Tronditet Elbasani/ Një person qëllon drejt një lokali, plagosen tre persona. Autori largohet menjëherë nga vendngjarja (EMRAT)
Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal 20 Korrik, 21:14 ...
Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal 20 Korrik, 21:14 ...
Dita e 51-të e protestës/ Nis organizimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej”: Rama jepe dorëheqjen! 20 ...
"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time 20 Korr...
Berisha: Ja tre zyrtarët që kanë qenë në Aruba, SPAK fsheh emrat e tyre sepse është seksion i Partisë So...
Papunësia e të rinjve është bërë aq e keqe sa qeveria ndaloi publikimin e të dhënave, ndërsa kompanitë e huaja po tërhiqen për shkak të kontrollit të qeverisë
KINË- Ekonomia kineze pritej të rikuperohej shpejt në vitin 2023 dhe të rifillonte me rolin e saj si motori i padiskutueshëm i rritjes globale. Në vend të kësaj, ajo ngeci deri në pikën ku po konsiderohet si një zvarritje e prodhimit botëror nga Fondi Monetar Ndërkombëtar.
Pavarësisht problemeve të shumta, një krizë pronash, shpenzime të dobëta dhe papunësi të lartë të të rinjve, shumica e ekonomistëve mendojnë se ekonomia e dytë më e madhe në botë do të arrijë objektivin e saj zyrtar të rritjes prej rreth 5% këtë vit. Por kjo shifër është ende nën rritjen vjetore prej 6%, plus mesatarja e dekadës para pandemisë Covid, dhe viti 2024 po duket gjithnjë e më ogurzi. Sipas tyre, vendi mund të shikojë dekada stanjacioni më pas.
FMN është akoma më e zymtë për perspektivën afatgjatë. Në nëntor, ajo tha se priste që norma e rritjes së Kinës të arrijë në 5.4% në 2023 dhe gradualisht të bjerë në 3.5% në 2028. Ekonomistët përmendin disa arsye përse ekonomia e Kinës ndodhet në këtë gjendje. Së pari, ata thonë se problem mbeten huamarrja, një fenomeni që as qeveria e Xi nuk e frenoi dot. Politikat zero-Covid kanë ndikuar pasi goditi pjesët më të gjalla të ekonomisë.
Kriza e pasurive të paluajtshme është thelluar. Rënia e shitjeve të shtëpive i ka shtyrë disa zhvillues të shëndetshëm si Country Garden në prag të kolapsit. Kriza është përhapur në sektorin masiv bankar në hije, duke shkaktuar falimentime dhe duke ndezur protesta në të gjithë vendin. Qeveritë vendore po luftojnë me vështirësi financiare pas tre vitesh shpenzime për Covid dhe rënie të shitjeve të tokës. Disa qytete nuk mund të shlyejnë borxhet e tyre dhe u është dashur të shkurtojnë shërbimet bazë ose të reduktojnë përfitimet mjekësore për të moshuarit. Papunësia e të rinjve është bërë aq e keqe sa qeveria ndaloi publikimin e të dhënave. Kompanitë e huaja janë bërë të kujdesshme ndaj rritjes së kontrollit të Pekinit dhe po tërhiqen nga vendi.
Megjithatë ekspertët thonë se Kina nuk do të ketë një ecuri si ajo e Japonisë, e cila për dy dekada pësoi rritje të inflacionit. Në planin afatgjatë, problemi më i madh ekonomik mund të jetë demografia. Vitin e kaluar, popullsia e Kinës ra në 1.411 miliardë, duke shënuar, duke shënuar rënien e saj të parë që nga viti 1961. Megjithatë, sipas ekonomistëve masat që mund të marrë qeveria për të nxitur rritjen, do të jenë më tepër si qetësues se sa si një kurë për ekonominë.
Gaza GAZA- Selia e Forumit të Pengjeve dhe Familjeve të Zhdukura konfirmoi vdekjen e një tjetër pengu të marrë nga Hamasi. Ju...
Gaza EGJIPT- Egjipti nuk heq dorë nga përpjekjet për të arritur një marrëveshje paqeje për luftën në Rripin e ...
Sergei Lavrov RUSI- Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov deklaroi sot se Moska është e vendosur të arrijë qëllimet e saj n&e...
Serbi dhe Kosove SERBI-Bashkimi i Komunave Serbe në Kosovë, për formimin e të cilit u nënshkrua marrëveshja ndërmjet Beo...
Anastasia Ivleyeva RUSI- Organizatorja e një feste të ashtuquajtur "Pothuajse zhveshur" dhe disa të famshëm që morën pjes&eum...
Foto nga festat MOSKË-Një festë e ekzagjeruar e mbushur me emra të njohur të ekranit dhe artit para një jave në Mosk&eu...
Kim Jong SEUL-Udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong Un ka urdhëruar ushtrinë e vendit të tij, industrinë e munici...
Poetet ruse RUSI-Dy poetë rusë janë dënuar me burgim të gjatë për pjesëmarrje në një lexim të poezi...
benjamin netanyahu, rexhep tajip erdogan IZRAEL- Marrëdhëniet midis Izraelit dhe Turqisë janë zbehur edhe më ...
Bill Gates SHBA-Bashkëthemeluesi i Microsoft dhe një nga njerëzit më të pasur në botë, Bill Gates, publikoi një eu...