LIVE UPDATES
Bota

Zgjedhjet afatmesme, miliona amerikanë nuk do të votojnë në anglisht

Akti origjinal i të Drejtës së Votimit i vitit 1965, u përqëndrua kryesisht në të drejtat e afrikano-amerikanëve në shtetet e jugut. Akti u zgjerua në vitin 1975 për të përfshirë pakica të caktuara gjuhësore - amerikanët vendas, vendasit e Alaskës, latinët dhe amerikanët aziatikë.

5 Nëntor 2022, 11:48 Nga k.m.
Zgjedhjet afatmesme, miliona amerikanë nuk do të votojnë në
Foto ilustruese

Ditën e zgjedhjeve, më shumë se 80 milionë amerikanë do të kenë mundësinë të votojnë në një gjuhë të ndryshme nga anglishtja, falë një dispozite federale, që garanton ndihmë gjuhësore në procesin e votimit për grupe të caktuara të popullsisë.

“Ideja ishte të ndihmoheshin grupe, që historikisht ishin të përjashtuara nga procesi zgjedhor dhe ta bënte procesin më të qasshëm për to,” thotë Gabe Osterhout, studiues në Institutin e Politikave në Universitetin Shtetëror Boise në shtetin Ajdëho.

Akti origjinal i të Drejtës së Votimit i vitit 1965, u përqëndrua kryesisht në të drejtat e afrikano-amerikanëve në shtetet e jugut. Akti u zgjerua në vitin 1975 për të përfshirë pakica të caktuara gjuhësore - amerikanët vendas, vendasit e Alaskës, latinët dhe amerikanët aziatikë.

“Materialet e votimit në anglisht funksionojnë në thelb si një test shkrim-leximi, që përjashton ata që mund të jenë plotësisht të shkolluar në gjuhën e tyre amtare, ose mund të mos jenë të shkolluar në asnjë gjuhë, duke u bërë pengesë për të marrë pjesë në votim,” thotë Jim Tucker, këshilltar i lartë me Projektin për të Drejtat e Votimit në Komisionin e Avokatëve për të Drejtat Civile sipas Ligjit.

Çdo 5 vjet, Byroja e Regjistrimit në SHBA përcakton se cilat grupe gjuhësore duhet të ndihmohen dhe pajisen me informacion në gjuhën e tyre amtare. Ky vendim merret nëse më shumë se 5% e votuesve me të drejtë vote në një zonë flasin anglishte të kufizuar, ose nëse ka më shumë se 10,000 banorë me të drejtë vote në një juridiksion, që kanë aftësi të kufizuara në anglisht.

Zyrtarëve zgjedhorë lokalë u kërkohet të ofrojnë materiale votimi, duke përfshirë fletëvotimet, në këtë gjuhë të dytë. Në dhjetor 2021, Censusi përcaktoi 331 juridiksionet, që plotësojnë kushtet për zgjedhjet e 8 nëntorit të këtij viti. Është numri më i madh i juridiksioneve të mbuluara ndonjëherë nga dispozita federale, 68 më shumë se në vitin 2016. Shumica e juridiksioneve të përfshira janë qarqe dhe bashki, por tre janë shtete. Kalifornia, Florida dhe Teksasi duhet të ofrojnë materiale votimi në gjuhën spanjolle për zgjedhjet e përgjitshme, edhe pse disa lokaliteve në këto shtete nuk u kërkohet të sigurojnë fletë votimi dygjuhëshe për garat lokale.

Më shumë se 80 milionë qytetarë në moshë votimi jetojnë në zonat ku zyrtarëve zgjedhorë u kërkohet të ofrojnë ndihmë gjuhësore. Ndërsa Departamenti amerikan i Drejtësisë u thotë juridiksioneve të kualifikuara të përmbushin udhëzimet dhe të ofrojnë ndihmë gjuhësore, nuk ka asnjë mekanizëm të integruar për të zbatuar rregullin.

"Nëse po përpiqemi të kuptojmë ndikimin që kjo do të ketë në pjesëmarrjen në votim, ne nuk e dimë se kush po e bën atë që supozohet të bëjë mes qarqeve që përfshihen,"- thotë zoti Osterhout.

"Nga ana tjetër, ka qarqe, që nuk janë të përfshira, ose qytete, apo fshatra, që nuk mbulohen, por mund të zgjedhin t'i ofrojnë këto materiale në gjuhë të tjera gjithsesi".

Një analizë e të dhënave të regjistrimit dhe votimit nga nëntori 1996 deri në 2000 zbulon prova se "dispozitat gjuhësore të Ligjit për të Drejtën e Votimit kanë efekte të rëndësishme dhe pozitive në përqindjet e votimit të pakicave".

Për shembull, profesorët Michael Jones-Correa dhe Israel Waismel-Manor zbuluan se pjesëmarrja e votuesve mes latinëve ishte 11% më e lartë në qarqet që ofronin ndihmë gjuhësore, sesa në qarqet që nuk ofronin materiale dhe ndihmë në spanjisht. Ata zbuluan gjithashtu se regjistrimi i votuesve në mesin e latino-amerikanëve ishte 15% më i lartë në qarqet që ofronin ndihmë gjuhësore sesa ato që nuk e bënin këtë.

“Ne kemi parë me të vërtetë rritje të konsiderueshme të pjesëmarrjes nga të gjitha grupet e pakicave gjuhësore që mbulohen në bazë të këtij ligji, të cilat janë katër grupe: indianët amerikanë, vendasit e Alaskës, votuesit latinë, ose spanjishtfolës dhe amerikanët aziatikë, që flasin gjuhë aziatike që nga viti 1975, dhe kjo i atribuohet drejtpërdrejt dispozitës gjuhësore për të drejtat e votës,”- thotë zoti Tucker, i cili është gjithashtu autor i librit “Beteja mbi fletëvotimet dygjuhëshe”.

Ai shton se kërkesat gjuhësore nuk sjellin një barrë financiare në rritje për qarqet e mbuluara.

"Në shumë raste, nuk ka kosto shtesë," thotë ai, "por edhe aty ku ka, qeveria federale në të vërtetë ka siguruar fonde për të kompensuar, ose në disa raste, për të mbuluar në tërësi kostot që mund të ketë juridiksioni”.

Akti për të Drejtat e Votimit fillimisht ishte menduar të skadonte në vitin 1970, por ai është zgjatur pesë herë, i mbështetur nga të dyja partitë në Kongres. Ai u zgjat për herë të fundit në vitin 2006 për 25 vjet.

“Kjo nuk i jep avantazh asnjërës palë, sepse ka një diversitet të gjerë për sa i përket pikëpamjeve politike, kandidatëve dhe partive politike që mbështesin votuesit me anglishte të kufizuar”, thotë zoti Tucker.

Mary Brennan, profesore e historisë në Universitetin Shtetëror të Teksasit, pajtohet se është gabim të supozohet se njerëzit që votojnë në gjuhë të ndryshme, do të votojnë në një mënyrë të caktuar.

“Ne bëjmë supozime për ata që flasin gjuhë të tjera sesi do të votojnë. Ne themi, ‘Oh, këta janë emigrantë, kështu që ata do të votojnë për demokratët’. …Ne nuk mund të supozojmë se çfarë do të bëjnë këta njerëz. Banorët e Floridas që flasin spanjisht mund të jenë shumë konservatorë”, thotë zoti Brennan.

"Unë mendoj se është vërtet e rrezikshme të bësh supozime se si njerëzit votojnë, vetëm sepse votojnë në një gjuhë tjetër."

Edhe nëse një numër i madh njerëzish nuk arrijnë të përfitojnë nga mundësia për të votuar në gjuhën e tyre kryesore, sipas zotit Osterhout, përpjekja nuk shkon kot.

“Edhe nëse ata nuk e marrin këtë të drejtë dhe nuk arrijnë të votojnë, ka ende vlerë të pranohet se ka një përfitim moral për ta bërë votën më të qasshme,” thotë ai./VOA

zgjedhjet afatmesme ne shba shba

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen