LIVE UPDATES
Bota

Protestë në Prishtinë kundër dhunës ndaj grve në Iran

Marigona Shabiu nga Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut, e cila organizoi këtë protestë, tha se nuk ka liri të plotë të grave derisa ende ka shtypje e dhunë ndaj tyre.

12 Tetor 2022, 19:28 Nga I.A
Protestë në Prishtinë kundër dhunës ndaj grve në
Protesta

KOSOVË- Një grup veprimtaresh për të drejtat e njeriut në Prishtinë, prenë flokët të mërkurën gjatë një proteste kundër dhunës ndaj grave në Iran. Marigona Shabiu nga Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut, e cila organizoi këtë protestë, tha se nuk ka liri të plotë të grave derisa ende ka shtypje e dhunë ndaj tyre.

“Ne dënojmë aktet e dhunës ndaj grave në Iran. Asnjë nga ne nuk jemi të lira dhe nuk kemi arritur qëllimin e një shoqërie të drejtë dhe të barabartë përderisa ende ka shtypje në botë. Të drejtat e grave të Iranit janë të drejta të njeriut, të drejtat e grave në përgjithësi janë të drejta të njeriut. Prandaj sot këtu me moton ‘grua, jetë, liri”, duke ndjekur hapat e rezistencës së grave iraniane, për të qëndruar në solidaritet me to dhe me protestuesit Iranian”, tha ajo.

Protestat në Iran shpërthyen në muajin shtator, pasi Mahsa Amini, 22 vjeçe, ra në koma dhe vdiq në paraburgim. Ajo ishte arrestuar në Teheran për shkak të asaj që u cilësua si "veshje e papërshtatshme".

Protestueset në Prishtinë ndërsa prenë flokët thanë se në këtë mënyrë u bashkohen grave iraniane të cilat e filluan këtë formë rezistence si një mjet për të protestuar ndaj autoritarizmit dhe për të kërkuar autonomi dhe liri mbi trupin e tyre.

“Autoritetet iraniane qysh nga revolucioni iranian, i njohur ndryshe si revolucioni islamik në vitin 1979, kur u bë edhe ndërrimi i pushtetit, kanë kontroll të plotë dhe të tejshtuar mbi vajzat e gratë, dukjen dhe veprimtarinë e tyre. Që nga vrasja e Mahsa Amini-t, gratë dhe vajzat e Iranit marshuan rrugët dhe me javë të tëra po vazhdojnë protestat kundër autoriteteve. Shumë prej tyre po heqin mbulesën dhe po prejnë flokët në shenjë proteste kundër kontrollit dhe dhunës së ushtruar në baza gjinore ndaj tyre”, tha zonja Shabiu.

Protestat janë më të mëdhatë e zhvilluara në Republikën Islamike që nga viti 2019. Shumica janë përqendruar në veriperëndim të Iranit të populluar nga kurdët, por janë përhapur edhe në kryeqytet e të paktën 50 qytete e qyteza, gjithandej Iranit. Orgaizata joqeveritare për të drejtat e njeriut me seli në Oslo, Iran Human Rights, tha në një raport të mërkuren se të paktën 201 veta, përfshirë këtu 23 fëmijë, janë vrarë gjatë protestave mbarëkombëtare në Iran.

Marrë nga VOA

marigona shabiu protesta ne iran

Sondazh

Poll

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë