Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Sulmet ajrore u kryen të enjten në Sana, sipas raportimeve nga media lokale dhe izraelite.
JEMEN - Kryeministri i Huthive raportohet se u vra gjatë sulmeve ajrore izraelite në kryeqytetin e Jemenit, Sana. Kanali televiziv jemenas "Al-Jumhuriya" dhe gazeta "Aden Al-Ghad" raportuan se kryeministri i organizatës, Ahmed al-Rahawi, u vra në një sulm izraelit në një apartament. Sipas raportimeve, së bashku me të u vranë edhe disa nga bashkëpunëtorët e tij.
Raportimet tregojnë se ky ishte një sulm i veçantë nga ai i së enjtes, i cili kishte në shënjestër dhjetë ministra të lartë të Huthive, të mbledhur jashtë kryeqytetit për të dëgjuar një fjalim të udhëheqësit të organizatës, Abdul Malik al-Houthi.
Rezultati i këtij sulmi ende nuk është përcaktuar plotësisht, megjithatë burime politike të cituara të enjten nga kanali izraelit Channel 13 pretendojnë se “vlerësimet janë pozitive, duket se sulmi pati sukses”, ndërsa Ynet raportoi se “po rritet bindja se e gjithë elita ushtarake dhe qeveritare e Huthive u shkatërrua në sulm”.
Shërbimet sekrete izraelite kishin siguruar informacione në kohë reale mbi mbledhjen, çka bëri të mundur sulmin, i cili u realizua pavarësisht mbrojtjes së fortë ajrore në zonë, sipas raportimeve. Ndër zyrtarët e Huthive që u shënjestruan nga izraelitët ishin Ministri i Mbrojtjes dhe shefi i shtabit të përgjithshëm të organizatës.
Ministri i Mbrojtjes, Mohammed Nasser al-Atifi, mbante këtë post që prej vitit 2016 dhe konsiderohej si zyrtari më i lartë në strukturën ushtarake të organizatës. Thuhet se kishte krijuar lidhje të ngushta me Gardën Revolucionare të Iranit dhe me Hezbollahin, dhe se kishte marrë pjesë drejtpërdrejt në operacione kundër Izraelit.
Në shënjestër ishte gjithashtu edhe shefi i shtabit të përgjithshëm, Mohammed al-Ghamari, i cili ishte plagosur rëndë, por nuk ishte vrarë, në një tjetër sulm izraelit në Jemen në qershor, gjatë luftës kundër Iranit.
Foto nga DSEI UK 2025 LONDËR - Zyrtarët izraelitë nuk do të ftohen në Ekspozitën Ndërkombëtare të Mbrojtjes dh...
Kaja Kallas KOPENHAGEN - Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Politikën e Jashtme, Kaja Kallas, gjatë mbërritj...
foto ilustruese KOPENHAGË- Ministrat e Mbrojtjes dhe të Jashtme të Bashkimit Evropian do të bisedojnë për vazhdimin e mbë...
foto e krijuar me inteligjence artificiale BRITANI- Një rrjet ndërkombëtar mashtruesish që poston në Facebook pamje të krijua...
foto ilustruese SHBA- Përjashtimi nga tarifat për pakot e vogla që hynin në Shtetet e Bashkuara skadoi sot, një vendim q...
Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio SHBA - Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, do të udhëtojë në Meksikë ...
foto ilustruese KIEV- Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, e ka cilësuar sulmin e Rusisë me raketa dhe dronë në Kiev - ku u ...
Foto ilustruese RUSI- Ishulli rus, Novaja Zemlja, ka pasur disa javë të ngarkuara: njerëz, kamionë të rëndë për l&e...
nicolas maduro VENEZUELË- Nuk ka asnjë mundësi që forcat amerikane të pushtojnë dhe të ndryshojnë regjimin në...
foto ilustruese SHBA- Departamenti i Shtetit ka miratuar shitjen e deri në 3,350 raketave tokë-ajër RIM-174 Standard ERA...