LIVE UPDATES
Bota

Institucionet e BE-së “nuk janë në dijeni” për propozimin franko-gjerman

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ishte i pari që njoftoi më 8 tetor se Parisi dhe Berlini kanë propozuar që shteti i tij të lejojë që Kosova të anëtarësohet në institucione dhe organizata ndërkombëtare, përfshirë Kombet e Bashkuara, në këmbim të anëtarësimit të shpejtë të Serbisë në BE.

12 Tetor 2022, 18:39 Nga I.A
Institucionet e BE-së “nuk janë në dijeni” për
Oliver Varhelyi

BRUKSEL- Institucionet e Bashkimit Evropian nuk janë në dijeni për propozimin që Franca dhe Gjermania u kanë ofruar Kosovës dhe Serbisë. Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ishte i pari që njoftoi më 8 tetor se Parisi dhe Berlini kanë propozuar që shteti i tij të lejojë që Kosova të anëtarësohet në institucione dhe organizata ndërkombëtare, përfshirë Kombet e Bashkuara, në këmbim të anëtarësimit të shpejtë të Serbisë në BE.

Se ky propozim ekziston është konfirmuar edhe nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, por ai ka thënë se “nuk ka diçka përfundimtare që do të thuhet se ky është propozimi franko-gjerman”.

Komisionari për Zgjerim i BE-së, Oliver Varhelyi, tha se nëse ekziston një propozim i tillë, atëherë BE-ja edhe “ndoshta mund të kontribuojë” në të.

“Siç e ka shpjeguar presidenti [i Serbisë, Aleksandar] Vuçiç, ai e ka pranuar këtë propozim nga Franca dhe Gjermania, prandaj mendoj se për këtë çështje është më mirë të flasin Berlini dhe Parisi. Ne nuk jemi në dijeni të një propozimi të tillë. Natyrisht, nëse ka një propozim të tillë, ne do të ishim më se të interesuar për ta shikuar. Jo, vetëm për ta shikuar, por ndoshta ne do të mund edhe të kontribuonim”, tha Varhelyi gjatë një konference për media pas publikimeve të raporteve të progresit për shtetet e Ballkanit Perëndimor dhe Turqisë.

Njohësit e çështjeve politike në Prishtinë dhe Beograd, i kanë thënë Radios Evropa e Lirë se një propozim i tillë Kurtit dhe Vuçiçit u ka arritur përmes këshilltarëve për dialogun Kosovë-Serbi, Jenns Plettner dhe Emmanuel Beaune, të kancelarit gjerman, Olaf Scholz, dhe presidentit francez, Emmanuel Macron.

Megjithatë, ambasadat e Gjermanisë dhe Francës në Kosovë nuk kanë konfirmuar se shtetet e tyre përkatëse kanë një nismë apo dokument-propozim që do të mund të ishte një kornizë e re e dialogut midis Kosovës dhe Serbisë për arritjen e një marrëveshjeje ligjërisht të obligueshme për normalizimin e raporteve.

Dialogu midis Kosovës dhe Serbisë ka nisur më 2011 dhe ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian. Së fundmi, Franca dhe Gjermania kanë shtuar përpjekjet për të shtyrë Prishtinën dhe Beogradin drejt arritjes së një marrëveshjeje. Macron dhe Scholz përmes një letre dërguar Kurtit dhe Vuçiçit më 4 shtator, u kërkuan që të jenë të gatshëm për vendime të vështira në dialog.

Kosova dhe Serbia kanë qëndrime të kundërta sa i përket përfundimit të dialogut. Përderisa Kosova kërkon që një marrëveshje përfundimtare të përfshijë njohjen reciproke, Serbia kërkon një zgjidhje kompromisi, por pa specifikuar se për çfarë zgjidhje bëhet fjalë.

Marrë nga REL

oliver varhelyi

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet