LIVE UPDATES
Bota

Mund të qëndrojë në qiell deri në 27 orë, çfarë është droni “Bayraktar”

Droni TB2 është zhvilluar në Turqi nga Selcuk Bayrakar, i diplomuar në Institutin e Teknologjisë të Masaçusetsit

31 Maj 2022, 11:10 Nga DOSJA

Mund të qëndrojë në qiell deri në 27 orë,

Dron TB2 Bayraktar

Si kanë pasur ndikim kaq të madh në konfliktet e fundit dronët turq, që janë relativisht të lirë?

Në një panair tregtar në kryeqytetin e Azerbajxhanit, Baku, më 28 maj, turma të mëdha u mblodhën për të bërë selfie së bashku me një dron TB2 Bayraktar (Flamurtar). Kjo ngjarje ilustroi famën që kjo fluturake ka arritur që nga fluturimi i saj i parë më 2014.

Vizitorët në Festivalin e Hapësirës Ajrore dhe të Teknologjisë bëjnë fotografi me një dron Bayraktar më 28 maj.
Në Ukrainë, ku të paktën 36 fluturake të llojit TB2 janë blerë nga forcat e armatosura ukrainase, një këngë iu dedikua këtyre dronëve dhe po ashtu disa kafshë ukrainase janë emëruar Bayraktar, në nder të fluturakes.

Protestuesit ukrainas, po ashtu, janë incizuar duke kënduar këngën e Bayraktarit, për t'i tallur trupat ruse. Droni i madhësisë së avionëve civilë sërish u bë kryetitull në media më 29 maj, kur lituanezët përmes donacioneve grumbulluan 5 milionë euro për të blerë një TB2 për Ukrainën, teksa ky vend po lufton pushtimin rus.

Droni TB2 është zhvilluar në Turqi nga Selcuk Bayrakar, i diplomuar në Institutin e Teknologjisë të Masaçusetsit. Ai krahasohet me amerikanin Elon Musk, për avionin unik ushtarak që ka zhvilluar dhe për një prani në rrjetet sociale, ku shpesh është i egër ndaj kritikëve të tij.

Bayraktar, i cili është shef i teknologjisë në kompaninë e mbrojtjes Baykar, më 2016 është martuar me vajzën e presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.

Bayraktar TB2 mund të qëndrojë në qiell deri në 27 orë dhe kjo mundësohet nga një motor i thjeshtë me helikë dhe po ashtu mund të fluturojë deri në 150 kilometra nga baza e tij. Kjo fluturake, po ashtu, mund të pajisjet me katër raketa të llojit të “mikro municioneve të mençura”, që janë mjaft të sakta për të shkatërruar automjete të blinduara nga disa kilometra distancë.

Por, ky dron shihet si revolucionar për shkak të kostos realitivisht të lirë dhe disponueshmërisë së lehtë. Dronët e mëdhenj ushtarakë të prodhuar nga Shtetet e Bashkuara, sikurse MQ-9 Reaper, kushtojnë dhjetëra-miliona dollarë dhe madje shtetet që mund të përballojnë një teknologji të tillë ka pak gjasa që mund t'i blejnë këto fluturake.

Uashingtoni miraton shitjet ushtarake vetëm për disa qeveri të zgjedhura dhe dronët e kushtueshëm amerikanë gjerësisht shihen se dështojnë që të përmbushin konceptin e “përballimit të humbjes” së avionëve pa pilot.

Pilotët e dronëve ushtarakë të Turqisë në një qendër kontrolli për dronët Bayraktar TB2 në Qipron Veriore në dhjetor të vitit 2019.
Turqia, që ka në krye një president islamist, ka më pak kritere sa i përket shitjeve të armëve dhe TB2 aktualisht po përdoret nga të paktën 11 ushtri. Disa shtete të tjera po presin dërgesat me këta dronë, përfshirë edhe Poloninë, që është shteti i parë i Bashkimit Evropian që ka blerë këta dronë.

Presidenti i Polonisë, Andrzej Duda duke shikuar dronët Bayraktar TB2 në Turqi në maj të vitit 2021.
Çmimi për një njësi të Bayraktar TB2 nuk është bërë publik, por organizatorët lituanezë të mbledhjes së fundit të fondeve kanë sugjeruar se 5 milionë euro janë të mjaftueshme për një dron. Është e paqartë nëse një stacion shoqërues komandues do të blihet së bashku me dronin.

Dronët TB2 janë përdorur nga Turqia në ato që ajo i quan operacione “kundër terrorizmit” kundër militantëve kurdë, por edhe në luftën civile që ende po vazhdon në Libi. Por, ndikimi i tyre shkatërrues u pa gjatë konfliktit të vitit 2020 mbi rajonin e kontestuar të Nagorno Karabakut, kur dronët TB2 u përdorën nga Azerbajxhani kundër forcave etnike armene.

Dhjetëra video të publikuara nga Azerbajxhani tregonin luftëtarët armenë duke ikur teksa raketat niseshin drejt automjeteve, për dallim nga konfliktet e mëhershme kur makinat e tyre të blinduara ishin të sigurta duke u fshehur pas pemëve ose kodrave.

Një luftëtar armen, me të cilin Radio Evropa e Lirë bisedoi më 2020, deklaroi se dronët mund të dëgjoheshin “vazhdimisht” në qiell gjatë ofensivës masive të Azerbajxhanit për të rimarrë Nagorno Karabakun dhe ushtarët armenë u detyruan që të ecnin vetëm në zona të hapura si “mbrojtje” e vetme kundër raketave Bayraktar. Një luftëtar i vetëm dukej se nuk ia vlente të vritej me një raketë të shtrenjtë.

Ndikimi i TB2 në konfliktin në Ukrainë fillimisht dukej të ishte i madh, me Kievin që postoi disa video të objektivave të mëdhenj, përfshirë edhe anijet detare ruse që shkatërroheshin nga këta dronë. Por, publikimi i videove të tilla nuk po ndodh më aq shpesh dhe ushtria ruse pretendon se ka rrëzuar dhjetëra dronë të Ukrainës.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, kohëve të fundit ka lënë të kuptohet se këta dronë të ngadalshëm dhe lehtësisht të zbulueshëm, mund të jenë bërë një pre e lehtë për sistemet kundërajrore ruse, duke deklaruar për gazetarët se një “histori” e mbrojtjes ajrore, nënkupton se “me gjithë respektin për dronët Bayraktar, dhe për çdo armë tjetër, mund t’iu them, sinqerisht, se kjo është një luftë e ndryshme”.

“Dronët mund të ndihmojnë, por nuk do të bëjnë dallimin”, shtoi ai.

Marrë nga REL

Sondazh

Poll
Bota 31 Maj 2022, 10:30

Tkurret ekonomia franceze

Foto ilustruese Ekonomia e Francës është tkurrur në çerekun e parë të vitit, pasi familjet kanë shpenzuar më...

Bota 31 Maj 2022, 09:35

Gazpromi ndërpret furnizimin e Holandës

Foto ilustruese Koncerni holandez i furnizimeve me energji Gasterra njoftoi se koncerni rus i energjisë Gazprom ka ndërprerë furnizimin me g...

Misteri i ujit blu që policia hodhi me presion në drejtim të qytetarëve para Parlamentit

Misteri i ujit blu që policia hodhi me presion në drejtim të qytetarëve para Parlamentit

Berisha fotografon deputetët e strukur të PS: Ky është klub mafiozësh!

Efektivët "të pamëshirshëm", nuk kursejnë me ujë me piper as fëmijët

Shehaj debat në hyrje të Kuvendit: Më tregoni urdhërin pse nuk lejohem

Berisha kërkon shkrirjen e Kuvendit: Të hapet rruga për zgjidhjen që kërkon mbarë rinia

"Deputete krimi", protestuesit godasin me vezë makinën e deputetes

Në shënjestër deputetët e Kuvendit, protestuesit të ‘armatosur' me bikerina me vezë

Kaos para Kuvendit/ E moshuara tenton të bllokojë rrugën, policia e tërheq zvarrë

Në shënjestër deputetët e Kuvendit, protestuesit të ‘armatosur' me bikerina me vezë

Flamingot “mbërrijnë” para Kuvendit: Parlament i krimit

PROTESTA

Tensionet e para jashtë Kuvendit, qytetarët tentojnë të heqin gardhin metalik, ndërhyn policia

Protesta para Parlamentit, Kuvendi ‘blindohet’ me gardhe metalike

Aksidenti tragjik te rrethrrotullimi i TEG-ut, ja momenti kur betonierja humbi kontrollin dhe ra

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, qytetarët marshojnë në rrugët e kryeqytetit: Ju erdhi fundi!

“67 vajzat e djemtë që sot morën diplomën”/ Rama: Transformimi nuk ndalet

Diplomimi i 67 oficerëve të rinj/ Rama: Deri në 2030 paga si të NATO-s

Aktivistja: Çështja e pronave të Rrjollit në Gjykatën e Lartë, nuk do t’i gëzoni!

Qytetari: Rama u rikthye përsëri atje në vendin e krimit, në Theth

Qytetari: Unë kam ardhur këtu sepse më ka sjellë halli

I riu: Ju merrni avionin dhe kuroheni jashtë, shqiptarët i keni lënë për bukën e gojës

Aksident i rëndë te rrethrrotullimi i TEG-ut, momenti kur betonieria bie nga lartësia

Dita e 53-të e protestës/ Qytetarja: Paguajmë 4.2 mln për Kanye West, spitalet janë pa ilaçe

Qytetari: I bëj thirrje të gjithë sistemit arsimor, të bashkohen në protestë

Dita e 53-të e protestës/Qytetarët nisin marshimin drejt godinës së Kryeministrisë

YouTuberi MrBeast dhe Thea Booysen i thonë ‘Po’ njëri-tjetrit, çifti kurorëzon dashurinë në martesë

Stuhia në Sarandë/ Era e fortë shkatërron çatinë e një pallati 12-katësh

"Më mirë sot sesa 10 vite më parë"/Shakira në qendër të vëmendjes në moshën 49-vjeçare

Aksidenti i rëndë te rrotullimi i TEG-ut, pamje nga vendngjarja

Rrezikuan të mbyteshin në det, Policia Kufitare shpëton pesë anëtarët e një familjeje në Himarë

Protestat para Kuvendit, Lamallari: Të intimidosh deputetët nuk është demokraci

Berisha: Protesta po firmos fundin e sundimtarit më të keq që ka pasur Shqipëria pas Enver Hoxhës

Berisha: Turizmin e ka shkatërruar narkoeuro dhe qëndrimi i Ramës ndaj shqiptarëve të Kosovës

Berisha: Rama po bën gjithçka kundër protestës duke përdorur policinë kriminale

Ministri Gogu: Reforma në Drejtësi po konsolidohet, por sistemi përballet ende me sfida

Bylykbashi:E papranueshme që nuk vjen drejtori i Policisë së Shtetit. Gjiknuri:Nuk ka asnjë detyrim

Debate në komisionin për Reformën Zgjedhore/Vokshi përplaset me Gjiknurin: Mos më thuaj mua e dashur

A do të realizojë regjisori Christopher Nolan një film horror pas suksesit global të “Odyssey” ?

Aksident në aksin Rrogozhinë-Lushnjë/Furgoni përplas mjetin bujqësor, 50-vjeçari përfundon te Trauma

Stuhia bën kërdinë, xhama të thyer e pemë të rrëzuara, tre persona përfundojnë në spital

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij