LIVE UPDATES
Bota

Çfarë po ndodh me të rinjtë në Gjermani? Legalizimi i kanabisit dhe shtimi i psikozave

Si ndikon legalizimi i kanabisit në shëndetin e përdoruesve? Një studim nga Gjermania tregon se rastet e psikozave të shkaktuara nga kanabisi janë në rritje.

24 Janar 2026, 09:23 Nga I.A
Çfarë po ndodh me të rinjtë në Gjermani? Legalizimi i
Foto Ilustruese

Sipas një artikulli të fundit të botuar në revistën mjekësore gjermane "Deutsches Ärzteblatt", legalizimi i kanabisit në Gjermani është pasuar nga një dyfishim i psikozave të shkaktuara nga kanabisi.

Studimet konfirmojnë frikën e disa shoqatave mjekësore, të cilat theksojnërreziqet e konsumit të kanabisit sidomos për të rinjtë, truri i të cilëve zakonisht nuk është zhvilluar plotësisht deri në mesin e të njëzetave. Këto shoqata janë shprehur për legalizimin e kanabisit vetëm nga mosha 21 vjeç e lart.

Psikozat janë sëmundje të rënda të karakterizuara nga halucinacione, paranoja dhe iluzione. Në disa raste simptomat zhduken brenda disa ditësh apo javësh pasi kanë nisur. Megjithatë ka edhe raste që tek personat e prekur halucinacionet dhe iluzionet përsëriten në mënyrë të përsëritur, madje ndonjëherë për tërë jetën.

Krahasimi i të dhënave para dhe pas legalizimit

Legalizimi i kanabisit në Gjermani hyri në fuqi më 1 prill 2024. Autorët e studimit krahasuan shifrat e shtrimeve në spitalet e qarkut Schwaben në jug të Gjermanisë në harkun kohor 1 prill 2022 deri 31 mars 2025.

Analiza përfshinte individë të moshës 18 vjeç e lart të shtruar me këto diagnoza kryesore: psikozë e shkaktuar nga kanabisi, çrregullim prej përdorimit të kanabisit në përgjithësi, ose çrregullim psikotik jo-organik nga spektri i skizofrenisë.

Nga analiza e të dhënave rezultoi se pas legalizimit të kanabisit numri i pacientëve të shtruar në spital me psikoza të shkaktuara nga kanabisi ishte thuajse dyfish më i lartë se në periudhën para legalizimit.

Meshkujt më të prekur

Sipas një studimi nga Danimarka meshkujt e rinj janë më shumë të prekur prej skizofrenisë të shkaktuar nga kanabisi sesa femrat.

Sipas këtij studimi rreth 15 përqind e rasteve të skizofrenisë tek meshkujt e rinj mund të parandalohen, nëse kufizohet përdorimi i tepërt i kanabisit.

Rrezik më i madh për demencë për përdoruesit e kanabisit
Një studim i botuar në vitin 2025 në revistën "JAMA Neurology" në Kanada dha prova se përdorimi i lartë i kanabisit mund të çojë në demencë.

Sipas studimit personat nga mosha 45 vjeç e lart, që kishin pasur nevojë për trajtim spitalor për shkak të përdorimit të kanabisit, ishin sëmurur më vonë shumë më shpesh nga demenca sesa të tjerët. Në Kanada kanabisi është i legalizuar për përdorim personal që nga viti 2018.

Por duhet thënë se studimi i mësipërm trajton vetëm raste konsumi të lartë të kanabisit të shoqëruara edhe me shtrim në spital. Pyetja se sa i lartë është rreziku për demencë tek personat që e konsumojnë kanabisin me masë dhe që nuk kanë nevojë për trajtim spitalor për shkak të konsumit të tyre, mbetet e parqartë./DW

gjermani legalizimi i kanabisit

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj