Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Ministria e Punëve të Brendshme në Berlin ka bërë të ditur se vitin e kaluar në Gjermani është rritur numri i sulmeve ndaj strehimoreve të azilit. Shumica e veprave penale kanë motive raciste
GJERMANI- Vitin e kaluar në Gjermani është rritur numri i sulmeve ndaj strehimoreve të azilit. Në vitin 2022 ka pasur 221 sulme kundër strehimoreve të azilantëve, sulme fizike si edhe dëmtime materiale. Një rritje kjo 73% krahasuar me një vit më parë. Këto janë të dhëna paraprake të Ministrisë së Punëve të Brendshme në përgjigjen ndaj kërkesës së grupit parlamentar E Majta, të cilat i ka publikuar gazeta gjermane "Neue Osnabrücker Zeitung". Megjithë rritjen e ndjeshme të sulmeve ndaj stehimoreve të azilit, shifrat janë më të ulta se në vitin e krizës së refugjatëve, 2015. Atë vit u regjistruan 1047 sulme ndaj qendrave ku jetonin refugjatët.
Autoritetet kanë regjistruar gjithashtu edhe 1248 sulme ndaj azilkërkuesve dhe refugjatëve jashtë strehimoreve të azilkërkuesve, pak a shumë sa vitin e kaluar, ku ishin denoncuar 1259 raste. Sipas statistikës çdo ditë sulmohen në Gjermani tre azilkërkues. Shumica e veprave kryhen nga ekstremistë të djathtë.
E Majta e alarmuar
Ky është viti i parë që nga viti i krizës 2015, ku është shënuar një rritje e sulmeve kundër azilkërkuesve. Si arsye për këtë konsiderohen heqja e masave kundër Coronës si edhe numri i lartë i ardhjes së refugjatëve. Vitin e kaluar në Gjermani erdhën dukshëm më shumë refugjatë edhe për shkak të luftës në Ukrainë. Në vitn 2022 erdhën 218.000 azilkërkues, aq sa në vitin 2016. Këtyre u shtohen afër 1 milionë ukrainas që erdhën pas agresionit rus kundër Ukrainës.
Ekspertja për refugjatët e grupit parlamentar E Majta, Clara Bünger u shpreh mjaft e shqetësuar pas bërjes publike të shifrave. "Refugjatët që kërkojnë siguri dhe mbrojtje këtu, ndeshen me frikën dhe pasigurinë", tha ajo për gazetën gjermane. Bünger kujtoi trazirat e dhunshme kundër një strehimoreje të azilit në vitin 1992 në Rostock-Lichterhagen, të cilat zgjatën katër ditë duke pyetur: "Duam ne të presim derisa të përsëritet Rostock-Lichterhagen?"
Marrë nga DW
Foto Ilustruese SHBA- Dy shtetas amerikanë u arrestuan nën akuzat se eksportuan në mënyrë të paligjshme teknologji të li...
Foto nga aksidenti GREQI- Një denoncim i pabesueshëm është bërë nga një avokat me dëmtime të shumta nga akside...
Egjipti EGJIPT- Zyrtarët egjiptianë kanë thënë se kanë konfirmuar ekzistencën e një korridori të brendshë...
Joe Biden dhe Olaf Scholz SHBA- Kancelari gjerman Olaf Scholz viziton sot Shtëpinë e Bardhë ku do të zhvillojë një takim me p...
Presidenti Vladimir Putin KOSOVË- Presidenti Vladimir Putin provokoi vetë ngjarjet që çuan në nisjen e pushtimit rus të Ukr...
George Santos SHBA- Komisioni i Etikës në Dhomën e Përfaqësuesve njoftoi të enjten se ka filluar një hetim ndaj ligjv&eu...
Ned Price SHBA- Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit Ned Price deklaroi se Shtetet e Bashkuara nuk presin dialog zyrtar të nivelit...
Foto Ilustruese TURQI- Turqia është tronditur nga një tjetër tërmet i fuqishëm. Sipas Qendrës Sizmologjike Euro-Mesdheta...
Senatoret amerikane SHBA- Në një deklaratë të përbashkët, senatorët amerikanë të Nënkomitetit të Sen...
Flaka KINË- Një kantier ndërtimi për një ndërtesë të lartë në Hong Kong u përfshi nga flakët. Z...