dorëzohet për konsultim me organizatat e medias”, e po ashtu theksohet se “mbetet e rëndësishme të sigurohet që media të ketë qasje të drejtpërdrejtë dhe transparente në institucionet qeveritare dhe aktivitetet e tyre”./REL

olivér várhelyi

Sondazh

Poll

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit