LIVE UPDATES
Bota

Akuza për ngacmim seksual dhe sajimi i biografisë, Komisioni i Etikës fillon hetimet ndaj ligjvënësit republikan George Santos

Ligjvënësi ka pranuar se ka sajuar pjesën më të madhe të biografisë së tij. Zoti Santos fitoi garën për një vend në Kongres në nëntor me një diferencë prej 7.5 për qindësh ndaj kandidatit demokrat Robert Zimmerman. Por fitorja e tij u venit shpejt nga njoftimet në media që tregonin se personi që ai prezantoi para votuesve ishte kryesisht i sajuar.

3 Mars 2023, 07:56 Nga DOSJA
Akuza për ngacmim seksual dhe sajimi i biografisë, Komisioni i
George Santos

SHBA- Komisioni i Etikës në Dhomën e Përfaqësuesve njoftoi të enjten se ka filluar një hetim ndaj ligjvënësit republikan nga Nju Jorku, George Santos, gënjeshtrat dhe sajesat e të cilit kanë tërhequr vëmendjen e publikut.

Hetimi duket se është i gjerë. Ai synon të përcaktojë nëse Santos "mund të jetë përfshirë në veprimtari të paligjshme gjatë fushatës së tij për t’u bërë anëtar i Kongresit" dhe veprime të tjera, thuhet në një deklaratë të Komisionit të Etikës.

Komisioni i Etikës do të hetojë gjithashtu nëse zoti Santos "i ka raportuar siç duhet informacionet e kërkuara në dokumentet e paraqitura në Dhomën e Përfaqësuesve, nëse ai ka shkelur ligjet federale të konfliktit të interesit në lidhje me rolin e tij në një firmë që ofron shërbime financiare dhe nëse ai ka bërë sjellje të pahijshme seksuale ndaj një individi që kërkoi punësim në zyrën e tij në Kongres”, thuhet në deklaratë.

Ligjvënësi Goerge Santos tashmë është tërhequr nga detyrat e tij në këtë Komision, por ka kundërshtuar thirrjet e republikanëve në Nju Jork për të dhënë dorëheqjen nga posti. Përmes një postimi në Twitter, zyra e tij tha se ai "po bashkëpunon plotësisht" me hetimin e Komisionit të Etikës dhe nuk do të bënte komente të tjera për këtë çështje.

Anëtarët e Komisionit të Etikës, ligjvënësi republikan David Joyce nga Ohajo dhe ligjvënësja demokrate Susan Wild nga Pensilvania, do të udhëheqin hetimin. Anëtarët e këtij Komisioni votuan njëzëri për krijimin e një nënkomisioni prej katër anëtarësh që do të hetojë akuzat për shkelje ndaj ligjvënësit Santos.

"Komisioni theksoi se fakti që është krijuar një Nënkomisioni Hetimor nuk do të thotë në vetvete se ka patur ndonjë shkelje", thuhet në deklaratën e lëshuar të enjten.

Komisioni mund të ndërmarrë një sërë veprimesh ndaj ligjvënësit Santos, përfshirë rekomandimin për ta përjashtuar nga Dhoma e Përfaqësuesve, forma më e ashpër e dënimit, e cila është përdorur vetëm pesë herë në më shumë se dy shekuj dhe asnjëherë kur bëhet fjalë për sjellje që kanë ndodhur përpara fillimit të mandatit të një ligjvënësi. Të paktën dy të tretat e anëtarëve të Dhomës së Përfaqësuesve duhet të votojnë për përjashtimin e tij, nëse kjo rekomandohet nga Komisioni i Etikës.

Rekomandimet për çdo lloj ndëshkimi duhet të jenë pjesë e një raporti të Komisionit të Etikës që deklaron provat që mbështesin gjetjet e tij dhe një shpjegim të arsyeve për vendimet e tij.

Ligjvënësi ka pranuar se ka sajuar pjesën më të madhe të biografisë së tij. Zoti Santos fitoi garën për një vend në Kongres në nëntor me një diferencë prej 7.5 për qindësh ndaj kandidatit demokrat Robert Zimmerman. Por fitorja e tij u venit shpejt nga njoftimet në media që tregonin se personi që ai prezantoi para votuesve ishte kryesisht i sajuar.

George Santos ka thënë se është diplomuar në Universitetin e Nju Jorkut dhe Kolegjin Baruch, ndonëse në këto institucione arsimore nuk ekziston asnjë e dhëna për të. Ai ka pretenduar gjithashtu se ka punuar në kompanitë financiare, “Goldman Sachs” dhe “Citigroup”, gjë që ka rezultuar të jetë e pavërtetë.

Po kështu zoti Santos rezulton të ketë gënjyer edhe për origjinën e tij duke thënë se është hebre dhe se gjyshërit e tij arritën t’u shpëtojnë nazistëve gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Marrë nga VOA

george santos

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj