LIVE UPDATES
Bota

Izraeli dhe SHBA-të hedhin poshtë kërkesat e Hamasit për armëpushimin: Përgjigja e tyre ishte e papranueshme

Grupi i Hamasit deklaroi se ishte gati të lironte 10 pengje të gjallë dhe të dorëzonte 18 të vdekur, por jo brenda afatit kohor të propozimit amerikan.

31 Maj 2025, 21:30 Nga r.ll
Izraeli dhe SHBA-të hedhin poshtë kërkesat e Hamasit për
foto ilustruese

SHBA- Izraeli e konsideron përgjigjen e Hamasit ndaj propozimit të palës amerikane në lidhje me një armëpushim dhe lirimin e pengjeve si negative, ndërsa Uashingtoni e ka hedhur poshtë duke e cilësuar si "të papranueshme".

Ditën e sotme Hamasi iu përgjigj propozimit të SHBA-së. Pa deklaruar qartë nëse e pranon apo e refuzon atë, grupi kërkoi ndryshime në afatin kohor për dorëzimin e pengjeve (dhe gjithashtu të trupave të disave që nuk janë më gjallë), ndërkohë që u rikthye edhe te kërkesat e përcaktuara për një ndërprerje të plotë të armiqësive, pra armëpushim të përhershëm.

Pavarësisht se zyrtarët palestinezë thanë se iu përgjigjën pozitivisht dhe kërkuan korrigjime në propozimin e Steve Witkoff, Izraeli dhe SHBA-të deklaruan se e hedhin poshtë atë që kërkon Hamasi. Në një reagim fillestar, një zyrtar izraelit u tha gazetarëve në mënyrë anonime se qeveria e Netanyahut e sheh përgjigjen e Hamasit "në thelb si një refuzim".

Megjithatë, pavarësisht njoftimit të Hamasit, një burim i përfshirë në proces i tha Times of Israel se ndërmjetësit ende po punojnë për të zbutur disa nga ndryshimet që ka kërkuar. Ai tha gjithashtu se përgjigja e Hamasit përfshin një kërkesë që e bën më të vështirë për Izraelin të rifillojë luftimet nëse bisedimet për një armëpushim të përhershëm nuk përfundojnë deri në fund të armëpushimit 60-ditor.

Përgjigja e ndërmjetësuesit amerikan ishte se përgjigjja e Hamasit "është plotësisht e papranueshme dhe do të çojë vetëm në tërheqjen tonë".

Hamasi tha se ishte gati të lironte 10 pengje të gjalla dhe të dorëzonte 18 të vdekur. Të gjithë u rrëmbyen gjatë pushtimit të Izraelit jugor më 7 tetor 2023. Në këmbim, Hamasi kërkoi lirimin e një numri të rënë dakord të të burgosurve palestinezë të mbajtur nga Izraeli. Ky propozim, vazhdoi Hamasi, "synon arritjen e një armëpushimi të përhershëm, një tërheqje të plotë nga Rripi i Gazës dhe sigurimin e ofrimit të ndihmës për popullin dhe familjet tona në Rripin e Gazës".

Dje, të premten, Izraeli e paralajmëroi Hamasin të pranonte propozimin amerikan ose "do të shkatërrohej", siç deklaroi në mënyrë karakteristike Ministri i Mbrojtjes, Izrael Katz. Megjithatë, Izraeli ende nuk ka deklaruar shprehimisht nëse e pranon propozimin amerikan.

Çfarë propozoi Hamasi?

Hamasi kërkon që kthimi i pengjeve të bëhet në pesë faza, në vend të dy në javën e parë. Këta janë 10 pengje të gjallë dhe 18 trupa në këmbim të një numri të rënë dakord të të burgosurve palestinezë.

Burime me njohuri për çështjen, thonë se Hamasi dëshiron të lirojë katër pengje të gjallë në ditën e parë të armëpushimit 60-ditor, nga dy në ditën e 10-të dhe të 30-të, dhe në ditën e fundit të marrëveshjes do të lirojë katër pengje të tjera .

Hamasi po ofron gjithashtu të kthejë trupat e pengjeve në ditën e 30-të dhe të 50-të të armëpushimit të propozuar.

Hamasi gjithashtu propozon në propozimin e tij një armëpushim të përhershëm, një tërheqje të plotë nga Rripi i Gazës dhe sigurimin e rrjedhës së ndihmave për palestinezët.

Edhe pse plani i propozuar nga SHBA-të nuk është bërë publik, Reuters raporton se pikat kryesore të tij janë si më poshtë :

- Një armëpushim 60-ditor

- Lirimi i 28 pengjeve izraelite, të gjallë dhe të vdekur, në javën e parë dhe 30 të tjerëve sapo të hyjë në fuqi armëpushimi i përhershëm

- Lirimi i 1,236 të burgosurve palestinezë dhe mbetjeve mortore të 180 palestinezëve të vdekur

- Dërgimi i ndihmës humanitare në Gaza përmes Kombeve të Bashkuara dhe organizatave të tjera.

hamas izrael armepushim ne gaza

Sondazh

Poll

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët