E rëndë në Maliq/ Vritet polici gjatë operacionit për kapjen e një personi në kërkim, plagoset dhe një tjetër (EMRAT)
Ngjarja në Maliq/ Zbardhen edhe identitetet e efektivëve 4 Qershor, 08:49 E rëndë në Maliq/ Vritet p...
Ngjarja në Maliq/ Zbardhen edhe identitetet e efektivëve 4 Qershor, 08:49 E rëndë në Maliq/ Vritet p...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
Në skenën e Forumit Ekonomik Botëror, pak pasi takoi presidentin amerikan Donald Trump, kreu i shtetit ukrainas njoftoi vazhdimin e bisedimeve për një përfundim të mundshëm të luftës, konkretisht në formatin e mëposhtëm: "Delegacioni ynë do të udhëtojë në Emiratet e Bashkuara Arabe për një takim trepalësh.
UKRAINË- Pas fjalimit plot pasion, në të cilin i bëri thirrje Evropës të marrë një rol më të madh në formësimin e politikës së sigurisë, Volodymyr Zelenski njoftoi diçka të re të enjten në Davos. Në skenën e Forumit Ekonomik Botëror, pak pasi takoi presidentin amerikan Donald Trump, kreu i shtetit ukrainas njoftoi vazhdimin e bisedimeve për një përfundim të mundshëm të luftës, konkretisht në formatin e mëposhtëm: "Delegacioni ynë do të udhëtojë në Emiratet e Bashkuara Arabe për një takim trepalësh. Do të ketë dy ditë bisedimesh. Besoj se ka kuptim taktik të zhvillohen bisedime në këtë format", tha Zelenski.
Bisedime për herë të parë në një format trepalësh
Në fakt, të premten dhe të shtunën, negociatat do të zhvillohen për herë të parë në një format trepalësh në Abu Dhabi, me përfaqësues nga Ukraina dhe Rusia në bisedime të drejtpërdrejta dhe SHBA si ndërmjetësuese në tryezë.
Bisedimet mund të fillojnë të premten në mbrëmje, Uashingtoni ka ndjekur kryesisht një lloj diplomacie vajtje-ardhje. Bisedimet e fundit direkte midis Kievit dhe Moskës u zhvilluan në Stamboll gjatë verës.
Politologu Volodymyr Fesenko gjithashtu pranoi njëfarë përparimi formal: "Deri tani nuk ka patur një format të tillë.Rusia i përdori bisedimet e Stambollit vetëm për të shpëtuar fytyrën. Nëse, siç është njoftuar, do të jenë të pranishëm edhe ekspertë ushtarakë, është e mundur që të diskutohen kushtet për një armëpushim të mundshëm. Mbetet për t'u parë nëse kjo do të ndodhë vërtet."
Komentatorë të tjerë ishin më të kujdesshëm. Shumica e vëzhguesve në Kiev janë të bindur se për sa kohë që Uashingtoni nuk ushtron presion shtesë mbi Moskën, nuk do të ketë përparim drejt përfundimit të luftës.
Kërkesat territoriale ruse - çështje thelbësore
Sipas deklaratave të përbashkëta, çështja më e rëndësishme e pazgjidhur mbetet ajo e territoreve në Ukrainë. Rusia ka kërkuar sërish, si parakusht për një proces paqeje, që Kiev-i të heqë dorë në mënyrë të njëanshme nga rajoni i Donetskut, përfshirë edhe ato zona që Moska nuk i kontrollon ushtarakisht. Ukraina e refuzon këtë dhe është e bindur se SHBA nuk do të mbështesin kërkesën maksimale të Rusisë.
Ndërkohë, pritet të përfundojnë bisedimet midis Kievit dhe Uashingtonit mbi garancitë e sigurisë amerikane për Ukrainën pas përfundimit të luftës. Volodymyr Zelenski e konfirmoi këtë për gazetarët: "Garancitë e sigurisë janë vërtet gati, traktati është gati për t'u nënshkruar, megjithëse disa detaje teknike ende duhet të zgjidhen. Tani po pres Donald Trump-in, varet prej tij. Në çdo rast, ne jemi gati të nënshkruajmë."
Hollësitë e garancive të sigurisë të panjohura
Elementët e këtyre garancive të mundshme janë të panjohura. Deri tani, SHBA kanë përjashtuar dërgimin e trupave në Ukrainë. Prandaj, mund të jetë një lloj frikësimi tjetër ushtarak parandalues kundër Rusisë, i cili, në çdo rast, do të duhet të mbështetet nga Uashingtoni.
Prandaj, mbeten shumë pyetje pa përgjigje. Ndër to janë rrethanat që kanë çuar Rusinë të marrë pjesë në formatin e ri trepalësh. Për shembull, nëse përkeqësimi i situatës ekonomike në Rusi ka luajtur rol.
Megjithatë, situata e energjisë mbetet kritike në Ukrainë, ku mijëra shtëpi janë ende pa energji elektrike ose ngrohje. Kryebashkiaku i Kievit, Vitali Klitschko, paralajmëroi sërish se situata mund të vazhdojë të përkeqësohet./DW
Foto ilustruse ABU DABI- Çështja e territorit, një nga më të vështirat në axhendën e dy palëve, u diskutua n...
foto ilustruese SERBI- Presidenca dhe Qeveria e Serbisë nuk i janë përgjigjur Shërbimit të Ballkanit të Radios Evropa e Lir&e...
Keir Starmer ANGLI- Deklarata e presidentit të SHBA, Donald Trump që trupat e NATO-s qëndruan jashtë vijës së front...
Foto ilustruse ANGLI- Princi Harry thirri shërbimin e tij në Afganistan dhe sakrificat e ushtarëve, në përgjigje të Donald Tr...
Foto ilustruse ZVICRA- Një gjykatë në kantonin e Valais ka urdhëruar lirimin e Jacques Moretti, bashkëpronar me gruan e tij të...
NIS SERBI- Zyra amerikane për Kontrollin e Pasurive të Huaja në kuadër të Departamentit të Thesarit (OFAC) ka zgjatur licenc&...
Foto ilustruse UKRAINA- Komisioni Evropian njoftoi sot se BE po dërgon 447 gjeneratorë në Ukrainë, për të mb&e...
Foto ilustruse SHBA- Dhjetëra miliona amerikanë po përgatiten sot për një stuhi të fortë dimri, e cila do të p...
Foto ilustruse UKRAINA- Volodymyr Zelensky po përballet me një problematikë të vështirë ekzistenciale, pasi negociatat n...
Foto ilustruse EUROPA- Kancelari i Gjermanisë, Friedrich Merz, dhe kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, të cilët do t&eum...