4 Nëntor 2022, 23:08
Nga I.A
Gazetaret
BJELLORUSI- Ministria e Brendshme e Bjellorusisë ka shtuar dy gazetarë të Radios Evropa e Lirë në listën e ekstremistëve, teksa shteti po vazhdon shtypjen e mediave të pavarura, të politikanëve opozitarë, aktivistëve të të drejtave të njeriut dhe institucioneve demokratike. Ministria tha më 4 nëntor se ka shtuar 244 individë në listë, përfshirë edhe gazetarët e REL-it, Ihar Losik dhe Aleh Hruzdzilovich.
Losik u dënua me 15 vjet burgim në dhjetorin e kaluar për akuza që ende mbeten të paqarta. Hruzdzilovich u lirua në shtator pasi qëndroi në burg për 18 muaj për shkak se ishte i pranishëm në protestat masive, të organizuara për të sfiduar rezultatet e zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020 që i dhanë mandatin e gjashtë liderit autoritar, Alayksandr Lukashenka. Ai aktualisht është në Lituani.
Një tjetër korrespondent i REL-it që është i burgosur, Andrey Kuznechyk, po ashtu më herët ishte shtuar në listën e ekstremistëve në Bjellorusi. Ai është dënuar me gjashtë vjet burgim në qershor nën akuza për krijimin e një grupi ekstremist.
Losik, Hruzdzilovich, dhe Kuznechyk thonë se rastet ndaj tyre janë të motivuara politikisht. Burri i lideres opozitare ruse, Svyatlana Tsikhanouskaya, Syarhey Tsikhanouski që gjendet në burg, politikani opozitar Mikalay Statkevich dhe aktivistë të tjerë të opozitës janë në mesin e personave që janë shtuar në listën e ekstremistëve më 4 nëntor.
Në përgjithësi, 1.714 persona që janë shtuar në listë, shumica e të cilëve janë të dënuar për akuza të motivuara politikisht.
Pas zgjedhjeve të vitit 2020 u nxitën protesta masive që u shtypën nga autoritetet. Forcat e sigurisë përdorën forcë vdekjeprurëse teksa kanë arrestuar dhjetëra mijëra persona. Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe disa shtete të tjera vazhdojnë të refuzojnë që të njohin Lukashenkën si fitues të zgjedhjeve dhe kanë vendosur një sërë runde sanksionesh ndaj tij dhe regjimit të tij për shkak të mashtrimeve zgjedhore dhe shtypjes së protestave.
Marrë nga REL
ihar losik aleh hruzdzilovich
Bota
4 Nëntor 2022, 22:57
I.A
Vjosa Osmani
KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është liruar nga spitali ku po trajtohej pas një ndërhyrje kirurgjik...
Bota
4 Nëntor 2022, 22:18
I.A
Te burgosurit
RUSI- Vrasësit e dënuar dhe tregtarët e drogës që kanë dalë së fundmi nga burgu në Rusi për...
Bota
4 Nëntor 2022, 21:45
I.A
L'Oréal
SHBA- L'Oréal po pezullon shpenzimet e reklamave në Twitter, pasi markat kryesore dhe grupet e marketingut bëhen nervoz&eum...
Bota
4 Nëntor 2022, 21:46
e.k
Foto ilustruese
SHBA- Një nga aplikacionet më të popullarizuara në botë për komunikimin Whats'up po teston një ve&...
Bota
4 Nëntor 2022, 21:16
I.A
ITALI- Ky është momenti kur një burrë që festonte lindjen e djalit të tij u qëllua për vdekje me hark dhe...
Bota
4 Nëntor 2022, 20:59
I.A
Oprah Winfrey
SHBA- Moderatorja Oprah Winfrey tha të enjten se do të votonte për zëvendës guvernatorin demokrat John Fetterman n&e...
Bota
4 Nëntor 2022, 20:51
e.k
Pamje nga protestat në Iran
IRAN- Të paktën 14,000 njerëz janë arrestuar në Iran gjatë gjashtë javëve t&e...
Bota
4 Nëntor 2022, 20:51
I.A
Twitter
SHBA- Twitter u padit nga ish-punonjësit të cilët thonë se nuk u ishte dhënë mjaftueshëm njoftimi sipas ligjit f...
Bota
4 Nëntor 2022, 20:41
I.A
Foto Ilustruese
SHBA- Zyrtarë të lartë amerikanë, që merren me sigurinë e zgjedhjeve, thonë se mbrojtja e sistemeve t&eu...
Bota
4 Nëntor 2022, 20:32
e.k
Papa Françesku
VATIKAN- Ati i Shenjtë Papa Françesku u ka bërë thirrje të gjithë liderëve të komunitetit f...