LIVE UPDATES
Bota

Çfarë dihet për raportet mes Rusisë dhe Koresë së Veriut

Peniani, që veçse përballet me një sërë sanksionesh ndërkombëtare për shkak të programit të tij të armëve bërthamore, vazhdimisht ka mohuar se furnizon me armë Rusinë.

5 Shtator 2023, 22:36 Nga I.A
Çfarë dihet për raportet mes Rusisë dhe Koresë
Kim Jong Un dhe Vladimir Putin

SHBA- Shtetet e Bashkuara thanë se lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, do të udhëtojë për në Rusi për t’u takuar me presidentin Vladimir Putin. Takimi, sipas Uashingtonit, do të ndodhë më vonë gjatë këtij muaji dhe do të diskutohet që Moskës t’i ofrohen armë për luftën e saj në Ukrainë.

Peniani, që veçse përballet me një sërë sanksionesh ndërkombëtare për shkak të programit të tij të armëve bërthamore, vazhdimisht ka mohuar se furnizon me armë Rusinë.

Por, zëdhënësja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, Adrienne Watson, tha më 4 shtator se “negociatat për armë” mes Koresë së Veriut dhe Rusisë kanë përparuar dhe se Kim pritet të udhëtojë për në Rusi.

Kremlini deklaroi të martën se nuk kishte “asgjë për të thënë” sa i përket raportimeve për takimin Kim-Putin, duke shtuar se nuk ishte në gjendje të konfirmonte nëse një takim i tillë do të mbahet.

Në këtë tekst mund të mësoni krejt çfarë dihet për raportet mes Rusisë dhe Koresë së Veriut:

Javën e kaluar, Uashingtoni tha se – pavarësisht mohimeve – Peniani ka furnizuar me raketa për këmbësori dhe predha të tjera Moskën më 2022. Këto armë, sipas SHBA-së, u përdorën nga grupi i mercenarëve rusë, Wagner.

Joseph Dempsey, hulumtues në Institutin Ndërkombëtar për Studime Strategjike, tha se Moska është e interesuar më së shumti për predhat e artilerisë të cilat mund të integrohen lehtësisht.

“Koreja e Veriut ka të ngjarë që ka furnizimin më të madh të predhave për artilerinë për armët e modelit sovjetik dhe artileri që mund të përdoret për të mbushur inventarin e zbrazur rus të armëve, për shkak të konfliktit në Ukrainë”, tha Dempsey për AFP-në.

Armatimi më i sofistikuar i Koresë së Veriut do të ishte më i vështirë që të integrohej në ushtrinë ruse, tha ai, duke shtuar se aftësitë dhe kapaciteti për prodhim në masë i Veriut mbetet i paqartë.

Peniani ishte në gjendje të furnizonte Rusinë me municione sepse “ky shtet ka 70 vjet që përgatitet për luftë”, tha Cho Han-bum, hulumtues i lartë në Institutin korean për Bashkim Kombëtar.

Analistët thanë se Rusia ka gjithçka që Veriu i varfër ka nevojë.

“Rusia është shtet që eksporton ushqim, është shtet që eksporton plehra, është një shtet që eksporton energji”, tha Cho.

Po ashtu ndoshta Koreja e Veriut do të kërkojë transferimin “e teknologjisë kyçe, njohurive dhe kapaciteteve prodhuese për industrinë e ushtrisë verikoreane, në mënyrë që ajo të avancohet dhe të jetë më e qëndrueshme”, Dempsey.

Në një raport të Kombeve të Bashkuara i publikuar më 2022 theksohet roli i diplomatit verikorean në Moskë sa i përket blerjes të një sërë teknologjish të raketave balistike. Madje, ishin blerë edhe rreth 3.000 kilogramë çelik për programin e nëndetëseve të Penianit.

Koreja e Veriut po ashtu mund të përfitojë në aspektin diplomatik nga arritja e një marrëveshjeje, duke i dërguar mesazh Kinës.

“Që nga epoka e Luftës së Ftohtë, Koreja e Veriut gjithmonë ka praktikuar të ashtuquajturi “diplomaci të lavjerrësit” mes Kinës dhe Bashkimit Sovjetik, duke shkuar sa andej-këndej, me qëllim që të maksimizojë përfitimet për vete”, tha Park Won-gon, profesor në Universitetin Evha.

“Mendoj se një gjë e tillë ka nisur të praktikohet sërish tani”.

Rusia, një aleate e kamotshme e Penianit, ka qenë një mbështetëse thelbësore për shtetin që për dekada është i izoluar. Moska në të kaluarën madje ka financuar Korenë e Veriut.

Por, Bashkimi Sovjetik reduktoi fondet për Veriun në kohën kur nisi të synonte pajtimin me Seulin në vitet ’80. Më 1991, Peniani u godit rëndë nga rënia e Bashkimit Sovjetik.

Federata Ruse dhe Veriu mbajtën samitin e tyre të parë më 2000, kur një deklaratë e përbashkët – që ishte e përqendruar në bashkëpunimin ekonomik dhe këmbimin diplomatik – u nënshkrua.

Nënshkrimi i marrëveshjes mes presidentit rus, Vladimir Putin, dhe të ndjerit Kim Jong Il – babait dha paraardhësit të liderit aktual verikorean, Kim Jong Un – shënoi një arritje të madhe në rivitalizimin e raporteve dypalëshe pas një periudhe ngecjeje.

Kim Jong Un realizoi vizitën e tij të parë zyrtare në Rusi më 2019, kur synonte raporte më të ngushta me aleatët tradicionalë të shtetit të tij në mes të një mospajtimi me Uashingtonin sa i përket programit bërthamor.

Atëbotë, Kim dhe Putin nuk lëshuan një deklaratë të përbashkët pas takimit.
Por, Kim menjëherë mbështeti Moskën në pushtimin e Ukrainës. Madje, sipas Uashingtonit, ai ka furnizuar Rusinë me raketa dhe predha.

Në korrik, Putin lavdëroi “mbështetjen e fuqishme nga Peniani për operacionin e posaçëm ushtarak kundër Ukrainës.

Javën e kaluar në Kombet e Bashkuara, SHBA-ja, Britania, Koreja e Jugut dhe Japonia thanë se çdo marrëveshje për rritjen e bashkëpunimit midis Rusisë dhe Koresë së Veriut do të përbënte shkelje të rezolutave të Këshillit të Sigurimit. Këto rezoluta – që janë mbështetur nga Moska – ndalojnë arritjen e marrëveshjeve për armët me Penianin.

Për të shmangur akuzat për shkelje të rezolutave, dy aleatët ka të ngjarë që të arrijnë “një marrëveshje prapa dyerve të mbyllura pa bërë një njoftim zyrtar” për të, tha për AFP-në, Cheong Seong-chang, drejtor i studimeve të Koresë së Veriut në Institutin Sejong.

“Kim dhe Putin pritet që thjesht të thonë se janë pajtuar për bashkëpunim në një gamë fushash, pa specifikuar se për çfarë janë pajtuar konkretisht”.

Nëse Moska dhe Peniani shtyn përpara furnizimet me armë, gjetja e tyre do të bëhet “përgjegjësi e komunitetit ndërkombëtar” në mënyrë që këto dy shtete të mbahen përgjegjëse.

“Sa u përket predhave, Koreja e Veriut mund t’i transportojë ato përmes trenave sepse ato janë relativisht të vogla”.

Marrë nga REL

kim jong un lufta ukraine-rusi vladimir putin

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj