LIVE UPDATES
Bota

Çfarë janë raketat Taurus që janë në qendër të tensioneve ruso-gjermane

Biseda për temën e ndjeshme kurrë nuk ishte planifikuar që të bëhej publike dhe rrjedha e saj në publik turpëroi Gjermaninë dhe ngriti shqetësime lidhur me sigurinë e komunikimeve të saj. E zemëruar me Gjermaninë, Moska rriti kërcënimet.

6 Mars 2024, 07:31 Nga N.F
Çfarë janë raketat Taurus që janë në qendër
Foto ilustruese

RUSI- Në ditën kur lideri opozitar rus, Aleksei Navalny, u varros në Moskë, media shtetërore ruse publikoi një audio-incizim të zyrtarëve ushtarakë gjermanë të cilët diskutonin për përdorimin hipotetik të raketave me rreze të gjatë veprimi, Taurus, në Ukrainë. Biseda për temën e ndjeshme kurrë nuk ishte planifikuar që të bëhej publike dhe rrjedha e saj në publik turpëroi Gjermaninë dhe ngriti shqetësime lidhur me sigurinë e komunikimeve të saj. E zemëruar me Gjermaninë, Moska rriti kërcënimet.

“Nëse nuk bëhet asgjë dhe populli gjerman nuk e ndal këtë, do të ketë pasoja të rënda pikë së pari për vetë Gjermaninë”, tha më 4 shkurt zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova.

Në reagimin e saj, ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock, tha se “nëse Rusia nuk do të sulmonte brutalisht këtë shtet, Ukraina nuk do të duhej të mbronte veten”, raportoi agjencia e lajmeve Dpa. Në fakt, zyrtarët gjermanë diskutuan për dërgimin e raketave Taurus vetëm në teori. Gjermania ende nuk ka miratuar dislokimin e këtyre armëve, pavarësisht se për muaj të tërë Ukraina po bën presion që të marrë armë të tilla.

Në këtë tekst mund të mësoni për atë që mediat gjermane po e cilësojnë si “aferë të përgjimeve” dhe për raketat Taurus, që janë në epiqendër të tensioneve. Të pajisura me teknologji tinëzare që i bënë ato më pak të dukshme ndaj detektimit, raketat kanë një rreze veprimi deri në 500 kilometra, që mund të ndihmojnë Ukrainën t’i bëjë presion Rusisë në Detin e Zi dhe tjetërkund.

Raketat, që janë prodhim gjermano-suedez, do të mund të arrinin caqe në thellësi të Rusisë nëse do të lëshoheshin nga toka ukrainase. Raketat janë emëruar në bazë të gjuhës latine dhe në shqip Taurus i bie “Dem”. Ukraina i ka kërkuar Gjermanisë këto raketa për të plotësuar raketat me rreze të gjatë veprimi Storm Shadow, që Kievi mori nga Britania, dhe raketat lundruese Scalp, që Franca i dërgoi Ukrainës, që pothuajse janë identike me raketat britanike.

Pranverën e vitit të kaluar, Mbretëria e Bashkuar njoftoi për dërgimin e raketave Storm Shadow, që kanë rreze veprimi prej mbi 250 kilometrash dhe i japin Ukrainës aftësi që të sulmojnë përtej vijave të frontit, përfshirë në Krimenë e pushtuar nga Rusia. Ukraina është zotuar se nuk do të përdorë këto raketa për të sulmuar territorin e Rusisë. Franca ndoqi shembullin e Britanisë dhe dërgoi raketat Scalp, pasi Kievi garantoi se ato nuk do të përdoreshin për të sulmuar tokën ruse. Së fundi, Parisi njoftoi se do të dërgojë edhe 40 raketa Scalp.

Gjermania është furnizuesja e dytë më e madhe me ndihmë ushtarake për Ukrainën pas Shteteve të Bashkuara, dhe këtë vit ka rritur edhe më shumë mbështetjen e saj. Por, kancelari gjerman, Olaf Scholz, ka refuzuar që të dërgojë raketa Taurus. Javën e kaluar ai tha se dërgimi i raketave do të paraqiste rrezik për shtetin e tij, pasi do të përfshihej drejtpërdrejt në luftë.

“Ushtarët gjermanë në asnjë pikë dhe në asnjë vend nuk duhet të lidhen me caqet që arrin ky sistem”, tha ai javën e kaluar.

Disa anëtarë të opozitës konservatore, edhe disa anëtarë të koalicionit të tij treanëtarësh, duan që të dërgojnë raketa në Ukrainë. Por, kjo ide nuk është mjaft popullore në publik. Mediat gjermane kanë sugjeruar se duke mos lejuar që të dërgohen armët Taurus në Ukrainë, kancelari jopopullor po tenton që të pozicionojë veten brenda Gjermanisë si një “Friedenskanzler” apo “kancelar të paqes” para zgjedhjeve të qershorit për Parlamentin Evropian.

“Shumë njerëz kanë frikë se lufta mund të përhapet. Scholz për një kohë të gjatë ka qenë në dijeni të kësaj ndjesie”, shkroi të premten revista Der Spiegel. “Ai dëshiron t’iu tregojë atyre: Kam parasysh shqetësimet tuaja”.

Strategët ushtarakë kanë shqetësime të tjera. Gustan Gressel, hulumtues i lartë për politika për çështje të jashtme në Këshillin Evropian, shkroi më herët gjatë këtij viti se përderisa Britania dhe Franca veçse kanë zhvilluar pasardhës për raketat e tyre Storm Shadow dhe Scalp, Gjermania ende nuk ka një pasardhës për armët Taurus.

Gjermania ka frikë se stoqet e saj me këto lloj raketash mund të zbrazen, tha ai, duke shtuar se “rusët do ta shihnin raketën duke operuar në Ukrainë dhe të merrnin informacione lidhur me kundërmasat dhe për karakteristikat e fshehura të kësaj rakete”.

Incizimi 38-minutësh, u publikua nga Margarita Simonyan, kryeredaktore e kanalit televiziv të financuar nga shteti rus, RT, të premten, në ditën e njëjtë kur Navalny u varros. Shkaku i vdekjes së kritikut të Kremlinit mbetet ende i paqartë. Po ashtu, publikimi i këtij incizimi u bë disa javë para mbajtjes së zgjedhjeve presidenciale në Rusi.

Në audio-incizim, kreu i Forcave Ajrore të Gjermanisë, Ingo Gerhartz, dëgjohet duke diskutuar për skenarët e dislokimit të raketave Taurus në Ukrainë me tre kolegë të tij para një takimi me ministrin e Mbrojtjes, Boris Pistorius.

Sipas Simonyan, kjo bisedë u zhvillua më 19 shkurt. Të katër zyrtarët ushtarakë diskutuan se si raketat Taurus do të mund të përdoreshin nga Kievi kundër forcave pushtuese ruse dhe si Gjermania do të duhej të ndihmonte Ukrainën në aspektin teknik. Në fillim të takimit, zyrtarët folën për gjëra të zakonshme. Një pjesëmarrës iu bashkua takimit përmes Singaporit.

“Këtu ka mjaft lagështi”, tha ai.

Të katër ushtarakët më pas nisën të përgatisnin informacionet që do t’ia paraqisnin Pistoriusit për sistemin e armëve Taurus, duke synuar që të koordinonin mesazhin e tyre dhe u pajtuan që të përgatisnin disa grafika për të paraqitur sa më mirë vizualisht situatën.

“Nëse ne ndonjëherë vendosim politikisht që të mbështesim Ukrainë me to [raketat Taurus], si do të funksiononte kjo?”, pyeti një zyrtar. “Ne nuk duhet të flasim vetëm për problemet, por edhe për zgjidhjet”.

Të katërt më pas diskutuan për disa çështje që do të duhej të merrnin në konsideratë, përfshirë dërgimin, trajnimin dhe afatet kohore. Ata diskutuan detaje se çfarë Ukrainës në teori do t’i duhej ky sistem, sikurse shënjestrimi i “një ure në lindje” apo të një “depoje municionesh”. Gjatë diskutimit u bë e qartë se ata po i referoheshin urës së Kerçit që lidh Rusinë me Krimenë e pushtuar. Një nga zyrtarët tha se trajnimi për të goditur urën, që është “e madhe sa një bazë ajrore”, me gjasë do të merrte më shumë kohë.

Ata po ashtu diskutuan për vijat e mundshme të kuqe për politikanët gjermanë, përfshirë edhe dëshirën që të shmanget që ushtria gjermane të duket se është përfshirë në mënyrë të drejtpërdrejtë. Zyrtarët thanë se vendosja e shpejtë e raketave Taurus do të bëhej e mundur vetëm me pjesëmarrjen e trupave gjermane, dhe trajnimi i ushtarëve ukrainas për të përdorur vetë këto raketa do të merrte muaj kohë.

Ky incizim e bën të qartë se Qeveria gjermane nuk ka dhënë miratimin për dërgimin e raketave lundruese që po i kërkon Ukraina. Zyrtarët gjermanë nuk kanë pretenduar se audio-incizimi është i fabrikuar dhe kjo gjerësisht është kuptuar se incizimi është autentik.

Katër orë pasi u publikua audio-incizimi nga media ruse, zyrtarët gjermanë nuk reaguan fare. Më pas, të shtunën Ministria e Mbrojtjes tha se po hetonte rastin dhe Scholz e cilësoi si “çështje shumë serioze” që kërkon sqarim të shpejtë. Të dielën, ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius, dënoi rrjedhjen e informacioneve duke e cilësuar si akt të “luftës së informacionit” kundër Perëndimit dhe tha se qëllimi ishte të mbillte përçarje brenda Gjermanisë. Ai tha se nuk është rastësi që audio u publikua në ditën kur u varros Navalny.

“Është një sulm hibrid që synon dezinformimin”, tha Pistorius. “Kjo qartësisht ka të bëjë me minimin e unitetit tonë”.

Marrë nga REL

raketa taurus tensione ruso-gjermane

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj