LIVE UPDATES
Bota

"Evropa po përgatitet të përgjigjet"/ Analiza: Pse Trump po has vështirësi në vendosjen e tarifave

Plani ishte i thjeshtë për dekada të tëra dhe Trump ka mbështetur tarifat. Tani, në mandatin e tij të dytë, ai do t'i rriste ato në mënyrë dramatike në nivel global dhe do të mblidhte triliona dollarë për qeverinë federale, do të ulte taksat për amerikanët dhe do të tërhiqte prodhues në rajonet industriale të vendit, duke krijuar miliona vende pune.

31 Maj 2025, 22:01 Nga E. D
"Evropa po përgatitet të përgjigjet"/ Analiza: Pse
Donald Trump

SHBA- Ndërsa plani tarifor i Donald Trump po zhvendoset nga një gjykatë në tjetrën në mënyrë që presidenti amerikan të zbatojë politikën që ai e ka përshkruar si një armë për çlirimin ekonomik të Shteteve të Bashkuara partnerët tregtarë të SHBA-së ruajnë rezervat e tyre nëse mund të arrijnë apo jo një marrëveshje me të. Karakteristike ishte njoftimi i Komisionit Evropian të shtunën, ku ndër të tjera shpreh shqetësimet e Evropës, ndërkohë që njofton edhe kundërsulmin e vet me kundërmasa.   

The Guardian i përshkruan veprimet e presidentit amerikan si veprime nga optimizmi i tij absolut në lidhje me planin ekonomik. Tarifat janë të lehta, pohoi Trump marsin e kaluar, por as ai, as administrata e tij dhe as pjesa tjetër e botës, nuk e kanë kuptuar këtë. Presidenti amerikan u përfshi në mosmarrëveshje ligjore, pasi brenda javës Gjykata Tregtare e Nju Jorkut fillimisht bllokoi politikën e tij tregtare, ndërsa pak më vonë Gjykata Federale e Apelit rivendosi tarifat, megjithëse përkohësisht. 

Plani ishte i thjeshtë për dekada të tëra dhe Trump ka mbështetur tarifat. Tani, në mandatin e tij të dytë, ai do t'i rriste ato në mënyrë dramatike në nivel global dhe do të mblidhte triliona dollarë për qeverinë federale, do të ulte taksat për amerikanët dhe do të tërhiqte prodhues në rajonet industriale të vendit, duke krijuar miliona vende pune.

Megjithatë, kjo përpjekje drastike për të ristrukturuar ekonominë globale doli të ishte shumë më e ndërlikuar. Herë pas here gjatë katër muajve të fundit, realiteti nuk i ka përmbushur retorikat. Kërcënimet u pasuan nga vonesa dhe përjashtimet lindën nga valët tarifore gjoja universale. Trump u kthye në detyrë i vendosur të injorojë të gjitha paralajmërimet që e çuan administratën e tij të parë të hezitonte për të zbatuar idetë e tij më ekstreme.

Shumë kohë para se presidenti të kthehej në Shtëpinë e Bardhë, ai ishte zotuar të rriste tarifat për dy partnerët më të mëdhenj tregtarë të vendit të tij dhe të fillonte një luftë tregtare me ekonominë e dytë më të madhe në botë.

Tregues i zhgënjimit që mbizotëron në botë për shkak të "kthimit prapa" amerikan është njoftimi i sotëm i Komisionit, i cili shprehu "keqardhje të thellë" për tarifat e reja të Donald Trump mbi çelikun dhe aluminin, të cilat "minojnë përpjekjet aktuale për të arritur një zgjidhje të negociuar" me Shtetet e Bashkuara, siç deklaroi Komisioni Evropian.

Pas një periudhe tensionesh, Evropa shpresonte për një “shtysë të re” në negociata, pas bisedës telefonike midis Donald Trump dhe Presidentes së Komisionit Ursula von der Leyen një javë më parë. Komisioneri Evropian i Tregtisë Maros Šefčovič dhe homologu i tij amerikan Howard Lutnick janë takuar disa herë ditët e fundit.

Diskutime të reja mund të zhvillohen gjithashtu të martën dhe të mërkurën, në margjinat e një takimi ministror të Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD) në Paris, ku marrin pjesë kryesisht vendet perëndimore.

Për të vendosur tarifa të përgjithshme për vendet nga Meksika dhe Mauritiusi deri te Kina dhe Çadi, qeveria shpalli një “emergjencë kombëtare” dhe përdori Aktin Ndërkombëtar të Fuqive Ekonomike të Emergjencës (IEEPA), një ligj i vitit 1977, si justifikim ligjor.

Sipas Shtëpisë së Bardhë, rrjedha ndërkufitare e fentanilit dhe fakti që SHBA-të importojnë më shumë sesa eksportojnë përbëjnë nevoja urgjente që justifikojnë vendosjen e tarifave sipas IEEPA-s. Megjithatë, gjykata tregtare nuk u pajtua.

donald trump

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj