28 Dhjetor 2023, 17:18
Nga h.k
Foto nga festat
MOSKË-Një festë e ekzagjeruar e mbushur me emra të njohur të ekranit dhe artit para një jave në Moskë ka nxitur tërbim mes politikanëve dhe agjencive të ligjit që kanë vepruar për të mos përsëritur më ekzibicione të tilla në kohë lufte.
Festa me veshje dhe kostume thuajse transparente në një bar të Moskës u organizua nga modelja e Instagram, Anastasia Ivleeva që kishte ftuar disa emra të njohur të showbiz-it vendas, të veshur me kostume thuajse të patolerueshme, mes të cilëve një reper mbante veshur vetëm një çorape.
Ky i fundit u arrestua sot nga autoritetet për sjelljen. Pas zemeratës për sjelljen shumë nga emrat e njohur që merrnin pjesë raportohet se u janë anuluar kontratat dhe angazhimet publicitare, shkruan The Guardian.
Por duke e kuptuar zemërimin publik figurat pjesëmarrëse kanë nisur një seri kërkesash ndjese publike. Këngëtari i njohur rus Filipp Kirkorov, i kërkonte sot ndjesë kombit duke thënë: “Gjithkush ka momente në jetë kur kalon në derën e gabuar.”
Ndërsa influencuesja e Ksenia Sobchak, e raportuar si e pagëzuar nga presidenti Putin që është mik i familjes së saj, tha se shpërndarja e imazheve nga festa ishte e pamenduar në kohën e luftës së ushtrisë në Ukrainë.
Organizatorja e festës Ivleeva, tashmë përballet me dënim me burg teksa autoritete kanë nisur hetimet taksore ndaj të paktën 20 pjesëmarrësve.
Të tjera agjenci dënonin botën e qejfit të Moskës së lartë në kohën kur mijëra ushtarë rusë, kryesisht me origjinë të varfër, vriten ose gjymtohen në luftën e Putin.
Analisti i njohur rus Yuri Podolyaka komentonte: “Ushtarët tanë në front sigurisht nuk po luftojnë për këtë shthurrje, kjo nuk është Rusia”.
Vladislav Pozdnyakov, i grupit nacionalist rus ‘Shtet burrë”, tha: ‘Nastya Ivleeva organizon një festë satanike në klubin Mutabor, që do të kontrollohet së shpejti nga prokuroria e përgjithshme.’
Grupi konservator vendas Zov Naroda – “Thirrja e popullit” – bëri apel për kreun e komitetit hetimor Alexander Bastrykin, që eventi të hetohet për ekstremizëm, promovim të drogave dhe degjenerimit seksual.
festat e ekzagjeruara ruse
Bota
28 Dhjetor 2023, 17:08
h.k
Kim Jong
SEUL-Udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong Un ka urdhëruar ushtrinë e vendit të tij, industrinë e munici...
Bota
28 Dhjetor 2023, 16:52
h.k
Poetet ruse
RUSI-Dy poetë rusë janë dënuar me burgim të gjatë për pjesëmarrje në një lexim të poezi...
Bota
28 Dhjetor 2023, 16:37
r.ll
benjamin netanyahu, rexhep tajip erdogan
IZRAEL- Marrëdhëniet midis Izraelit dhe Turqisë janë zbehur edhe më ...
Bota
28 Dhjetor 2023, 16:40
h.k
Bill Gates
SHBA-Bashkëthemeluesi i Microsoft dhe një nga njerëzit më të pasur në botë, Bill Gates, publikoi një eu...
Bota
28 Dhjetor 2023, 16:36
I.A
Arbërie Nagavci
KOSOVË- Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Informacionit, Arbërie Nagavci ka bërë të d...
Bota
28 Dhjetor 2023, 16:30
r.ll
foto ilustruese
SHBA- Më shumë se 80 fëmijë janë vrarë në 12 javët e fundit në Bregun Perëndimor të ...
Bota
28 Dhjetor 2023, 16:09
r.ll
murgeshat
MEKSIKË- Nën çdo hënë të plotë në periferi të një fshati në Meksikën qendrore, nj&e...
Bota
28 Dhjetor 2023, 16:24
h.k
El Chapo
SHBA-Gjykata e New York City-t ka refuzuar një kërkesë të bosit famëkeq të karteleve të drogës, Joaquin &...
Bota
28 Dhjetor 2023, 15:55
h.k
Foto ilustruese
SHBA-Shtetet e Bashkuara do të ofrojnë ndihma për Ukrainën që kapin vlerën deri në 250 milionë dol...
Bota
28 Dhjetor 2023, 15:43
r.ll
dicka marty
ZVICËR- Ish-senatori dhe prokurori zviceran Dick Marty ka ndërruar jetë ditën e sotme në moshën 78-vjeçare...