LIVE UPDATES
Bota

"Çfarë është e gatshme të ofrojë Evropa për të mbrojtur Ukrainën?" DW: Garanci sigurie po, por nga do të vijnë paratë?

Franca dhe Britania e Madhe janë dy vendet që kanë shkuar më larg në lidhje madje edhe me vendosjen e ushtarëve të tyre në tokën ukrainase. Por edhe Emmanuel Macron dhe Keir Starmer gjithmonë i kanë kushtëzuar angazhime të tilla me përfshirjen amerikane.

29 Gusht 2025, 18:07 Nga N.F
"Çfarë është e gatshme të ofrojë Evropa
Foto

GJERMANI- Ministrat e Mbrojtjes dhe të Jashtëm të BE takohen në Kopenhagen. Çfarë është e gatshme të ofrojë Evropa për të mbrojtur Ukrainën? Këto javë janë periudhë ulje-ngritjesh për evropianët.  Njëherë ata lihen mënjanë dhe as nuk merren në konsideratë, kur Presidenti i SHBA-së, Donald Trump negocion me kreun e Kremlinit, Vladimir Putin.

Pastaj befas ata vendosen në qendër të vëmendjes, sepse marrëveshja e supozuar duhet të mbështetet ushtarakisht, domethënë, të ofrojnë  garanci sigurie për Ukrainën: Madje edhe me trupa tokësore të vendosura jo shumë larg fushave të betejës ukrainase e kryesisht pa mbështetjen e SHBA-së. Trump mund të përfytyrojë vetë të ofrojë pak mbështetje nga ajri, si u tha, pavarësisht se është e paqartë, ç'do të thotë kjo në rast krize.

Që pas samiteve në Alaska dhe Uashington dhjetë ditë më parë po spekulohet rreth garancive të sigurisë pë Ukrainën, edhe pse armëpushimi që evropianët supozohet të garantojnë deri më tani nuk është arritur. E madje as që duket në horizont. Megjithatë, ministrat e Mbrojtjes dhe të Jashtëm të BE do të duhet të adresojnë këtë çështje mjaft delikate në takimin e tyre në Kopenhagen (29.08.).

Kallas kërkon garanci "të besueshme dhe të fuqishme"

Ka disa ide, si duhet të jenë garanci të tilla sigurie. Ato duhet të jenë "të besueshme dhe të fuqishme", kërkoi shefja e Politikës së Jashtme të BE-së, Kaja Kallas para takimit ministror në Kopenhagen. Paqeruajtësit perëndimorë duhet të jenë "të aftë të mbrojnë veten". Vetë Komisionerja e BE-së, Kallas nuk ka trupa të BE dhe është e lirë nga presioni i marrjes së përgjegjësisë në rast emergjence. Situata ndryshon për ministrat e Mbrojtjes. Ka mjaft në ministritë e tyre që pyesin veten se si duhet të jetë vetëmbrojtja evropiane kur në anën tjetër ke një fuqi bërthamore.

Ekziston konsensus brenda BE, se mbështetja amerikane ka tepër rëndësi, qoftë edhe vetëm për hir të parandalimit bërthamor. Franca dhe Britania e Madhe janë dy vendet që kanë shkuar më larg në lidhje madje edhe me vendosjen e ushtarëve të tyre në tokën ukrainase. Por edhe Emmanuel Macron dhe Keir Starmer gjithmonë i kanë kushtëzuar angazhime të tilla me përfshirjen amerikane.

Cila është strategjia e Trump?

Kjo përfshirje nuk dihet. Madje edhe njohës të mirë të Uashingtonit zyrtar, pyesin secilat interesa ndjek Donald Trump në Ukrainë.

Çfarë po përpiqet të arrijë Donald Trump me samitet dhe telefonatat e tij kryesisht të papërgatitura? Kjo nuk kuptohet qartë. Njëherë ai e akuzon Ukrainën se në thelb është agresore pse zgjat lufta më shumë se tre vjet e gjysmë. Herë tjetër shpall Presidentin rus Vladimir Putin si problem, si dikush që përhap "mashtrime" dhe bën diçka krejtësisht të ndryshme nga ajo që sapo kishte premtuar në telefonatë.

Por strategjia e Trump është thelbësore për evropianët dhe vlerësimin e rreziqeve për Evropën.  Thomas Kleine-Brockhoff, drejtor i Këshillit Gjerman për Marrëdhëniet me Jashtë (DGAP) është i mendimit, se "interesi i Trump në luftën e Ukrainës është riorganizimi i rendit botëror". Presidenti amerikan po kërkon afrim me Rusinë me qëllimin e një rendi të madh fuqish "në të cilin lojtarët e mëdhenj vendosin dhe lojtarët e vegjël duhet të nënshtrohen", u shpreh ai për ARD/Bruksel. Për Kleine-Brockhoff kjo shpjegon edhe pse zgjidhjet e propozuara nga vetë Trump janë shpesh në kurriz të Ukrainës. Një fund i shpejtë i luftës është përparësia e tij, "në mënyrë që ai të mund ta vendosë këtë rend me Putinin dhe Xi Jinping".

Si të mbrohet Ukraina e nga do të vijnë paratë?

Edhe më urgjente se debati rreth mekanizmave mbrojtës pas armëpushimit - ende relativisht teorik - është pyetja shumë konkrete në Kopenhagen: si mund ta mbrojnë më mirë evropianët Ukrainën që tani. Forcimi i ushtrisë ukrainase konsiderohet si garancia më e rëndësishme e sigurisë për vendin - të paktën për momentin, dhe për sa kohë që Putini nuk tregon shenja të reduktimit të sulmeve ushtarake ndaj pozicioneve ushtarake dhe popullsisë civile.

"Tani është bërë mjaftueshëm e qartë se Putini po luan me kohën", shpjegon drejtori i Institutit DGAP, Kleine-Brockhoff. Prandaj, evropianët duhet t'ia bllokojnë planet Putinit. Kjo përfshin ndërtimin e kapaciteteve të industrisë së mbrojtjes ukrainase dhe bashkëpunimin në mbrojtje, por edhe burime të reja financimi - për shembull, pyetja se "si mund të përdoren asetet ruse në mënyrë më efektive se sot". Kjo pritet të diskutohet të shtunën, kur të mbërrijnë edhe ministrat e Jashtëm në Kopenhagë. Disa prej tyre duan të konfiskojnë asetet ruse të investuara në Evropë dhe t'i përdorin ato për të mbështetur Ukrainën.

Deri më tani, investimet ruse, të vlerësuara në mbi 200 miliardë euro, vetëm sa janë ngrirë. Evropianët po i tërheqin interesat e këtyre aseteve dhe po i kanalizojnë ato në ndihmë të Ukrainës. Megjithatë, disa kryeqytete evropiane, përfshirë Berlinin, janë të shqetësuar për hapat e mëtejshëm, për shkak të humbjes së besueshmërisë. Edhe shtete të tjera autoritare në Evropë mund të bëhen skeptike dhe të tërheqin asetet e tyre. Janë disa vende që duan ta parandalojnë këtë. Që kjo temë diskutohet në Kopenhagen lidhet me interesimin e kryediplomates, Kaja Kallas, po nëse do të ketë progres nuk dihet./ DW

be ukraine

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj