LIVE UPDATES
Bota

Ndotje rekord nga çlirimi i dioksidit të karbonit gjatë vitit 2022

Çlirimi i gazeve që shkaktojnë ngrohjen globale, të shkaktuara nga prodhimi i energjisë u rritën me 0.9% duke arritur shkallën 36.8 gigaton në vitin 2022, njoftoi Agjencia Ndërkombëtare për Energjinë.

2 Mars 2023, 22:26 Nga k.m.
Ndotje rekord nga çlirimi i dioksidit të karbonit gjatë vitit
Foto ilustruese

Komunitetet në mbarë botën çliruan më shumë dioksid karboni gjatë vitit 2022 se çdo vit tjetër, sipas të dhënave që datojnë që nga viti 1900, thuhet në një raport të publikuar të enjten nga Agjencia Ndërkombëtare për Energjinë. Ndotja u shkaktua kryesisht nga shtimi i udhëtimeve ajrore pas bllokimeve nga pandemia, ndërsa shumë qytete po përdorin qymyrin si burim energjie me kosto më të ulët.

Çlirimi i gazeve që shkaktojnë ngrohjen globale, të shkaktuara nga prodhimi i energjisë u rritën me 0.9% duke arritur shkallën 36.8 gigaton në vitin 2022, njoftoi Agjencia Ndërkombëtare për Energjinë. (Një gigaton është baras me rreth 10,000 aeroplanmbajtëse të ngarkuara plotësisht, sipas NASA-s.) Dioksidi i karbonit çlirohet nga djegia e lëndëve fosile si nafta, qymyri apo gazi natyral për të vënë në funksionim centralet, automjetet dhe nevojat shtëpiake apo të industrisë. Kur gazet e çliruara futen në atmosferë, ato bllokojnë nxehtësinë duke kontribuar në ngrohjen e klimës.

Moti ekstrem ndikoi tek shtimi i çlirimit të dioksidit të karbonit. Thatësirat ndikuan tek ulja e prodhimit të energjisë elektrike nëpër hidrocentrale, çka rriti nevojën për përdorimin e lëndëve fosile. Valët e të nxehtit shtuan kërkesat për përdorim të energjisë elektrike. Shkencëtarët e klimës e cilësuan raportin si tejet shqetësues, ndërsa vazhdojnë të paralajmërojnë për shkurtimin e emetimeve në mënyrë dramatike për të ngadalësuar pasojat e tmerrshme të ngrohjes globale.

“Çdo rritje e emetimeve, qoftë edhe 1%, është dështim”, tha profesori i shkencave për sistemin tokësor në Universitetin e Stanford-it Rob Jackson, njëkohësisht dhe kryetar i grupit ndërkombëtar Projekti Global për Karbonin.

“Njerëzimi nuk mund ta përballojë rritjen (e emetimeve) apo ngecjen në vend. Ose duhet shkurtuar (ndotja) ose planeti do të përfshihet nga kaosi. Çdo vit që shoqërohet me emetime më të larta nga qymyri është një vit i keq për shëndetin tonë dhe për Tokën”.

Vitin e kaluar emetimi i dioksidit të karbonit nga qymyri u rrit 1.6%. Shumë komunitete, kryesisht në Azi, kaluan nga përdorimi i gazit natyror tek qymyri për të shmangur çmimet e larta të gazit natyror që u përkeqësuan nga agresioni rus në Ukrainë, tha Agjencia Ndërkombëtare për Energjinë, shkurtimit IEA.

Ndërsa u rrit trafiku ajror në shkallë botërore, po ashtu u shtua edhe çlirimi i dioksidit të karbonit nga djegia e karburanteve në masën 2.5%, me rreth gjysmën e rritjes së shkaktuar nga industria e aviacionit. Të dhënat nga IEA tregojnë se ndotja është përshpejtuar, me përjashtim të vitit 2020, kur u ndaluan udhëtimet. Masa e ndotjes gjatë vitit të kaluar, ndonëse një nivel rekord, ishte më e ulët nga sa ishte parashikuar nga ekspertët.

Zhvillimi i energjisë së ripërtëritshme dhe përhapja e makinave elektrike ndihmuan në parandalimin e çlirimit të rreth 550 megatonëve dioksid karboni, sipas IEA. Masat e rrepta për pandeminë dhe rritja e dobët ekonomike në Kinë po ashtu reduktuan prodhimin, duke ndihmuar në kufizimin e emetimeve në shkallë botërore. Sipas raportit, prodhimi i energjisë elektrike nga dielli dhe era në Evropë e tejkaloi për herë të parë prodhimin e energjisë nga centralet bërthamore apo ato me gaz.

Drejtori ekzekutiv i Agjencisë Ndërkombëtare për Energjinë, Fatih Birol tha përmes një deklerate se, “Pa energji të pastër, rritja e ndotjes nga dioksidi i karbonit do të kishte qënë gati tre herë më e lartë.”/VOA

dioksidi i karbonit

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet