LIVE UPDATES
Bota

Çfarë ndodh nëse Rusia përdor armë bërthamore në Ukrainë?

Më 29 mars, një raketë ruse e lëshuar nga deti goditi një ndërtesë qeveritare në Mykolaiv, duke vrarë të paktën 35 njerëz. Raketa e përdorur, “Kalibr”, mund të mbajë edhe mbushje bërthamore. Shumë prej raketave që Rusia ka përdorur në Ukrainë, mund të përdoren për sulme bërthamore, duke përfshirë raketën balistike me rreze të shkurtër veprimi “Iskander”.

5 Nëntor 2022, 14:21 Nga DOSJA
Çfarë ndodh nëse Rusia përdor armë bërthamore
Foto ilustruese

SHBA- Shumë armë që Rusia ka përdorur në Ukrainë mund të bartin bomba bërthamore. Cili do të ishte ndikimi, nëse Rusia do t’i shfrytëzonte ato? Më 29 mars, një raketë ruse e lëshuar nga deti goditi një ndërtesë qeveritare në Mykolaiv, duke vrarë të paktën 35 njerëz. Raketa e përdorur, “Kalibr”, mund të mbajë edhe mbushje bërthamore. Shumë prej raketave që Rusia ka përdorur në Ukrainë, mund të përdoren për sulme bërthamore, duke përfshirë raketën balistike me rreze të shkurtër veprimi “Iskander”.

Në gusht Rusia goditi me raketë “Iskander” qendrën hekurudhore të Ukrainës në qytetin Çaplyne, ndërsa me raketën “Kh-22” shkatërroi një qendër tregtare në Kremençuk në qershor. Por ekspertët thonë se nuk e dinë fuqinë e bombave bërthamore që këto raketa mund të mbajnë. Bomba e hedhur në Hiroshima shkaktoi një shpërthim të barabartë me 15 mijë tonë lëndë shpërthyese TNT, ose me një fuqi prej 15 kilotonësh. Armët që mund të shfrytëzohen në Ukrainë mund të variojnë nga më pak se një kiloton në disa qindra kilotonë. Sipas faqes së internetit “Nukemap”, e krijuar nga historiani Alex Wellerstein, nëse një raketë “Kalibr”, si ajo që goditi ndërtesën qeveritare në Mykolaiv do të ishte e pajisur me një bombë bërthamore me kapacitet 1 kiloton, do të shkaktonte vdekjen e mbi 18 mijë njerëzve.

Rreth 700 metra nga vendi i sulmit, pothuajse të gjitha, përveç ndërtimeve më të forta prej betoni, do të ishin shkatërruar. 500 metra larg vendit të shpërthimit të gjithë do të pësonin djegie të shkallës së tretë. Shkalla fatale e rrezatimit do të shtrihej në 780 metra. Shumica e njerëzve në këtë perimetër do të vdisnin brenda një muaji. 15 për qindëshi tjetër do të vdisnin më vonë nga kanceri. Kjo duke supozuar se bomba bërthamore do të shpërthente mbi tokë, duke shkaktuar dëm të madh, në një zonë më të gjerë.

Ndërsa një shpërthim nën sipërfaqen e tokës, shkakton pasoja më të rënda, në një hapësirë më të vogël. Shpërthimi do të shkatërronte ndërtesa banimi deri në 460 metra larg, krahasur me 700 metra të një shpërthimi mbi tokëPor brenda 220 metrash, gjithçka do të shkatërrohej, duke përfshirë godinat prej betoni. Një goditje mbi tokë shkakton shkallë shumë më të madhe rrezatimi, pasi ai përhapet nga era. Shkalla e efekteve varet nga era dhe shiu. Ky do të ishte skenari me një bombë bërthamore relativisht të vogël, prej 1 kilotoni. Nëse raketa “Kalibr” do të pajisej me një bombë 10 kilotonëshe, numri i vdekjeve nga një shpërthim mbi tokë do të rritej në mbi 53 mijë njerëz.

Shkalla e lartë dhe fatale e rrezatimit do të shtrihej deri në një kilometër nga shpërthimi. Një kilometër e gjysmë larg ndërtesat do të shembeshin, ndërsa njerëzit do të pësonin djegie të shkallës së tretë. Dritaret do të thyheshin deri në 4.25 kilometra larg. Ekspertët thonë se raketa “Kh-22”, që goditi qendrën tregtare në Kremençuk, mund të bartë një bombë prej 350 kilotonësh.

Nëse kjo do të ndodhte në qershor, do të shkaktonte vdekjen e afër 100 mijë njerëzve. Ndërtesat do të shkatërroheshin deri në 5 kilometra larg vendit të shpërthimit. Në një distancë prej 7 kilometrash njerëzit do të pësonin djegie të shkallës së tretë. Në varësi të erërave, në rast të një shpërthimi mbi tokë, pasojat e rrezatimit mund të ndihen edhe në Rusi.

Marrë nga VOA

lufta rusi-ukraine

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj