5 Nëntor 2022, 07:21
Nga DOSJA
Pamje nga lufta
SHBA- Shtetet e Bashkuara do të dërgojnë në Ukrainë ndihmë të re ushtarake në vlerë prej 400 milionë dollarë dhe do të krijojnë një seli për ndihmë të sigurisë në Gjermani, që do të mbikëqyrë transferimin e të gjitha armëve dhe trajnimeve ushtarake për Ukrainën, njoftoi Pentagoni.
Në këtë ndihmë do të përfshihen edhe ndihma shtesë për mbrojtje ajrore, që Ukraina të mund të mbrojë veten nga sulmet ruse me raketa dhe dronë, që së fundmi kanë shkatërruar rëndë infrastrukturën ujore dhe energjetike ukrainase.
“Ne e kuptojmë nevojën akute për mbrojtje ajrore në këtë moment kritik kur Rusia dhe forcat ruse po lëshojnë raketa dhe po përdorin dronët iranianë për të sulmuar infrastrukturën civile të këtij shteti”, tha këshilltari i sigurisë kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, Jake Sullivan, gjatë një konference për media në Kiev më 4 nëntor pas takimit me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky.
Sullivan është një prej zyrtarëve më të lartë amerikanë që ka vizituar Kievin, dhe vizita e tij në Ukrainë nuk ishte paralajmëruar për shkaqe sigurie. Në pakon e ndihmës së re përfshihen edhe kontratat për 1.100 dronë Phoenix Ghost, 45 tanke dhe 40 anije. Dronët Phoenix Ghost janë “dronë kamikazë” që shpërthejnë në momentin që kanë kontakt me cakun e tyre.
Ndërkaq, tanket T-72 do të merren nga inventari në Republikën Çeke – dhe janë paguar nga Holanda – dhe do të përditësohen me teknologji më të avancuar. Sa i përket mbrojtjes ajrore, do të dërgohen raketa tokë-ajër Hawk. Ky sistem ajror nuk përdoret më në SHBA, por do të përditësohet dhe do të dërgohet në Ukrainë.
Sistemet Hawk kanë rreze më të gjata veprimi sesa raketat kundërajrore Stringer, që më herët SHBA-ja kishte dërguar në Ukrainë. Qëkur ka nisur pushtimi rus i Ukrainës më 24 shkurt, ndihma ushtarake që SHBA-ja i ka ofruar Ukrainës kap vlerën e 18.2 miliardë dollarëve.
Marrë nga REL
shba ukraine lufta rusi-ukraine
Bota
5 Nëntor 2022, 07:04
Valentin Zankov
BULLGARI- Në Bullgari përpjekja për ballafaqimin me të kaluarën e sigurimit të shtetit komunist nuk ka s...
Bota
4 Nëntor 2022, 23:23
Kosovë
KOSOVË- Qeveria e Kosovës është dashur t’i dëgjojë sugjerimet e vendeve partnere, Shteteve të Bashkuar...
Bota
4 Nëntor 2022, 23:21
I.A
Giorgia Meloni
ITALI- Italia planifikon të ndajë të paktën 15 miliardë euro në buxhetin e saj të vitit 2023 për t&e...
Bota
4 Nëntor 2022, 23:08
I.A
Gazetaret
BJELLORUSI- Ministria e Brendshme e Bjellorusisë ka shtuar dy gazetarë të Radios Evropa e Lirë në listën e ekstremi...
Bota
4 Nëntor 2022, 22:57
I.A
Vjosa Osmani
KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është liruar nga spitali ku po trajtohej pas një ndërhyrje kirurgjik...
Bota
4 Nëntor 2022, 22:18
I.A
Te burgosurit
RUSI- Vrasësit e dënuar dhe tregtarët e drogës që kanë dalë së fundmi nga burgu në Rusi për...
Bota
4 Nëntor 2022, 21:45
I.A
L'Oréal
SHBA- L'Oréal po pezullon shpenzimet e reklamave në Twitter, pasi markat kryesore dhe grupet e marketingut bëhen nervoz&eum...
Bota
4 Nëntor 2022, 21:46
e.k
Foto ilustruese
SHBA- Një nga aplikacionet më të popullarizuara në botë për komunikimin Whats'up po teston një ve&...
Bota
4 Nëntor 2022, 21:16
I.A
ITALI- Ky është momenti kur një burrë që festonte lindjen e djalit të tij u qëllua për vdekje me hark dhe...
Bota
4 Nëntor 2022, 20:59
I.A
Oprah Winfrey
SHBA- Moderatorja Oprah Winfrey tha të enjten se do të votonte për zëvendës guvernatorin demokrat John Fetterman n&e...